Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë e kripur me domate, vezë dhe qepë / Mashurka me domate / Papare me nenexhik / Sallatë me brokoli dhe perime.
Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organzimin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak. Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera... Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike mbi përdorimet e farës së zezë dhe efektet e saj magjike në organizëm.
Sindi Çela, edukatorja që ka pasion kërcimet latine tregon rreth dy profesioneve, mes fëmijëve dhe kërcimit… Sindi Çela është vetëm 26 vjeç, pasioni i saj për kërcimin ka filluar që në fëmijëri duke ndjekur shkollën e baletit. Fokusi i saj më i madh janë kërcimet latine, bachata, salca e merengue janë të preferuat e saj. Në vitin 2018, Sindi Çela fiton Kampionatin Kombëtar të Dancit Sportiv në disiplinën e bachatës dhe salsës. Aktualisht Sindi përveç hobit të saj për kërcimin latin punon si edukatore në një institucion privat ku punon me fëmijët e moshës 0-6 vjec, periudhë thelbësore ku formohet dhe karakteri i fëmijës dhe merren bazat e zhvillimit të mëtejshëm, shprehet Sindi, e cila na rrëfen më shumë në studion e “Rreze Dielli” rreth këtyre dy pasioneve të saj.