Supë pule me oriz nga zonja Albana

21 Mars, 11:12

Supë pule me oriz

Përbërësit:

  • 500 gr mish pule
  • 1.5 litër lëng mishi
  • 2 vezë
  • 50 gr oriz
  • 1 karrotë
  • 1 limon
  • 1 lgj miell misri
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë vendosim mishin e pulës. Pasi të ziejë  shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e tresim me ujë dhe pasi ka zier orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve. E spërkasim me majdanoz, piper dhe pak gjalpë të tretur.