-
VIDEO
Gjyqi për Berishën në Londër, analisti Tafani: Përpjekja për të hequr non gratën do dështojë, hetimet e SPAK ‘fundosin’ mbrojtjen e ish-kryeministrit
Analisti Endri Tafani ka folur në Report Tv mbi gjyqin e nisur në Britani të Madhe, ku po shqyrtohet kërkesa e Sali Berishës, i shpallur non grata nga Anglia për korrupsion dhe lidhje me krimin, kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe.
-
VIDEO
‘Salsën e kam në vena’ Njihuni me edukatoren kaliente, kampione e kërcimeve latine
Sindi Çela, edukatorja që ka pasion kërcimet latine tregon rreth dy profesioneve, mes fëmijëve dhe kërcimit…Sindi Çela është vetëm 26 vjeç, pasioni i saj për kërcimin ka filluar që në fëmijëri duke ndjekur shkollën e baletit. Fokusi i saj më i madh janë kërcimet latine, bachata, salca e merengue janë të preferuat e saj. Në vitin 2018, Sindi Çela fiton Kampionatin Kombëtar të Dancit Sportiv në disiplinën e bachatës dhe salsës. Aktualisht Sindi përveç hobit të saj për kërcimin latin punon si edukatore në një institucion privat ku punon me fëmijët e moshës 0-6 vjec, periudhë thelbësore ku formohet dhe karakteri i fëmijës dhe merren bazat e zhvillimit të mëtejshëm, shprehet Sindi, e cila na rrëfen më shumë në studion e “Rreze Dielli” rreth këtyre dy pasioneve të saj.
-
VIDEO
Mrekullitë e fshehura të farës së zezë, shërben për 200 sëmundje / Altin Joka: Ja si t’a përdorni
Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organzimin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak. Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera... Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike mbi përdorimet e farës së zezë dhe efektet e saj magjike në organizëm.
-
VIDEO
Sallatë me brokoli dhe perime nga zonja Albana
Sallatë me brokoli dhe perime
Përbërësit:
- 1 boçe brokoli
- 1 tufë majdanoz
- 3 lgj misër
- 3 lgj fasule të kuqe
- 5 kastraveca turshi
- 1 spec i kuq i pjekur
- 1 grusht arra
- 2 lgj vaj ulliri
- Lëngu i 1 limoni
- Pak kripë
Përgatitja:
E ndajmë brokolin në boçe pasi e kemi larë dhe e ziejmë në ujë të bollshëm me kripë për 6 minuta. E kalojmë më pas në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën dhe fortësinë. Kastravecat turshi i presim në kubikë, specin e pjekur ose gogozhare e presim gjithashtu në kubikë. Kalojmë perimet e konservuara në shpëlarje me ujë të ftohtë. Majdanozin e presim imët. Të gjithë përbërësit i vendosim në një tas ku i përziejmë me dresingun e limonit me vajin e ullirit dhe me pak kripë.
-
VIDEO
Papare me nenexhik nga zonja Albana
Papare me nenexhik
Përbërësit:
- 1 qepë
- Vaj ulliri / Gjalpë
- Bukë e ftohtë
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Nenexhik
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Tresim gjalpin me pak vaj ulliri, kaurdisim një qepë të grirë imët dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë kripë, piper, nenexhik dhe pak djathë të grirë.
-
VIDEO
Mashurka me domate nga zonja Albana
Mashurka me domate
Përbërësit:
- 450 gr mashurka
- 350 gr domate
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 qepë e kuqe
- 125 ml ujë
- 8 gjethe borziloku
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan të madh ngrohim vajin dhe skuqim qepën për 5 minuta duke e përzier. Hedhim domatet dhe i gatuajmë për 7-8 minuta, më pas shtojmë ujin, borzilokun, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë mashurkat dhe i përziejmë mirë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet për 20 minuta duke e përzier herë pas here. Nëse është e nevojshme, shtojmë ujë tjetër gjatë zierjes.
-
VIDEO
Tortë e kripur me domate, vezë dhe qepë nga zonja Albana
Tortë e kripur me domate, vezë dhe qepë
Përbërësit:
- 60 gr gjalpë
- 2 qepë të mëdha
- 500 gr domate
- 120 gr bukë e thekur e grirë
- 4 kokrra vezë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Shkrijmë pak gjalpë në një tigan dhe skuqim qepët në zjarr të ulët për 5 minuta duke i përzier. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim një shtresë me qepë, hedhim kripë e piper. Mbi qepët vendosim një shtresë me domate, hedhim sërish kripë e piper dhe e spërkatim me bukën e thekur të grirë. Vendosim sipër gjalpin e mbetur dhe e vendosim tavën në furrë në pjekje për 40 minuta. Pas këtij minutazhi heqim tortën e kripur nga furra dhe me ndihmën e një luge bëjmë 4 gropa. Hedhim nga një vezë në secilën gropë dhe e vendosim tortën në furrë edhe për 15 minuta të tjera, derisa vezët të mpiksen.
-
VIDEO
CEZ-DIA hetimet drejt fundit, gazetari Adriatik Doçi: Ja 4 deshmitë që fundosin Metën (19 mars 2024)
Po ashtu gazetari paralajmëroi se për luftën ndaj krimit të organizuar do të ketë një goditje të mëdha
-
VIDEO
Dosja K - Gjelosh Lulashi/Djali i bajraktarit nën torturat e Sigurimit
4 marsi i vitit 1946 ishte një ditë tmerri në shkodër. Në varrezat katolike, rreshtuar para një muri, lidhur dorë me dorë do të pushkatoheshin 6 të dënuar me vdekje: 4 klerikë Atë Daniel Dajani, Atë Giovanni Fausti, Atë Gjon Shllaku dhe seminaristi Mark Çuni, dhe dy djem të rinj besimtarë Gjelosh Lulash Bajraktari dhe Qerim Sadiku. Një turmë e madhe qytetarësh ishin mbledhur për të parë një skëne mkabre. Kishin marrë ftesa nga pushteti popullor, për të qenë spektator të kësaj ngjarjeje. Kishin mbërritur herët që pa gdhirë dhe prisnin të jepej urdhëri për të qëlluar. Në rreshtin e parë ishte nëna e njërit prej tyre, Gjeloshit. Ajo grua e fortë malësore do të shihte me sytë e saj teksa trupi i të birit do të shembej përdhe i lidhur me 5 të pushkatuarit e tjerë. Duhej të tregonte qëndresë. Asnjë pikë lot nuk e derdhi. As kur tiranët e shtypunë trupin e të birit me 5 të tjerët të lidhur me tela me gjemba, në gropën e përbashkët....E fiksoi dhe e nguli fortë në mendje atë pamje makabre dhe me një kthjelltësi të pazakontë bëri llogaritë se si do ta fikonte këtë vend, që varri i të birit të mos humbte..... Vite më vonë në shtëpinë e saj, ajo do tia tregonte me dhjetra herë këtë skenë nipit të saj të parë Ndocit, si një amanet që historia e djalit të saj të mos humbë e të tregohet brez pas brezi....
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Mars 2024 – Receta/ Nga larja e bebit tek myku në gojë dhe ushqimi, këshilla për nënat e reja/ Zhvillimi dhe ecja e fëmijës
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me spinaq dhe patate shoqëruar me salcë të kuqe / Bujurdi me djathë, speca dhe domate / Petulla me maja.
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype me maminë e njohur që punon në Angli Razije Musa, japim disa këshilla mjaft të vlefshme për të gjitha nënat e reja për t’a përballuar me sa më lehtësi ardhjen në jetë të bebit të tyre në këtë rrugëtim sa të bukur por aq dhe sakrifikues. Çfarë duhet të kenë parasysh nënat e reja në larjen e bebit, cilat janë zonat më problematike dhe ku ato duhet të kenë më shumë kujdes. Si mund të shmanget futja e ujit në vesh? A duhet përdorur pudra tek bebat e vegjël dhe si duhet t’i mbrojmë nga skuqja dhe acarimi i lëkurës? Gjithashtu një tjetër problem i foshnjave është myku në gojë për shkak të qumështit, si duhet pastruar ai dhe cili është kujdesi që duhet të tregojë nëna për pastrimin e gjirit. Sa i takon ushqyerjes së fëmijës, në cilin muaj rekomandohet nisja e ushqimit të ngurtë tek bebat paralelisht me qumështitn e gjirit dhe cilat ushqime janë më të rekomanduarat. Në fund të bisedës Razije Musa tregon dhe një recetë për përgatitjen e djathit për bebet në kushtet e shtëpisë.
Në përgjithësi, shumica e fëmijëve fillojnë të ecin mes moshës 9 muajsh dhe 18 muajsh, por kjo varion nga një fëmijë në tjetrin. Disa fëmijë fillojnë të ecin më herët, ndërsa të tjerët më vonë. Në studion e “Rreze Dielli” flasim me fizioterapisten për fëmijë Rina Grembi, e cila jeton në Itali. Rina ndihmon nënat e reja sesi ato të jenë të qeta, të mos kenë frikë në fazat e para të zhvillimit të fëmijës, sidomos kur bëhet fjalë për hapat e parë të bebit të tyre. Cilat janë shqetësimet më të shumta të nënave të reja që nga qëndrimi barkas i fëmijës, ecja këmbadorasi, ecja në majë të gishtave dhe ngritja në këmbë. Si duhet ta ndihmojmë fëmijën në përgatitjen për hedhjen e hapave të parë, tregojmë disa ushtrime shumë praktike.
-
VIDEO
Dhëndri i Trump resorte në Sazan, deputetja e PS: Projekti në fazë vlerësimi, imazh i mirë për Shqipërinë
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ka folur në Report Tv mbi ambiciet e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, për ndërtimin e resorteve në Sazan.
-
VIDEO
Nga Broja te Daku dhe miqësoret me Kilin e Suedinë, Lala për Report TV: S’do doja të isha në vendin e Sylvinhos!
Për ish-kapitenin e kombëtares Altin Lala këto dy ndeshje miqësore do ti vlejnë shumë Sylvinhos për lojtarë që do marrë në Europian.