Sallatë çezar shtëpie nga zonja Albana

15 Mars, 11:49

Sallatë çezar shtëpie

Përbërësit:

  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 1 fetë bukë
  • 1 gjoks pule
  • 1 lgj misër
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj kos
  • 1 lgj majonezë
  • 1½ lëng limoni
  • Kripë, piper
  • Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Presim sallatën për së gjati dhe e vendosim në një sallatiere. Bukën e presim në kubikë dhe e kalojmë në furrë ose në një tigan me pak vaj ulliri. Fileton e pulës e tiganisim derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas e presim në kubikë. I vendosim kubikët e mishit të pulës dhe kubikët e bukës mbi sallatën jeshile, shtojmë misra të zjerë dhe djathë kaçkavall sipas preferencës. Në një enë përziejmë kos, majonezë, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper. E trazojmë mirë dhe marinojmë sallatën, të cilën e servirim menjëherë.