Jufka dibre me pulë nga zonja Albana

15 Mars, 12:00

Jufka dibre me pulë

Përbërësit:

  • 500 gr jufka
  • 1 pulë mesatare
  • 1 litër ujë
  • 1 qepë (sipas dëshirës)
  • Gjalpë
  • Trumzë
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë pulën në ujë të ftohtë ku shtojmë një gjethe dafine dhe pak më vonë kripë. Spërkasim me gjalpë jufkat dhe i vendosim në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius. Kaurdisim qepën e grirë në rende duke i shtuar pak ujë. Pulën në racione ose të tërën e vendosim sipër jufkave duke shtuar lëng pule sa të mbulohen jufkat dhe e vendosim në furrë të piqet.