Qull me arra dhe pulë nga zonja Albana

14 Mars, 12:19

Qull me arra dhe pulë

Përbërësit:

  • 1 pulë e pjekur
  • 250 gr arra të qëruara
  • 3 lugë miell gruri
  • 5 thelpinj hudhër
  • Kripë, Piper
  • Gjalpë i freskët
  • Lëngu i pulës së pjekur

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë dhe më pas e vendosim të piqet. Ndërkohë grijmë arrat dhe me pas shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë të freskët derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë me pas arrat dhe i skuqim së bashku me miellin. Shtojmë dhe hudhrat e shtypura si dhe lëngun e ngrohtë të pulës. E trazojmë me lugë druri, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim së bashku me pulën e pjekur duke hedhur pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.