-
VIDEO
Ja si trajtohen sëmundjet otorinolaringologjike tek fëmijet - Dr Anna Katsi kirurge orl pediatrike
Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
Pasojat e bullizmit që në fëmijëri... Entela Isufaj psikologe klinike (9 Mars 2024)
Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 mars 2024
Titujt e gazetave për sot, nga negociatat e "fshehta" për çfarë dakordësohen PS dhe PD te me pensionet dhe pagën minimale blihet vetëm bukë,kripë e ujë e deri tek a do ketë luftë bërthamore?
-
VIDEO
Sekretet strategjike të Bazës Ajrore të Kuçovës, Esencë-Report Tv
Të ftuar përballë pyetjeve dhe kureshtjeve të Eljan Taninit në Esencë, ishin ish pilotët: Bilal Sina, Rafael Bulgareci, Petrit Bebeçi dhe Delo Isufi. Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Pse Princ Leka regjistroi me video sherrin me Elian? Gazetari: Nuk është skenar, por vetëmbrojtje
Gazetari Andi Llabuti në “Studio Live” në Report tv ka dhënë detaje në lidhje me publikimin e videos së Princ Lekës gjatë përplasjes me Elia Zaharinë. Regjistrimi i videos nga Leka në momentet e përplasjes sipas tij nuk është bërë me skenar por për vetëmbrojtje.
-
VIDEO
Nëna e 5 fëmijëve abuz*het dhe dhunohet: Ndodhi para fëmijëve, u hodha nga…
Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në polici, por edhe në programin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. E tillë është edhe historia e sotme që do të rrëfehet në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ në këtë 8 Mars. E dhunuar prej 17 vitesh nga bashkëshorti i saj, 40-vjeçarja nga Berati Sonela Manaj ka mbetur rrugëve në mëshirë të fatit bashkë me 5 te vegjelit e saj. Ishte viti 2007 kur Sonela Malaj, vetëm 23-vjeç u dashurua me 27-vjeçarin nga Tepelena Njazim Manaj. Familja e saj nuk ishte dakord për këtë lidhje, pasi në fshat nuk kishin dëgjuar fjalë të mira për atë. Ajo i besoi ndjenjës dhe doli kundër deshires të prindërve dhe fillon bashkëjetesën me familjen e bashkëshortit. Nusja e shtëpisë nuk u mirëprit nga prindërit e Njazimit. Shpesh herë Sonila rrëfen se është odenduar nga babai i bashkëshortit. Najzimi ishte përdorues i alkoolit dhe kohën më të madhe e kalonte kafeneve. E ndodhur në këtë situatë 23-vjeçarja asokohe kërkon të arratiset nga shtëpia, por bashkëshorti i bën prit në mes të pyllit dhe e dhunon barabarisht duke e kthyer në shtëpinë e tij. Sonela i rrëfen familjes për dhunën nga Njazimi, por ky i fundit i premtoi se do të ndryshonte. Nje premtim genjeshtar per ta bere 40-vjecaren te qendronte me te… Ata vendosën të zhvendoseshin në qytetin e Beratit për një jetë më të mirë. Ata u bene prinder per here te pare dhe bashkëshorti i saj nuk i qëndroi në asnjë moment pranë. Sjellja e tij vazhdonte të ishte e njëjtë dhe atyre iu është dashur në lëvizin nga njëra shtëpi me qera në tjetrën. Kjo pasi Njazimi nuk punonte dhe ata nuk arrinin te paguanin qirane e shtepise. Kur në vitin 2011 i tregoi bashkëshortit se ishte në pritje të ëmbël, Njazimi kërkoi ta abortonte fëmijën. Por Sonela nuk pranoi dhe solli në jetë foshnjën. 40-vjeçarja e ka denoncuar disa herë në polici bashkëshortin. Ajo është penduar dhe e ka tërhequr denoncimin për hatër të fëmijëve.Edhe pse u bënë prindër të pesë fëmijëve dhuna ndaj Sonilës ka vazhduar. Ajo kujton mes lotëve kur bashkëshorti e ka dhunuar dhe ka tentuar të kryej mardhënie seksuale në sy të fëmijëve pa deshiren e saj. Nje kujtim mizor qe eshte rrenjosur ne memorien e saj… Ishte shtatori i vitit 2023 kur Sonela dhunohet nga bashkeshorti i saj ne zonen e Golemit. Ata pikasen nga patrullat e uniformave blu dhe Njazimi arrestohet. Sot e kesaj dite ai eshte mbrapa hekurave, nderkohe Sonela do t’i drejtohet gjykates per te zgjidhur martesen. Ajo u zhvendos në Tiranë së bashku me 5 fëmijët e saj. E vetme mundohet te rrise dhe te edukoj femijet qe kane nevoje me shume se kurre per dashurine dhe ngrohtesine e nenes.
-
VIDEO
I afërmi i familjes mbretërore: Princ Leka s’mund ta nxirrte kurrë atë video, ka kaluar 15 vite me Elian! Është i traumatizuar
Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia i afërm me familjen mbretërore tha se Princ Leka nuk do ta publikonte kurrë videon e përplasjes me Elia Zaharinë. Në “Studio Live” në Report Tv, Spahia tha se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë pasi ka kaluar 15 vite të mira me Elian.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Mars 2024 – Receta / 8 marsi i Rajnës dhe Ramonës / Historia e çame-filipinezes
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me aromë limoni / Byreçka super të shpejta në shirita / Supë me brokoli / Sallatë me qiqra.
8 Marsi në familjen e Rajna Kovaçi, marrëdhënia me vajzën artiste Ramona Tullumani dhe mbesën Nikol, e rrethuar me dashuri, art dhe përkushtim… Në ditën kushtuar gruas për kontributin e saj të palodhshëm e të pashtershëm, flasim në studion e “Rreze Dielli” me dy gra solare që kanë arritur të jenë të suksesshme profesionalisht dhe të përmbushura në jetë. Rajna Kovaçi, trashëgimtarja e artistit të madh Ramiz Kovaçi, publiciste dhe aktiviste për çështjet sociale dhe Ramona Tullumani një soprano e njohur. Por krahas suksesit profesional, Rajna dhe Ramona janë nënë e bijë. Një rrëfim tepër i veçantë mbi marrëdhënien e tyre duke u rikthyer pas në kohë përmes kujtimeve… Rajna mes emocioneve shprehet se mamaja e saj ishte idhull për të dhe është përpjekur që me të njëjtën dashuri dhe përkushtim të rriste dhe edukonte të bijën dhe në fakt duket se misioni i saj është realizuar, e bija Ramona thotë se mamaja e saj ka qenë dhe mbetet shoqja e saj e ngushtë dhe këtë gjë dëshiron t’ia trashëgojë dhe më të voglës së familjes, vajzës së saj Nikol.
Adile Hoxha është një 37 vjeçare shqiptaro - filipineze shumë e njohur në Tik Tok, ku ndiqet nga 2 milion ndjekës. Ajo poston edhe video në shqip ku ndan historinë e familjes së saj dhe mban gjallë gjuhën apo traditat shqiptare të trashëguara nga i ati Ekrem Hoxha, i biri i Daut Hoxhës. Adile rrëfeu në "Rreze Dielli" se si nisi historia e dashurisë mes prindërve të saj, emigrimin e të atit 16 vjeç nga Shqipëria në 1946 dhe deri tek emri, të cilin e ka marrë nga gjyshja çame. I ati ka ndërruar jetë para 3 vitesh dhe për Adilen kjo ishte një humbje e madhe, pasi i mungon e folura shqip me të, këngët patriotike, ditëlindjet, gatimet tradicionale etj. Ajo tha se ka ardhur vetëm 5 herë në Shqipëri dhe planifikon ta vizitojë sërish këtë verë. Adile është nënë single, ka një djalë 20 vjeçar, Rizai, të cilin e lindi kur ishte adoleshente. Por kjo nuk e pengoi të studionte në dy fakultete për psikologji dhe shkenca politike e të punojë në fushën e marketingut. Dëshira e saj e madhe është të njohë një djalë shqiptar sipas porosisë të babait.
-
VIDEO
‘8 Marsi’, gazetari Tanini: Më trishtojnë gratë që gëzojnë sikur kanë dalë nga foleja milingonave, në vend që të protestojnë
Sot në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Grave, festë e cila vë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre. Gazetari Eljan Tanini në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, thotë se ‘trishton’ imazhi i i grave më lule që gëzojnë në këtë ditë, në vend që të jenë duke protestuar për të drejtat e tyre. Duke u ndalur tek gratë në parlament Tanini, tha se hsumë pak prej tyre njihen, apo bëjnë diçka më tepër për gjininë e tyre
-
VIDEO
Dervishi: Për Ervis Martinajn janë paguar 3 milionë euro për t'a eleminuar
Për Ervis Martinajn, gazetari Ferdinand Dervishi shprehet se për të janë paguar 3 milionë euro për t'a eleminuar.
-
VIDEO
'Snajperat i mori krimi në '97-ën me firmën e qeverisë', Dervishi: Për Vis Martinajn janë paguar 3 milionë euro! Julian Sinanaj mori oferta nga politika
Gazetari Ferdinand Dervishi komentoi arsenalin e armëve të gjetur nga policia dje në Vlorë. AI dha dhe disa komente mbi ngjarje të bujshme kriminale në vend, ku zbuloi disa detaje për 'killerin' Julian Sinanaj dhe Ervis Martinajn.
-
VIDEO
Çamja-filipineze po bën namin shqip në Tik Tok: Amaneti i babait 90-vjeçar: Gjej burrë shqiptar