-
VIDEO
Historia prekëse e mësuesit “hero”, edhe pse i paralizuar në gjysmën e trupit nuk e la asnjë ditë profesionin
Në ditën e 7 marsit, festës së mësuesit flasim në studion e “Rreze Dielli” me çiftin e vjetër të mësuesve Muhamet dhe Violeta Kuqi. Muhamet Kuqi gjithë jetën ia dedikoi mësuesisë si mësues i histori-gjeografisë. Në Elbasan ai njihet si “mësuesi hero” duke qenë se nuk e la profesionin edhe pas një goditje në tru, një paralizë që i mori gjysmën e trupit. Muhameti nuk u dorëzua, vazhdoi mësimdhënien dhe pikërisht tek nxënësit e tij gjeti forcën dhe fuqinë më të madhe. Prej një viti ai ka dalë në pension dhe i kujton me mall vitet e mësuesisë, edhe pse nxënësit e tij duket se nuk e kanë harruar, pasi e kujtojnë shpesh. Ndërsa bashkëshortja e tij, Violeta vijon ende pas 36 viteve të japë mësim në ciklin fillor. “Mësimdhënia është kënaqësia ime më e madhe, më bën të lumtur, panvarësisht përballjes me breza të ndryshëm. Sot përpjekjet e mësuesit për të kanalizuar dijet e fëmijëve janë bërë pak më të vështira, duke qenë se vetë mësuesi duhet të jetë një hap para zhvillimit të nxënësit, i cili ka evoluar shumë në ditët e sotme falë teknologjisë” shprehet mësuese Violeta.
-
VIDEO
Byrek me pulë dhe oriz sipas traditës çame nga zonja Albana
Byrek me pulë dhe oriz
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 2 qepë të grira
- 2 gota oriz
- 2 vezë
- 1 pulë fshati
- Lëng pule
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, borzilok
- Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin për 2-3 peta. Tek mielli shtojmë kripë dhe vaj ulliri dhe krijojmë brumin. Sa të vijë brumi kaurdisim pulën që e kemi marinuar me kripë dhe piper dhe e vendosim të ziejë. Ndërkohë hapim petët me pak niseshte (peta duhet të jetë e plotë). Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj, shtrojmë të dytën dhe mbi të shtrojmë orizin që e kemi shpëlarë me ujë të nxehtë dhe kulluar mirë. Shtojmë pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok. Mbi oriz vendosim mishin e pulës. E vendosim byrekun në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. E nxjerrim byrekun nga furra dhe i hedhim sipër lëngun e pulës dhe vezë të rrahura me pak lëng. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 20 minuta është gati.
-
VIDEO
Tortë mimoza nga zonja Albana
Tortë mimoza
Përbërësit:
- 130 gr miell
- 110 gr niseshte
- 240 gr sheqer
- 1 bustinë vanilje
- 8 vezë
- Pak kripë
- Lëkurë limoni
Kremi i pastiçerisë:
- 170 gr sheqer
- 5 të verdha vezësh
- 500 ml qumësht
- 50 gr niseshte misri
- 1 bustinë vanilje
- 120 ml pana
Sherbeti:
- 140 ml ujë
- 80 gr sheqer
Përgatitja:
Në një ene rrahim vezët për rreth 20 minuta. Më pas shtojmë sheqerin dhe kripën dhe e rrahim derisa të rritet volumi i vezëve. Sitim miellin dhe niseshten dhe e shtojmë tek ena ku kemi rrahur vezët me sheqerin. E trazojmë lehtë me telin e kuzhinës në mënyrë që të mos ulet vëllimi. Në fund fare shtojmë lëkurën e grirë të nje limoni. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe më pas shtojmë masën e brumit. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin. Rrahim të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Në një enë të vogël me qumësht tresim niseshten dhe vaniljen dhe e shtojmë tek vezët. Vendosim qumështin të ngrohet në zjarr të ulur dhe sapo qumështi të vaket pak shtojmë vezët dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. E lemë kremin të ftohet plotësisht. Rrahim panën në marengë të fortë dhe pasi kremi të jete ftohur shtojmë ½ e marengës. Pandispanjën pasi të jete pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e presim horizontalisht. Sherbetin pasi e kemi vluar për 5 minuta e hedhim mbi bazën e pandispanjës. Pjesën tjetër të prerë e presim në kubikë të vegjël ose e thërrmojmë me duar për të krijuar idenë e mimozave. Mbi bazën e padispanjës vendosim kremin e pasticerisë, e nivelojmë mirë dhe më pas vendosim pjesën e marengës. Sipër e dekorojmë me pandispanjën e thërrmuar.
-
VIDEO
Kuvend/ Miratohet ligji për investimet strategjike, Rithemelimi me zhurmues në sallë: Votimi pa kuorum! Spiropali: Sillni propozime, mjaft e mbajtët peng
Kuvendi miratoi sot mes zhurmuesve të Rithemelimit zgjatjen e afatit deri në fund të 2024-ës të ligjit për investimet strategjike. Rithemelimi vijoi me skenarin e bllokimit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim pr.ligjet e rendit të ditës mes akuzave se nuk pati kuorum.
-
VIDEO
"Ata zihen nga qejfi", telefonuesit komentojnë dhunen në familjen mbretërore dhe shoqërinë shqiptare
-
VIDEO
Dhunë dhe dramë në pallatin mbretëror, çfarë ndodhi mes Princit Leka dhe familjes Zaharia (6 mars 2023)
-
VIDEO
Zbardhet pasuria e Princ Lekës, nga kulla te ish-hotel Dajti te pronat miliona euro
Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit. Basha tha se kanë edhe prona të paluajtshme.
-
VIDEO
“Princ Leka do martohej me vajzën e Rugovës”, Basha: Do ishte bashkim kombëtar
-
VIDEO
Ish-këshilltari i familjes mbretërore tregon ‘sekretet’: Prej dy vitesh nuk funksiononte marrëdhënia me Elia Zaharinë, ja kur u largua Princi nga Pallati Mbreëtror
Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha për Report Tv thotë se marrëdhënia mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë nuk funksiononte prej gati dy vitesh. Ai tregon se Princ leka është larguar nga pallati Mbretëror që kur kanë nisur konfliktet.
-
VIDEO
Avokati i Princ Lekës për Report Tv: Pas divorcit do kthehet në Pallatin Mbretëror, një pjesë të pasurisë do ia kalojë Elias dhe vajzës! Ja si ndodhi sulmi fizik
Avokati i Princ Lekës për Report Tv ka folur mbi situatën e ndodhur ditën e djeshme, ku Princi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj.
-
VIDEO
Divorci mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, avokatja tregon çfarë do ndodhë me Pallatin Mbretëror: Ja si ndahet pasuria
Avokatja Margarita Kola ka komentuar në Report Tv procesin e divorcit të Princ Lekës dhe Elia Zahrisë. Kola tha se më 18 mars do ketë një seancë gjyqësore, ndërsa u ndal edhe në atë çfarë parashikon ligji për ndarjen e pasurisë. Avokatja thotë se pasuritë e trashëguara, si Pallati Mbretëror, nuk futet në listën e pasurive që ndahen mes çiftit.
-
VIDEO
Video ku sulmohet Princ Leka, psikologia në ‘Repolitix’: Aspak dinjitoze, flasim çdo ditë për dhunën dhe ky model na vjen nga familja mbretërore
Psikologia Marsela Lekli thotë se apmjet e publikuara të sulmit ndaj Princ Lekës nuk janë aspak dinjitoze. Lekli tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se këto pamje nuk janë edukative, ndërsa theksoi se çdo ditë flitet për dhunën dhe një model i tillë na vjen nga familja mbretërore.