• VIDEO

    Ngjarjet kriminale, Lezha me numrin më të lartë/ Prençi në 'Studio Live': Ka dhe poligone stërvitjeje për 'killerat' e rinj! Softa: Drejtuesit atje nga politika

    Ngjarjet kriminale në vend ishte tema në ‘Studio Live’ në Report TV me ekspertët e sigurisë Shemsi Prençi dhe Fatjon Softa.

  • VIDEO

    Kulluri: Bardhi, burokrat që u hodh në shpatullat e Berishës për një vend pune! Në Elbasan, mori më pak se gjysmën e votave të Luçiano Boçit

    Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri e ka cilësuar Gazment Bardhin si një ‘burokrat që i mungon instikti i politikanit’.

  • VIDEO

    Bejko: Në Foltore janë bashkuar ata që urreheshin në PD, do shqyejnë njëri tjetrin! Nëse Berisha tërhiqet, për 6 muaj zgjedhje

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko në një intervistë për “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv tha se te Rithemelimi janë bashkuar të gjithë ata që dikur urreheshin në PD

  • VIDEO

    Humbja e të riut vlonjat, flet i vëllai: Shoku di të vertetën, dikush më telefonoi…

    Dy shokë u futën me mjet lundrimi në mes të natës në detin e trazuar në zonën e Pashalimanit të Gjirit të Vlorës. Varka e tyre u përmbyt nga dallgët e detit dhe vetëm njëri nga ata arriti të mbijetonte, ndërsa Aleks Koçiraj nuk u bë i gjallë. Aleks Koçiraj dhe shoku i tij Rinald Jaupi vendosën të futeshin në det me një mjet lundrues. Vëllai i Aleksit, Hamiti e shoqeroi te vellain dhe vete qëndroi në buzë të detit. Ai e ndoqi me sy derisa dy te rinjte humben mes erresieres se asaj nate. Hamiti kurre nuk e kishte menduar se ky ishte takimi i fundit me te vellain. Nje nate qe do skalitej fort ne kujtesen e tij dhe nje tragjedi qe do te trondiste familjen Koçiraj. Pas 1 ore Rinald Jaupi kthehet me not në breg. Ai e informon Hamitin se nga dallagët e trazuara, mjeti i lundrmit u përmbyt dhe Aleksi nuk ia doli të mbijetonte. Ne gjendje shoku Hamiti lajmëron menjehere policinë e Vlorës dhe këta të fundit mbërritën në vendngjarje. Mjetet lundruese të ushtrisë dhe ato te kufirit nisën për të kryer operacionin e kërkim-shpëtimit për 22-vjeçarin asokohe. Kerkimet vazhduan intensivisht edhe ne ditet ne vazhdimi pas ngjarjes. Policia bregdetare dhe polumbarë të kualifikuar kërkuan në një shtrirje më të gjerë gjeografike, por nuk u gjet mjeti lundrues dhe as rrobat e Aleks Koçiraj. Familja dyshon se diçka mund të ketë ndodhur atë mesnatë dhe nuk i besojnë dëshmisë së dhënë nga shoku i Aleksit. I mbijeturi i asaj ngjarje, Rinald Jaupi ka dhënë disa versione të historisë se çfarë ndodhi mbrëmjen e 1 Marsit dhe përgjigjet e tij janë shumë kontradiktore. Pas 4 muaj zhdukje te 37-vjecarit sot, Rinaldi shkëputi çdo kontakt me familjen Koçiraj. Aleks e njihte mirë detin dhe 1 vit para zhdukjes ai kishte punuar si polumbarë. Sot pas 13 vitesh vëllai kërkon të zbulojë çfarë ndodhi atë natë dhe si qendron e verteta e zhdukjes se vellait te tij

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Mars 2024 – Receta / Çifti i mësuesve / Mësuesi ideal në sytë e nxënësve / ‘Gruaja e ngrënshme’

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me pulë dhe erëza / Tortë Mimoza.

    Në ditën e 7 marsit, festës së mësuesit flasim në studion e “Rreze Dielli” me çiftin e vjetër të mësuesve Muhamet dhe Violeta Kuqi. Muhamet Kuqi gjithë jetën ia dedikoi mësuesisë si mësues i histori-gjeografisë. Në Elbasan ai njihet si “mësuesi hero” duke qenë se nuk e la profesionin edhe pas një goditje në tru, një paralizë që i mori gjysmën e trupit. Muhameti nuk u dorëzua, vazhdoi mësimdhënien dhe pikërisht tek nxënësit e tij gjeti forcën dhe fuqinë më të madhe. Prej një viti ai ka dalë në pension dhe i kujton me mall vitet e mësuesisë, edhe pse nxënësit e tij duket se nuk e kanë harruar, pasi e kujtojnë shpesh. Ndërsa bashkëshortja e tij, Violeta vijon ende pas 36 viteve të japë mësim në ciklin fillor. “Mësimdhënia është kënaqësia ime më e madhe, më bën të lumtur, panvarësisht përballjes me breza të ndryshëm” shprehet mësuese Violeta.

    Xhoi Jakaj, një nga mësueset më pasionante të Gjimnazeve të Tiranës, edhe pse është shkëputur nga mësimdhënia, i kujton si vitet e saj më të bukura të karrierës. Edhe pse në një tjetër formë, Xhoi vijon edhe sot të punojë me fëmijët duke u fokusuar në evidentimin e talenteve të tyre. Pikërisht dy vajzat Iris Hysendhima dhe Jusra Zykollari që i bashkohen bisedës janë mjaft të talentuara, por dhe nxënëse të shkëlqyera. Dy nxënëset e vogla flasin për raportin që kanë me mësueset e tyre. Pyetjes se si është modeli i një mësuesi të mirë në ditët e sotme, ato i përgjigjen: Mësuesi duhet të jetë mirëkuptues, të mos jetë shumë i rreptë, por të ketë autoritet dhe rregulla. Ndërsa Xhoi Jakaj kujton dy mësuesit e saj, të cilët në njëfarë mënyre i kanë shënjuar jetën, organizimin dhe bllokun e shënimeve duket se dhe sot e kësaj dite e ka të trashëguar pikërisht nga njëri prej mësuesve të saj. “Sfida e mësuesit sot është të edukojë dhe t’i japë dije edhe atyre nxënësve që janë më problematikë” shprehet Xhoi.

    “Gruaja e ngrënshme”, një vepër feministe, plot humor të zi, ku gruaja bëhet një tjetër produkt ‘i ngrënshëm’ dhe i komercializuar për oreksin e krijuar nga mediat... Në studion e “Rreze Dielli” Botuesja Loreta Berhami prezanton një nga librat bestseller të Margaret Atwood “Gruaja e ngrënshme”, një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.

  • VIDEO

    '7 Marsi'/ Mësuesja bën apel në 'Përballje': Ta doni këtë profesion; Malaj: Është mision! Kreu i Sindikatës: Janë model i njerëzve

    Dita e Mësuesit është gjithmonë një ditë e veçantë që lidhet ndër të tjera edhe me lindjen e shkollës shqipe në Korçë. Në “Përballje” të ftuarit diskutuan të veçantën e kësaj dite dhe problematikat që hasen në sistemin arsimor

  • VIDEO

    '7 Marsi'/ Isa Halilaj: Në vend janë 3000 mësues jashtë profilit

    Kreu i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj tregoi se në vend janë 3000 mësues që janë jashtë profilit, ndërsa shtoi se nëse nuk merren masa shumë shpejt do të jemi pa mësues.

    'Nëse nuk merren masa të shpejta pas disa vitesh do të jemi pa mësues. Kemi mungesa në qëndër të Tiranës për mësuesit parashkollor. Kemi zona të caktuar që nuk ka mësues shkencash. Ne sipas statistikave përafërsisht mund të jenë 3000 mësues që janë jashtë profilit. Ndoshta është edhe më  i lartë. Sheh shumë pak mësues të rinj.', tha kreu i Sindikatës së Mësuesve.

  • VIDEO

    Kikia: Kaosi i Rithemelimit i njëjtë me lënien e mandateve! Distanca e Metës, tregon se s'do të bashkohet me Berishën

    Rithemelimi vijoi edhe sot skenarin e kaosit në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kikia thotë se kaosi që po bën Rithemelimi është i njëjtë me situatën kur dogjën mandatet

  • VIDEO

    "Gruaja e ngrënshme", historia me humor të zi e vajzës që refuzoi ushqimin se po e hanin të tjerët...

    “Gruaja e ngrënshme”, një vepër feministe, plot humor të zi, ku gruaja bëhet një tjetër produkt ‘i ngrënshëm’ dhe i komercializuar për oreksin e krijuar nga mediat... Në studion e “Rreze Dielli” Botuesja Loreta Berhami prezanton një nga librat bestseller të Margaret Atwood “Gruaja e ngrënshme”, një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore. 

    “Gruaja e ngrënshme”, flet për historinë e një vajze ambicioze dhe jetës perfekte me një burrë premtues. Personazhi kryesor, Mariana ka shumë dilema bashkëkohore, ndihet e pa realizuar dhe sheh pak perspektivë. Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga ajo, është I vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është... konsumimi ditë pas dite. Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt.

  • VIDEO

    Kikia: Kaosi i Rithemelimit i njëjtë me lënien e mandateve! Distanca e Metës, tregon se s'do të bashkohet me Berishën

    Rithemelimi vijoi edhe sot skenarin e kaosit në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kikia thotë se kaosi që po bën Rithemelimi është i njëjtë me situatën kur dogjën mandatet

  • VIDEO

    Brenda vitit Tirana 3 linja urbane me autobus elektrikë, përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë! Nga 54 min, ulet në 27 minuta koha që do përshkruhet unaza

    Tiranës do t’i shtohet një flotë autobusësh elektrikë brenda këtij viti. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shpjegoi për Report Tv detajet nga ky projekt me vlerë 110 milion euro dhe të gjitha lehtësitë dhe përfitimet për qytetarët.

  • VIDEO

    “Dua që mësuesja të…”Ja cili është modeli i një mësuesi të mirë në sytë e nxënësve të sotëm

    Në studion e “Rreze Dielli” flasim me Xhoi Jakaj, një nga mësueset më pasionante të Gjimnazeve të Tiranës. Edhe pse është shkëputur nga mësimdhënia ajo i kujton si vitet e saj më të bukura të karrierës. Edhe pse në një tjetër formë, Xhoi vijon edhe sot të punojë me fëmijët duke u fokusuar në evidentimin e talenteve të tyre.  Pikërisht dy vajzat Iris Hysendhima dhe Jusra Zykollari që i bashkohen bisedës janë mjaft të talentuara, por dhe nxënëse të shkëlqyera. Dy nxënëset e vogla flasin për raportin që kanë me mësueset e tyre. Pyetjes se si është modeli i një mësuesi të mirë në ditët e sotme, ato i përgjigjen: Mësuesi duhet të jetë mirëkuptues, të mos jetë shumë i rreptë, por të ketë autoritet dhe rregulla. Dy vajzat tregojnë edhe raste kur nuk kanë rënë dakord me mësuesit, për nota të caktuara apo kur kanë ndarë opinione të ndryshme.  Ndërsa Xhoi Jakaj kujton dy mësuesit e saj, të cilët në njëfarë mënyre i kanë shënjuar jetën, organizimin dhe bllokun e shënimeve duket se dhe sot e kësaj dite e ka të trashëguar pikërisht nga njëri prej mësuesve të saj. “Sfida e mësuesit sot është të edukojë dhe t’i japë dije edhe atyre nxënësve që janë më problematikë” shprehet Xhoi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv