• VIDEO

    Për herë të parë të treja në studio, e ëma, e bija dhe mbesa, 8 marsi i veçantë i Rajnës dhe Ramonës

    8 Marsi në familjen e Rajna Kovaçi, marrëdhënia me vajzën artiste Ramona Tullumani dhe mbesën Nikol, e rrethuar me dashuri, art dhe përkushtim…

    Në ditën kushtuar gruas për kontributin e saj të palodhshëm e të pashtershëm, flasim në studion e “Rreze Dielli” me dy gra solare që kanë arritur të jenë të suksesshme profesionalisht dhe të përmbushura në jetë. Rajna Kovaçi, trashëgimtarja e artistit të madh Ramiz Kovaçi, publiciste dhe aktiviste për çështjet sociale dhe Ramona Tullumani një soprano e njohur. Por krahas suksesit profesional, Rajna dhe Ramona janë nënë e bijë. Një rrëfim tepër i veçantë mbi marrëdhënien e tyre duke u rikthyer pas në kohë përmes kujtimeve… Rajna mes emocioneve shprehet se mamaja e saj ishte idhull për të dhe është përpjekur që me të njëjtën dashuri dhe përkushtim të rriste dhe edukonte të bijën dhe në fakt duket se misioni i saj është realizuar, e bija Ramona thotë se mamaja e saj ka qenë dhe mbetet shoqja e saj e ngushtë dhe këtë gjë dëshiron t’ia trashëgojë dhe më të voglës së familjes, vajzës së saj Nikol.

  • VIDEO

    Byreçka super të shpejta në shirita nga zonja Albana

    Byreçka super të shpejta në shirita

    Përbërësit:

    • 2 petë sfoliat
    • 2 lgj salcë të kuqe
    • 1 tufë majdanoz
    • 150 gr djathë të grirë pice
    • 150 gr proshutë
    • 1 kokërr vezë
    • Kripë, rigon

    Përgatitja:

    Hapim petën sfoliat, e lyejmë me salcë domate, e spërkasim me rigon, majdanoz, djathë të grirë dhe proshutë. Shtrijmë petën tjetër sipër, e presim petën në shirita dhe i përdredhim në formën e një vide. I lyejmë siperfaqet e byreçkave me vezë dhe i pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.

  • VIDEO

    Sallatë me qiqra nga zonja Albana

    Sallatë me qiqra

    Përbërësit:

    • 500 gr qiqra
    • 2 speca të kuq
    • 1 qepë e kuqe
    • 4 qepë të njoma
    • 4 kastraveca turshi 
    • 1 lgj limon
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj uthull balsamike ose narden
    • 1 lgj vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Nëse qiqrat i kemi të freskëta i vendosim një natë më parë në ujë dhe më pas i ziejmë. Kaurdisim sa të zbuten pak specat e kuq të prerë në kubikë. Bashkojmë të gjithë përbërësit që i kemi prerë imët në një tas. Lëngun e limonit bashkë me vajin dhe  uthullën balsamike i përziejmë mirë dhe ia shtojmë sallatës.

  • VIDEO

    Supë me brokoli nga zonja Albana

    Supë me brokoli

    Përbërësit:

    • 2 boçe brokoli
    • 1 kokërr qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 patate mesatare
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Lëng limoni
    • Rozmarinë
    • Gjethe mente

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën dhe hudhrën me erëzat në vaj ulliri, shtojmë pataten dhe kërcellin e brokolit të prerë në copa. Pasi të zbuten pak shtojmë ujë edhe kripë, e lëmë të ziejë për 10 minuta ku në 2 minutat e fundit shtojmë lulet e brokolit. E kalojmë supën në blender dhe e shërbejmë me limon, gjethe mente, piper rozë edhe vaj ulliri.

  • VIDEO

    Kek me aromë limoni nga zonja Albana

    Kek me lëng limoni

    Përbërësit:

    • 5 vezë
    • 250 gr miell special Ola
    • 50 ml qumësht
    • 50 ml lëng limoni
    • 100 ml vaj
    • 200 gr sheqer
    • 1 bustinë fryrës për ëmbëlsira
    • Reçel limoni (sipas dëshirës)

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin dhe lëngun e limonit sikurse dhe qumështin. Më pas shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës. Hedhim brumin e kekut në një tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sipas dëshirës në momentin e servirjes e dekorojmë me pak reçel limoni.

  • VIDEO

    "Populli e ha gjithmonë", kaosi në Kuvend përplas ashpër telefonuesit, ka edhe urime...

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Report TV -'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 8 mars 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga socialistët negociata sekrete me Gaz Bardhin te gjykata jep urdhërmbrojtjeje për çiftin mbretëror e deri tek oligarkia vë në rresht deputetët.

  • VIDEO

    Kë politikanë po heton SPAK? Arrestimet që priten, përplasin të ftuarit në Frontline

    Të ftuarit në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv diskutuan lidhur me hetimet për çështje të cilat kur kanë kaluar shumë vite ende nuk janë zbardhur duke mos u dhënë drejtësi, si rasti vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar 2011 dhe masakrës së Gërdecit.

  • VIDEO

    Kur mund ta humbasë mandatin Beleri? Sqarimi i ish-prokurores Imeraj

    Kur mund ta humbasë mandatin kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri? Ish-prokurorja, Elisabeta Imeraj sqaroi procedurat në emisionin “Frontline” në Report Tv. 

     
  • VIDEO

    Deputeti i PS Qefalia: Belerin nuk e ndëshkoi politika, s'duhej të kandidonte për kryebashkiak

    “Kandidimi i Fredi Belerit për kryebashkiak të Himarës nuk është normal”. Kështu deklaroi në “Frontline” në Report TV deputeti socialist Xhemal Qefalia

     
  • VIDEO

    Beleri fajtor për blerje votash, Imeraj: E rrezikshme të mendohet se të gjitha gjykatat kanë gabuar, të presim arsyetimin

    Dosjet e SPAK ndaj eksponentëve politikë janë temë diskutimi në emisionin “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon.

  • VIDEO

    Bardhi e Gjekmarkaj nënkryetarë të Rithemelimit, Kulluri: Nuk i donte askush! Lëvizje e Berishës për të mashtruar disa veta poshtë ballkonit

    ‘Lëvizje për të mashtruar disa persona poshtë ballkonit!’. Kështu i cilësoi Edvin Kulluri ndryshimet në kryesinë e Rithemelimit, ku Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj u emëruan si nënkryetarë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv