-
VIDEO
Gjellë me mish dhe patate nga zonja Albana
Gjellë me mish dhe patate
Përbërësit:
- 500 gr mish
- 500 gr qepujka
- 500 gr patate
- 3 thelpinj hudhra
- 2 domate
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 tufë koper
- Pak miell
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht presim mishin në feta të holla, e marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq, e kalojmë në miell dhe e skuqim në një tigan me vaj ulliri. Ndërkohë vendosim në furrë patatet spërkatur me pak vaj ulliri. Largojmë mishin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepujkat, më pas shtojmë mishin, hudhrat e shtypura dhe domatet e grira në rende. Vijojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë patatet e pjekura dhe ujë të ngrohtë në masë të produkteve. E lëmë gjellën të ziejë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe kopër të freskët.
-
VIDEO
Supë krem panxhari nga zonja Albana
Supë krem me panxhar
Përbërësit:
- 500 gr panxhar i kuq
- 2 qepë të njoma
- 1 mollë jeshile
- 1 patate
- 500 ml lëng perimesh
- 80 gr kos i bardhë
- 50 gr djathë të bardhë
- Vaj ulliri
- Kripë e piper
Përgatitja:
Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët të ndara në kubikë i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e perimeve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë, më pas i kalojmë në blender dhe i grijmë derisa të bëhet si pure. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Kalojmë në blender djathin dhe kosin dhe e servirim sipër kremit të panxharit.
-
VIDEO
Sallatë panxhari nga zonja Albana
Sallatë panxhari
Përbërësit:
- Panxhar të kuq
- Mollë jeshile
- Pak qepë të njoma
- Pak sallatë jeshile
- Djathë të bardhë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi e kemi zier panxharin e presim në feta dhe e vendosim në një pjatancë ku shtojmë mollën jeshile të prerë në fetëza, pak qepë të njoma të grira imët, pak sallatë, djathë të bardhë në kubikë, vaj ulliri, kripë dhe piper.
-
VIDEO
Berisha non grata, ZBULOHET porosia që sjell Blinken nga SHBA - Repolitix
Deputeti i PS Lavdrim Krashi ka bërë analizë të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë ditën e nesërme. I ftuar në Repolitix në Report Tv Krashi nënvizoi se SHBA ka marrëdhënie fantastike me vetëm dy kombe në botë dhe këtu veçoi shqiptarët e britanikët.
-
VIDEO
"Sot është vonë", Vokshi: Bashës i ka ikur treni i amerikanëve
-
VIDEO
Anëtari i Këshillit të PD-së, Logu: Klasa politike nuk është aq komode nga vizita e Blinken
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu në Repolitix në Report Tv tha se vizita e Antony Blinken konfirmon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
-
VIDEO
Karaj: Vizita e Blinken, kundër influencave ruso-kineze në rajon!
Deputeti i PS Lavdrim Krashi ka bërë analizë të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë ditën e nesërme. I ftuar në Repolitix në Report Tv Krashi nënvizoi se SHBA ka marrëdhënie fantastike me vetëm dy kombe në botë dhe këtu veçoi shqiptarët e britanikët.
-
VIDEO
Deputeti Krashi: Non gratën e Berishës e vendosi qeveria amerikane, jo vetëm Blinken
Sali Berisha u shpall non grata nga qeveria amerikane dhe jo vetëm nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Kështu ka deklaruar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv deputeti i PS Lavdrim Krashi.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA, Beqiri bën deklaratën e fortë: Po hetohen edhe 3 vrasje që janë kryer për të mbuluar korrupsionin
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, bëri deklaratën e fortë lidhur me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 114 milionë euro dhe për të cilën është marrë në pyetje edhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta.
-
VIDEO
Paralajmëroi kallëzim për Nokën në SPAK, Beqiri: Jam kërcënuar me jetë nga disa persona! Më kanë thënë ‘do të vëmë minat’
Pasi bëri me dije se këtë javë do të dorëzojë në SPAK një kallëzim penal ndaj Flamur Nokës për ‘aferën e pasaportave’, avokati Idajet Beqiri deklaroi në “Studio Live” në Report Tv se është kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonatave nga persona të caktuar.
-
VIDEO
Gjyqet e komunizmit, ja si u dënuan shqiptarët nga diktatura! (14 shkurt 2024)
Si janë shfaqur të dënuarit e këtyre gjyqeve në foto! A ishin këto gjyqe skena teatrale në fotografi? Flasin për këto çaste të kapura në foto Zef Paci, Luçjan Bedeni dhe Lekë M Gjeloshi. Sonte ora 23:00 me Esencë në Report Tv
-
VIDEO
"Fieri, kategori e parë", Kokuri kujton vitet e arta: Gjakoseshin për të na parë, sot s'ka tifozë
Sotiraq Kokuri është ish-futbollist i Apolonisë. Ka luajtur në vitet 1985 me këtë ekip, kohë e artë për tifozët fierakë që panë skuadrën e tyre të zemrës të ngjitej nga kategoria e tretë në të parën. 64-vjeçari vazhdon të stërvitet edhe sot e kësaj dite pasi sipas tij pasioni nuk vdes pavarësisht moshës. Vitet e demokracisë e bënë të emigrojë në Greqi e Itali. Sot në prag pensioni është rikthyer në Fier. Të ardhurat e tij janë nga punët e rastësishme që gjen në ndërtim, kuzhinë, e çfarë të mundet tjetër. Sotiraqi tregon ditën e tij nga mëngjesi në mbrëmje e nëpërmjet rrëfimit zbulon ndryshimet që ka pësuar futbolli dhe jeta në qytetin e tij të lindjes në Fier.