• VIDEO

    Burri e surprizon në ditën e dashurisë, gruja vishet nuse: ’Nuk të bëra kurr të lumtur’

    Në një ditë të shënuar si kjo, “Pa Gjurmë” shndërroi skenën në një pistë vallëzimi dashurie. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këtë 14 Shkurt, një propozim për martesë erdhi në ekranin e Report Tv.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Shkurt 2024 – Receta/ Qepa, vlerat dhe vetitë kuruese / Histori dashurie dhe frymëzimi

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Ëmbëlsirë me luleshtrydhe pa pjekje / Patate të mbushura me kimë dhe salcë beshamel / Byreçka furre.

    Pse qepa është super ushqim? Çfarë vlerash minerale dhe vitamina përmban? Sa shpesh duhet ta konsumojmë dhe a humbasin vlerat kur e gatuajmë? Qepa e kuqe apo e bardhë është më e shëndetshme? Pse na djegin sytë kur qërojmë qepën dhe a ka mënyra për ta shmangur? Pse thuhet që një qepë e qëruar të përdoret vetëm në çast sepse nëse qëndron për disa orë mund të kthehet në dëm të shëndetit? A ka produkte që nëse i shoqërojmë me qepën ia humbasin apo zbehin vlerat? Kush nuk duhet ta përdorë qepën? Lëvozhgat e qepës a përdoren dhe për çfarë? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, njihemi me vlerat e shëndetshme të qepës për organizmin, përfitimet që marrim nga konsumimi i saj dhe përdorimet në trajtimin e sëmundjeve si diabeti, kolesteroli, zemra, veshkat, tumoret etj. Gjithashtu përdorimet e jashtme të qepës, për infeksionet në lëkurë, për flokët, etj.

    Amadea dhe Martin kanë një dashuri të përbashkët, meditimin dhe një tjetër dashuri: atë për njëri tjetrin. Prej 16 vitesh ata udhëtojnë nëpër botë si ambasadorë të paqes dhe dashurisë. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Viena, Amadea Stefa dhe Martin Veigl rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë, si janë njohur 16 vite më parë në Pragë dhe si është zhvilluar dashuria e tyre sigurisht me ulje dhe ngritje, japin mesazhe dhe çelësin e suksesit në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur si dhe ndajnë një surprizë shumë të këndshme…

  • VIDEO

    Fluturojnë çmimet e apartamenteve! A do të rriten ende?!

  • VIDEO

    Prej 16 viteve martesë, habit çifti: Shën Valentinin e festojmë edhe me ish-at

    Amadea dhe Martin kanë një dashuri të përbashkët, meditimin dhe një tjetër dashuri: atë për njëri tjetrin. Prej 16 vitesh ata udhëtojnë nëpër botë si ambasadorë të paqes dhe dashurisë. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Viena, Amadea Stefa dhe Martin Veigl rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë, si janë njohur 16 vite më parë në Pragë dhe si është zhvilluar dashuria e tyre sigurisht me ulje dhe ngritje, japin mesazhe dhe çelësin e suksesit në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur si dhe ndajnë një surprizë shumë të këndshme…  

  • VIDEO

    Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka: Ja sa dhe si duhet ta konsumoni

    Pse qepa është super ushqim? Çfarë vlerash minerale dhe vitamina përmban? Sa shpesh duhet ta konsumojmë dhe a humbasin vlerat kur e gatuajmë? Qepa e kuqe apo e bardhë është më e shëndetshme? Pse na djegin sytë kur qërojmë qepën dhe a ka mënyra për ta shmangur? Pse thuhet që një qepë e qëruar të përdoret vetëm në çast sepse nëse qëndron për disa orë mund të kthehet në dëm të shëndetit? A ka produkte që nëse i shoqërojmë me qepën ia humbasin apo zbehin vlerat?  Kush nuk duhet ta përdorë qepën? Lëvozhgat e qepës a përdoren dhe për çfarë? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, njihemi me vlerat e shëndetshme të qepës për organizmin, përfitimet që marrim nga konsumimi i saj dhe përdorimet në trajtimin e sëmundjeve si diabeti, kolesteroli, parazitët, etj. Gjithashtu përdorimet e jashtme të qepës, për infeksionet në lëkurë, për flokët, etj.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me luleshtrydhe nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me luleshtrydhe

    Përbërësit:

    Për bazën:

    • 220 gr biskota
    • 150 gr gjalpë i shkrirë
    • 40 gr sheqer kaf

    Për mbushjen:

    • 500 gr kos
    • 150 ml qumësht
    • 8 gr xhelatinë
    • 200 ml pana

    Për shtresën e sipërme:

    • 500 gr luleshtrydhe
    • 80 ml ujë
    • 60 gr sheqer kaf
    • 1 kokërr limon
    • 8 gr xhelatinë

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim bazën e ëmbëlsirës duke grirë biskotat, të cilat i bashkojmë me sheqerin dhe gjalpin e shkrirë. I trazojmë se bashku derisa gjalpi të përhapet në të gjithë biskotat. Masën e biskotave e shtrojmë në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. E shtypim mirë ne fundin e saj dhe e vendosim në frigorifer për disa minuta. Ndërkohë vijojmë më përgatitjen e mbushjes. Rrahim panën e kuzhinës me rrahësin elektrik ose me rrahësen e vezëve. Në një tenxhere ngrohim qumështin, e heqim nga zjarri, hedhim xhelatinën (të regjur më parë në ujë të ftohtë) dhe e trazojmë që të shkrijë. Masën e bashkojmë me kosin, e trazojmë mirë. Më pas shtojmë panën e rrahur dhe të gjithë kremin e shtrojmë mbi sipërfaqen e biskotave dhe e lëmë për 2 orë në frigorifer. Përgatisim shtresën e fundit me luleshtrydhe, të cilat i hedhim në mikser së bashku me lëngun e limonit. Në një enë nxehim ujin me sheqerin dhe sapo fillon të vlojë e heqim nga zjarri. Hedhim xhelatinën dhe e trazojmë që të shkrijë mirë. Masën e hedhim te luleshtrydhet e grira. E trazojmë të përzihen masat dhe me kujdes e hedhim në tavë, duke e hapur në të gjithë sipërfaqen. Ëmbëlsirën me luleshtrydhe e vendosim përsëri në frigorifer edhe 2 orë të tjera. 

  • VIDEO

    Byreçka furre nga zonja Albana

    Byreçka furre

    Përbërësit:

    • 2 petë të gatshme sfoliat
    • 200 gr proshutë
    • 200 gr djathë i butë pice
    • 1 tufë koper
    • 2 të verdha veze 

    Përgatitja:

    Grijmë në rende proshutën dhe djathin. Hapim petën sfoliat, shtrojmë djathin, proshutën dhe koper të grirë. E mbledhim role, e presim në feta dhe çdo fetë e shtypim pak dhe e lyejmë me të verdhën e vezëve.  I vendosim byreçkat në një tavë me letër pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Patate të mbushura me kimë dhe salcë beshamel nga zonja Albana

    Patate të mbushura me kimë

    Përbërësit:

    • 4 patate të mëdha
    • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
    • 1 qepë mesatare
    • 1 fç mish i grirë
    • Pak salcë domate
    • Kripë, piper

    Për salcën beshamel:

    • 3 lgj miell
    • 1 lgj gjalpë
    • 2 gota qumësht
    • 2 kokrra vezë
    • 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
    • 1 lgj gjalpë për spërkatje

    Përgatitja:

    Patatet i lajmë dhe i vendosim të ziejnë të paqëruara në ujë të vakët me kripë. Më pas i qërojmë, i ndajmë përgjysmë dhe me lugë ose thikë krijojmë një boshllëk në mes për mbushje. I rreshtojmë patatet në tavë dhe i mbushim me kima të përgatitur me mish të grirë, qepë dhe erëza. Përgatisim salcën beshamel duke kaurdisur miellin me gjalpin derisa të zverdhet, e shuajmë më pas me qumësht dhe e lëmë salcën të lidhet. Në fund shtojmë vezët dhe pak djathë kaçkavall të grirë. Sipër mbushjes me kimë hedhim pak salcë beshamel, i spërkatim patatet e mbushura me djathë kaçkavall të grirë dhe gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.

  • VIDEO

    Fredi Beleri një nga autorët e masakrës së Peshkëpisë? Gazetari nxjerr provat e forta (13 shkurt 2024)

    Repolitix në Report TV publikon për herë të parë pamjet e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë dhe  faktet që e lidhin me ‘Masakrën e Peshkëpisë’ dhe organizatën terroriste Mavi

    • VIDEO

      Ish kreu i OMONIA-s, Karamelo: Procesi ndaj Fredi Belerit i padrejtë

    • VIDEO

      Dervishi: Berisha i dha medaljen “Heroi i Demokracisë” themeluesit të MAVI-t

    • VIDEO

      ‘Turp i shtetit shqiptar’, gazetari Dervishi për masakrën e Peshkëpisë: Nuk u njoftuan autoritetet greke për aktin terrorist! S’pati asnjë hetim të ngjarjes

      Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ka folur masakrën e Peshkëpisë të ndodhur në 1994-ën nga grupi “Mavi” pjesë e të cilit ishte edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, duke dhënë disa detaje të padëgjuara më parë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv