-
VIDEO
Qofte me miell misri e djathë nga zonja Albana
Qofte me miell misri e djathë
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 3-4 gota ujë
- 3-4 lgj vaj për brumin
- 1/2 lk sodë
- 3 kokrra vezë
- 4-5 lgj djathë i grirë
- Kripë, piper
- Nenexhik, majdanoz
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të vluar, kripë dhe vaj, hedhim miellin e misrit të situr përzier me pak sodë. E përziejmë që të bëhet një masë e trashë dhe piqet sipër zjarrit sa të shkëputet nga anët e enës. E lëmë brumin të ftohet dhe më pas shtojmë vezët, djathin e thërrmuar, majdanoz të grirë, kripë, piper, nenexhik. E punojmë masën mirë, e ndajmë në qofte rrumbullake të cilat i lyejmë me pak miell gruri dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Supë krem me karrota nga zonja Albana
Supë krem me karrota
Përbërësit:
- 2 lgj miell misri
- 1 lgj gjalpë
- 3-4 karrota mesatare
- 1 vezë
- 1 gotë qumësht
- 5-6 kupa lëng mishi
- 2 feta të holla buke
- Gjalpë për kaurdisjen e bukëve
- Kripë
Përgatitja:
Karrotat pasi i kemi pastruar i vendosim të ziejnë në ujë të vluar. Më pas i kullojmë dhe i bëjmë pure. E vendosim purenë në zjarr, shtojmë lëngun e mishit dhe e lëmë të marrë valë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe pasi të ftohet pak hedhim të verdhat e vezëve të rrahura me pak qumësht, shtojmë pak gjalpë. Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë me kubikë buke të kaurdisura me gjalpë.
-
VIDEO
Çorbë pule me qullë nga zonja Albana
Çorbë pule me qullë
Përbërësit:
- 1 pulë fshati
- 200 gr gjalpë
- 1 hudhër e plotë
- 3 lugë miell
- 1 tas arra të shtypura
- Kripë, piper
- Kos i kulluar
Përgatitja:
Pastrojmë pulën, e vendosim të ziejë dhe shtojmë kripën pasi të ketë marrë valë. Në një tenxhere tjetër skuqim miellin derisa të marrë ngjyrë. E shuajmë me lëngun e pulës duke patur kujdes që të mos formojë kokrriza. Shtojmë hudhrat, mishin dhe lëngun, arrat e thërrmuara dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa masa të lidhet e të bëhet më kremoze. Mishi lyhet me kos të kulluar sipas dëshirës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 13 shkurt 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Bardhi mbledh grupin e deputetëve për herë të parë pas 2 vitesh në selinë e PD-së te pse zhduken ishët e deri tek çfarë ndodhi me Thesarin në tunelin sekret të Krrabës.
-
VIDEO
Si kapërceu Gaz Bardhi nga Amerikanët te Berisha - Arsyet dhe qëndrimi ndaj Berishës (12 shkurt 2024)
"Dështova në përpjekjet e mia për lidership të ri dhe iu binda vullnetit të shumicës", kështu e argumentoi Gazment Bardhi bashkimin me Rithemelimin i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Gjithashtu ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme që shënoi dhe bashkimin e tyre zyrtar.
-
VIDEO
Bardhi dorëzohet te Rithemelimi: Bëra betejë për lidership të ri, por dështova! Iu bashkova mendimit të shumicës se s'do i bie murit me kokë
Zgjedhja për t’iu bashkuar Rithemelimit Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka deklaruar se ka ardhur pasi ka bërë betejë për lidership të ri por ka dështuar. Në këto kushte ai thotë se i është bashkuar shumicës duke humbur betejën që kishte.
-
VIDEO
'Zgjedhorja', Gazment Bardhi: Komisioni një farsë, na lanë jashtë se po tentohet një reformë jo konsensuale
Opozita nuk do të heqë dorë nga aksioni opozitar në parlament. Kështu tha Gazment Bardhi në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.
-
VIDEO
Gazment Bardhi: Përçarja e opozitës i jep Ramës mandatin e 4-ët
Gazment Bardhi e argumenton bashkimin me Rithemelimin e Sali Berishës për të mos i dhënë Edi Ramës mandatin e katërt. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se kanë kuptuar se beteja me njëri tjetrin po e dobësonte PD.
-
VIDEO
Bardhi: Rrugët e mia me Bashën janë ndarë, ai nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë
I ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” në Report TV Gazment Bardhi deklaroi se rrugët me Lulzim Bashën i ka ndarë.
-
VIDEO
Ekskluzive/Shpëtohet e mitura nga trafikantët e dr*gës,flet njerka:E gjetëm,por gjendja e saj është… (12 shkurt 2024)
Vijojnë ende kërkimet për adoleshenten e zhdukur në kryeqytet që prej qershorit të vitit të kaluar. 17-vjeçarja Veronika Qershori u largua nga banesa ku jetonte me të atin që pas divorcit të prindërve.
Sipas informacioneve paraprake, ditën që u largua adoleshentja i ka marrë një shumë parash babait të saj ndërsa dyshohet se strehohej nga dy djem të rritur në zonën e Gjirit të Lalzit në Durres.
Pas disa ditësh familjarët kanë mundur të lidhen me dy djemtë të cilët kanë mundur të kthejnë paratë por jo Veronikën pasi kjo e fundit ka refuzuar.
Por edhe pse për familjen rezulton e zhdukur, Veronika Qershori është aktive nëpër rrjete sociale ku shpesh publikon foto dhe video që tregohet qartë jeta e çrregullt që bën mes Tiranës dhe Durrësit, por edhe rreziku që mund t’i vijë për jetën kësaj vajze që ende s’ka mbushur të 18-tat.
Për shkak të konflikteve, prindërit e vajzës nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin dhe babai nuk i tregon asnjë detaj nënës së vajzës se si kjo e fundit është larguar dhe se ku mund të ndodhet.
Denoncimin për humbjen e adoleshentes e ka bërë nëna e saj Zhuljeta me vendbanim në Gjermani, e cila e frikësuar se mos e bija shfrytëzohet për qellim trafikimi brënda ose jashtë Shqiperisë ka kërkuar ndihmën e “Pa Gjurmë.
-
VIDEO
‘Grupi’ i Bardhi i bashkohet Rithemelimit, Kulluri: Hapa konfuzë, janë në udhëkryq! Zgjodhën anën e gabuar të lumit, do mbyten
Bashkimi i grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimin, për Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri është hap konfuz që i ka çuar në udhëkryq.
“Bardhi dhe disa kolegë të tij deputetë për faj të paqartësisë së tyre kanë marrë hapa konfuze dhe të paqarta dhe e kanë çuar veten në udhëkryqe shumë të vështira për të gjetur rrugën. Rezoluta, akuzat ndaj Nokës dhe Berishës pastaj tërheqja nga akuzat, kërkojnë një paqartë dhe paqëndrueshmëri të zotit Bardhi.”
“Berisha në vetminë e tij me 14 deputetë do të donte numër më të madh deputetësh poshtë ballkonit”, shtoi Kulluri.
-
VIDEO
Pse po shpopullohen zonat periferike? Greta Loku: Nëse s’je servil nuk gjen kurrë punë në qytetet e vogla të Shqipërisë! Duhet meritokracia
Sipas analizës së qeverisë, vendi po përballet me shkallë të lartë të emigrimit të njerëzve të kualifikuar të grup moshës 20-49 vjeç, sidomos në fushën e shëndetësisë. Për shkak të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë popullsia e vendit është tkurrur me 2.7% përgjatë katër viteve (2019-2022).