-
VIDEO
Repolitix publikon për herë të parë pamjet e arrestimit të Fredi Belerit në '95 në Janinë, faktet që e lidhin me masakrën e Peshkëpisë dhe organizatën terroriste
Repolitix në Report Tv ka publikuar për herë të parë videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë”. Beleri së bashku me anëtarët e grupit që sipas autoriteteve greke të asaj kohe i përkiste organizatës terroriste Mavi, shihen duke mbuluar kokën me xhaketa teksa kur dalin nga policia e Janinës për t’u mbyllur në paraburgim. Gjatë arrestimit atyre u janë sekuestruar dhe armë që raportohet se janë grabitur gjatë masakrës së Peshkëpisë.
-
VIDEO
'Dosja K'/ Si i shpëtoi regjimit komunist kontesha e burgosur austriake (13 shkurt 2023)
Bainka de Korvin dhe Adem Ballici ishin njohur në verën e vitit 1942 në Itali, ishin dashuruar dhe kishin vendosur të martohen e të vijonin jetën në Shqipëri. Me profesion gazetare, Bianka vendoset në Tiranën e periushës së Luftës së Dytë botorore, ku punonte edhe i shoqi.
-
VIDEO
Shpërthen Dash Shehi në Frontline: Nuk i njoh për lider, në protestë….
-
VIDEO
Çudit Nesho: Blinken po vjen për t’i thënë Ramës mos prek SPAK-un
-
VIDEO
Shehi kundër Rithemelimit dhe Bardhit: Nuk i bashkohem protestës së 20 shkurtit, aksioni kishte kuptim deri në dhjetor
“Do ta gjykoj. Deri më sot nuk jam në protestë. Më duket sikur ky aksioni opozitar nuk po ndërton ndonjë gjë opozitare. Nuk shikoj asgjë racionale. Aksioni e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti. Aksioni mund të kishte njëfare vlere deri për vit të ri, deri në dhjetor...”
-
VIDEO
Motra kërkon vëllain e zhdukur, ndodh e papritura/ Mesazhi anonim: E keni në Kolumbi
Në kërkim të Sokol Tërvolit, 45-vjeçarit, i cili humbi kontaket në mënyrë misterioze nga Firence e Italisë. Historinë e tij e kemi risjellë disa herë në fokus me shpresën për të arritur në gjurmët e tij por fatkeqësisht ai ende rezulton në skedën e të humburve që prej vitit 2004. Ai jetonte në shtetin Italian me identitet të rremë. Dyshohet se ka perdorur dy pasaporta, Naser Shala si shtetas kosovar dhe Admir Asllani si shtetas shqiptar nga qyteti i Lushnjes. Sokoli është marrë me punë të jashtëligjshme në Firence dhe ka qenë nën shoqërinë e disa miqve të tij, po nga Gramshi. Almir Harruni, Aurel Zani i cili njihej me pseudonimin Leqe, si dhe një person tjetër me mbiemër Xhangolli që thërritej Nuçe në Itali, që fatkeqësisht ky i fundit u gjet i vdekur pas zhdukjes së Sokol Tervolit. Në maj të 2004 dy persona nga ky grup të rinjsh u zhdukën, Sokol Tervoli dhe Klodian Kaptelli por nuk dihet nëse dy zhdukjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Për herë të fundit Sokol Tërvoli ka folur në telefon me të motrën të cilës i ka pohuar se do të kthehej në Shqipëri pas disa kohësh. Pas kësaj telefonate, familjarët nuk mundën t’ia dëgjonin më zërin të riut. Nga mesi i muajt maj, ai është parë po në Firence nga të afërm të familjes ndërsa gjendja e tij psikologjike nuk ishte fort e mirë. Pas zhdukjes së Sokolit, makina që kishte në pronësi u gjet në një provincë të Firences. Pas zhdukjes së dy të rinjve në shtator të po të njëjtit vit, gjendet i pajetë një prej pjestarëve të grupit, i riu me mbiemrin Xhangolli, ose “Nuçe” ashtu siç njihej në shtetin Italian. Mister ka mbetur fati i Sokol Tërvolit i cili që prej vitit 2004 nuk u bë më i gjallë për familjen. I gjatë 1.80cm, djali i familjes Tërvoli nga Gramshi kishte një tatuazh në krahun e majtë në formë dragoi dhe një të çarë në vetullën e majtë si shenjë dalluese.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Shkurt 2024 – Receta/ Java e Martesës / Lë Francën për fermën në Shkodër
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Çorbë pule me qullë / Qofte me miell misri e djathë / Supë krem me karrota.
Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten, kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, Java e Martesës, një lëvizje ndërkombëtare organizuar në Shqipëri prej 13 vitesh nga bashkëshortët Ned dhe Jorid Spiecker, vjen si një inkurajim për të gjithë shoqërinë. Çifti amerikano- norvegjez, që jeton prej 30 vitesh në Shqipëri, ndanë në "Rreze Dielli" historinë e tyre, marrëdhënien e shëndetshme në çift dhe kapërcimin e sfidave përmes komunikimit. Diskutimi në studio vijon me temën: Si të ndërtojmë martesën çdo ditë nga pak edhe të rrisim romancën brenda saj? Punonjësja sociale Pranvera Dhima, vuri theksin tek toleranca dhe komunikimi në çift duke iu bërë thirrje të martuarve që t'i japin prioritet njëri tjetrit dhe të qëndrojnë të bashkuar në çdo sfidë.
Shkodrani Elvis Skuqaj rikthehet në atdhe pas 26 viteve emigrim. Ai tregon arsyen pse la Francën për t’iu përkushtuar blegtorisë. Në familjen e tij prej 5 anëtarësh, secili zotëron pasaportë të huaj… Elvis Skuqaj është kthyer në Shqipëri pas 26 vitesh emigracion në Francë dhe Gjermani. Ai punon tokën dhe merret me blegtori, ku specialitet ka të gjitha produktet e qumështit të deleve dhe kecave. E veçanta e tij është se në familje, ka 5 pasaporta me 5 kombësi të ndryshme. Vetë ka pasaportë franceze, një djalë e ka me pasaportë gjermane, tjetrin e ka me pasaportë amerikane, prindërit i ka me pasaportë italiane dhe vetëm gruan e ka me pasaportë shqiptare. Së shpejti Elvisi pritet të bëhet baba sërish dhe fëmijët e tij dhe e shoqja do marrin pasaporta të tjera, për atë kombësi që do të zgjedhin.
-
VIDEO
E reja u vetëvra se i publikuan foto intime, avokati në Report Tv: Të mbyllet përkohësisht Tik-Tok! Eskperti: Duhet kujdes në përdorimin e aplikacionit
Policia dyshon se publikimi i disa fotove intime në rrjetet sociale, çoi drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare në Kamëz. Blutë e kryeqytetit arrestuan 39-vjeçarin Altin Çoku, personazh të njohur të Tik-Tokut, i cili krijoi lidhje me nënën e një vajze të mitur, ndërsa një foto e tyre në momente intime mori dhënë në rrjetet sociale
-
VIDEO
Eksperti i kriminalistikës: Zona ku operonte Dumani ishte kthyer ‘market’ vrasjesh, jeta e njeriut si shitje me shumicë
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi i ftuar në Report Tv thotë se Policia e Shtetit duhet të mbështetet më shumë nga faktori teknologjik.
-
VIDEO
Habit shqiptari, 5 pasaporta me kombësi të ndryshme brenda një familje
Shkodrani Elvis Skuqaj rikthehet në atdhe pas 26 viteve emigrim. Ai tregon arsyen pse la Francën për t’iu përkushtuar blegtorisë. Në familjen e tij prej 5 anëtarësh, secili zotëron pasaportë të huaj…
Elvis Skuqaj është kthyer në Shqipëri pas 26 vitesh emigracion në Francë. Ai punon tokën dhe merret me blegtori, ku specialitet ka të gjitha produktet e qumështit të deleve dhe kecave. E veçanta e tij është se në familje, ka 5 pasaporta me 5 kombësi të ndryshme. Vetë ka pasaportë franceze, një djalë e ka me pasaportë gjermane, tjetrin e ka me pasaportë amerikane, prindërit i ka me pasaportë italiane dhe vetëm gruan e ka me pasaportë shqiptare. Së shpejti Elvisi pritet të bëhet baba sërish dhe fëmijët e tij dhe e shoqja do marrin pasaporta të tjera, për atë kombësi që do të zgjedhin.
-
VIDEO
‘Sa më shumë e njoh, aq më shumë e dua’ çelësi i suksesit i martesës së çiftit amerikano-norvegjez
Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten, kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, Java e Martesës, një lëvizje ndërkombëtare organizuar në Shqipëri prej 13 vitesh nga bashkëshortët Ned dhe Jorid Spiecker, vjen si një inkurajim për të gjithë shoqërinë. Çifti amerikano- norvegjez, që jeton prej 30 vitesh në Shqipëri, ndanë në "Rreze Dielli" historinë e tyre, marrëdhënien e shëndetshme në çift dhe kapërcimin e sfidave përmes komunikimit. Diskutimi në studio vijon me temën: Si të ndërtojmë martesën çdo ditë nga pak edhe të rrisim romancën brenda saj? Punonjësja sociale Pranvera Dhima, vuri theksin tek toleranca dhe komunikimi në çift duke iu bërë thirrje të martuarve që t'i japin prioritet njëri tjetrit dhe të qëndrojnë të bashkuar në çdo sfidë.
-
VIDEO
Shpalli Berishën non grata, Blinken më 15 shkurt në Tiranë! Takim me Ramën e Altin Dumanin
Më 15 shkurt do të mbërrijë në Tiranë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, i cili shpalli non grata Berishën. Blinken do takohet me Ramën dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin.