-
VIDEO
Miratohet amnistia penale?! Ismail Shehu zbardh përfituesit dhe humbësit (16 shkurt 2024)
-
VIDEO
Fërgesë me domate e speca nga zonja Albana
Fërgesë dimërore me domate e speca
Përbërësit:
- 4-5 lgj miell
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 4-5 speca
- 2-3 domate
- 3 lgj gjizë
- 1 lgj gjalpë
- Pak spec djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Miellin e misrit të situr e kaurdisim me pak yndyrë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur. Në një tigan tjetër kaurdisim mirë qepën e grirë hollë, më pas shtojmë specat e prerë në kubikë të vegjël. Vijojmë kaurdisjen duke shtuar dhe domatet e qëruara nga cipa e të prera hollë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, hudhër dhe pak spec djegës, shtojmë gjizën dhe pak ujë dhe e lëmë gatimin të marrë valë. Në fund shtojmë miellin e misrit të kaurdisur, e lëmë 2-3 minuta në zjarr. Kalojmë fërgesën në tavë, e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta.
-
VIDEO
Tavë e shpejtë me petë dhe kos me vezë nga zonja Albana
Tavë e shpejtë me petë dhe kos me vezë
Përbërësit:
- 2 gota kos
- 3 vezë
- 2 lgj vaj
- Petë të pjekura
- Kripë
Përgatitja:
Rrahim vezët me kosin, më pas shtojmë petët e pjekura të thërrmuara. I vendosim në një tavë, e spërkatim me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.
-
VIDEO
Qofte me krem kosi në furrë nga zonja Albana
Qofte me krem kosi
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë e vogël
- 1 lgj bukë e thërmuar
- 1 kokërr vezë
- Kripë, piper i zi
Për kremin:
- 2 kokrra vezë
- 2 gota kos
- 1 gotë ujë
- 1 lgj miell
- 1 lgj gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Përgatisim brumin e qofteve, e lëmë të pushojë pak, më pas i skuqim lehtë dhe i vendosim në tavë. Rrahim vezët me pak miell, hedhim kosin, ujë dhe pak kripë. E përziejmë mirë masën dhe e hedhim në tavë sipër qofteve. E spërkatim me gjalpë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë derisa të mpikset kremi. Nësë dëshirojmë, po të kemi lëng mishi, miellin e kaurdisim pak, e shuajmë me lëng mishi dhe pasi të ftohet e bashkojmë me kosin dhe vezët dhe e hedhim mbi qoftet.
-
VIDEO
Supë me bollgur dhe perime nga zonja Albana
Supë me bollgur dhe perime
Përbërësit:
- 1 fç bollgur
- 1 lgj qepë e thatë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 1 karrotë
- 1 patate
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 litër lëng kockash
- ½ tufë majdanoz
- Piper i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim në një lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë qepën dhe pataten të grirë në rende. Pas 4-5 minutave shtojmë lëngun e kockave, bollgurin, kripë dhe piper të zi. E lemë supën të ziejë për 10 minuta dhe më pas shtojmë karrotën e grirë në rende. Në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq pluhur dhe servirim supën duke e spërkatur me bimë aromatike.
-
VIDEO
Non grata të reja? Paralajmërimi i Ngjelës dhe përplasjet e forta në Frontline për vizitën e Blinken
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!
-
VIDEO
Ju thoni kryetar është Saliu", përplasen Mërtiri e Gështenja: SHBA s'ju llogarit
-
VIDEO
Gështenja: Vizita e Blinken s'duhet të shitet si sukses i qeverisë! Nuk është hera e parë që një sekretar amerikan nuk takon opozitën
Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Lefter Gështenja vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë nuk duhet të konsiderohet si sukses i qeverisë. I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, faktin që Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës e cilësoi si të zakonshëm duke përmendur edhe raste të tjera kur sekretarët amerikanë kanë takuar vetëm përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv.
-
VIDEO
Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I theu hundët Saliut, ngriti figurën e Ramës! Pas takimit me Dumanin do shohim nëse do ketë emra të tjerë ‘non-grata’
Sa i takon mesazheve të Blinken për politikën e brendshme, avokati Spartak Ngjela tha se më i godituri nga kjo vizitë ka dalë Sali Berisha, i cili ka paditur Blinkenin për shpalljen non-grata nga SHBA-të në 2022-in.
-
VIDEO
‘Mos parko makinën te hyrja pallatit’,zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit që vrau fqinjin në Durrës: Më shau dhe e qëllova me thikë
Ilir Koçilja person me probleme të shëndetit mendor ka pranuar krimin në policinë e Durrësit, duke thënë debatonte shpesh me fqinjin Halil Koka, pasi parkonte makinën në oborrin e pallatit
-
VIDEO
Shpalli Berishën non grata, Yzeiri: Vizita e Blinken historike! Është krenar që SPAK ka nisur goditjen në nivele të larta
Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit ka mbërritur për herë të parë në Shqipëri, në një moment ku pritet që të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë
-
VIDEO
Qahie shtëpie me vezë dhe djathë nga zonja Albana
Qahie shtëpie
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 2 filxhanë qumësht
- 3 kokrra vezë
- 300 gr gjizë ose djathë i thërrmuar
- 150 gr gjalpë ose 3-4 lugë vaj ulliri
- 2 lugë gjelle maja buke
- Kripë
Përgatitja:
Në një gotë me pak ujë të vakur hedhim majanë që të tretet. Më pas, në një enë të madhe vendosim miellin, shtojmë pak vaj ulliri, kripën, qumështin, majanë e tretur dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa brumi të bëhet homogjen. Pasi kemi përgatitur brumin, e mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lëmë në një vend të errët që të pushojë për rreth 30-40 minuta. Ndërkohë, në një tas rrahim vezët bashkë me gjizën apo djathin e thërrmuar. Më pas, ndajmë brumin në 16 toptha të vegjël, të cilët i hapim në formën e petave me okllai. Vendosim petat në tepsinë e lyer me pak vaj duke spërkatur çdo petë me pak gjalpë të freskët. Pasi të kemi shtruar petën e katërt hedhim një shtresë të hollë të gjizës ose djathit të thërrmuar me vezë. Kështu vijojmë derisa të përfundojmë vendosjen e 16 petëve. E spërkatim në fund me gjalpë dhe e presim në formën e katrorëve të vegjël ose rombit. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius derisa të marrë ngjyrën e kuqërremtë.