• VIDEO

    Gjuha shqipe/ Botuesja ngre alarmin: Rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët, gjithçka e mësojnë anglisht!

    Botuesja Arlinda Dudaj në emisionin “Përballje” në Report TV ngriti shqetësimin se rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët lidhur me mësimin e gjuhës shqipe. Dudaj vë theksin tek edukimi dhe kulturimi që në fëmijëri edhe nga prindërit, të cilëve Dudaj iu bën thirrje t’iu lexojnë fëmijëve përralla në gjuhën shqipe. Sipas saj, fëmijët shpesh dëgjojnë përmes TikTokut apo rrjeteve të tjera sociale fjalë anglisht, të cilat nuk i kuptojnë dhe më të thjeshtë kanë artikulimin e fjalëve anglisht sesa shqip.

     
  • VIDEO

    Akademikët ngrenë alarmin: Dokumentet zyrtare shkruhen me gabime drejtshkrimore

    Promovimi i dijeve amatoreske, përmes ekraneve e mediave në tërësi, ka alarmuar, studiues, intelektualë nga më të rëndësishmit në vend, të cilët përmes një peticioni kërkojnë marrjen e masave për persona që flasin në media pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe, duke krijuar teza të ndryshme.

    Dy prej firmëtarëve të këtij peticioni, Ilir Yzeiri dhe Pëllumb Xhufi të ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv ngrenë shqetësimin se edhe institucionet publike nxjerrin shkresa me gabime drejtshkrimore, si mos përdorimi i shkronjave ë dhe ë, apo ngatërrimi i shkronjave ç me q.

     
  • VIDEO

    Si të shërojmë bronkitin tek fëmijët me mënyra natyrale, Ylli Merja jep kurat më efikase

    Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për bronkitin tek fëmijët, duke qenë se kjo problematikë shëndetësore është më e zakonshme tek fëmijët se tek të rriturit, pasi sistemi imunitar i tyre është ende në zhvillim dhe ata kanë tendencë të kenë më shumë kontakte me viruse që shkaktojnë bronkitin. Çfarë është bronkiti, nga se shkaktohet, cilat janë simptomat të cilat duhet të shqetësojnë prindërit dhe së pari si mund të forcojmë imunitetin e fëmijëve dhe si mund të trajtojmë bronkitin me metoda natyrale. Ylli Merja në studion e "Rreze Dielli' ndan disa këshilla shumë efikase si dhe jep disa kura dhe receptura të cilat japin rezultate të menjëhershme.

  • VIDEO

    Kungulleshka të mbushura nga zonja Albana

    Kungulleshka të mbushura

    Përbërësit:

    • 10 kunguj të vegjël të njomë
    • 400 gr mish i grirë
    • 3 qepë mesatare
    • 2 filxhanë kafeje oriz
    • 3 lugë supe gjalpë
    • 1 lugë supe pure domate
    • 1 lugë supe miell
    • 1 kokërr vezë
    • Kripë, piper i zi
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Kungulleshkat pasi i lajmë, u presim anët, i kruajmë lehtë në sipërfaqe me anën e dhëmbëzuar të thikës dhe pastrojmë tulin e brendshëm për të vendosur mbushjen. I hedhim në enë me ujë dhe pastaj i kullojmë mirë. Përvëlojmë orizin në ujë të vluar dhe e kullojmë. Në një tigan kaurdisim qepët e grira imët me pak gjalpë së bashku me mishin e grirë. Pasi qepa ftohet hedhim orizin, vezën, majdanozin e grirë hollë, kripën, piperin. I përziejmë që të bëhet një masë me të cilën mbushim kungujt duke i mbyllur me kapakët e tyre. I skuqim lehtë me gjalpë nga të gjitha anët dhe i vendosim në tenxhere. Në po atë yndyrë skuqim lehtë miellin, shtojmë salcën, kripën, piperin. Kur merr valë e hedhim në tenxheren me kungujt. Mbulojmë tenxheren dhe i lëmë që të ziejnë 40-45 minuta ose mund t'i vendosim në furrë.

  • VIDEO

    Briam me kunguj dhe patate nga zonja Albana

    Briam me kunguj dhe patate

    Përbërësit:

    • 500 gr kungulleshka
    • 500 gr patate
    • 3 qepë mesatare
    • 2-3 thelpinj hudhra
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 tufë kopër
    • 1-2 domate të freskëta
    • 1 lugë supe pure domate
    • 1 gotë vaj
    • Koncentrat perimesh/mishi
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë patatet dhe kungulleshkat dhe i presim në feta, ndërsa dy kokrra qepë i presim në gjysmë rrathë të holla. I vendosim në një tavë ku shtojmë kripë, piper, majdanoz dhe kopër të grirë. Domateve u heqim cipën e farëzat, i presim në feta të holla dhe i shtrojmë mbi kungujt e patatet. Qepën e mbetur e presim në kubikë të vegjël së bashku me hudhrën dhe i skuqim derisa të marrin pak ngjyrë. Shkrijmë koncentratin në pak ujë të nxehtë dhe e hedhim tek qepa së bashku me purenë e domates. E lëmë të marrë valë, rregullojmë shijen me pak piper dhe shtojmë salcën në tavë mbi perimet. E vendosim tavën të piqet në furrë mesatare për rreth një orë.

  • VIDEO

    Kujdes! ‘Luftë’ për këto shenja… / Horoskopi javor 19-25 shkurt nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 19-25 shkurt për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë tepër intensive, me shumë zhvillime dhe ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat. Sipas Pullës vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.

  • VIDEO

    Ibrahim Lici u kap në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin

    Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua sipas Policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 19 shkurt 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga largoni sharlatanët nga ekranet te shembet sapo u ndërtua aksi Korçë-Ersekë e deri tek pse e ftoi Meta, Lulzim Bashën.

  • VIDEO

    Viçat si e ardhur ekonomike në fermë

    Fermeri I vogël Nazmi Mici, flet mbi të ardhurat që mer nga viçat, si një ardhur e mirë për nevojat e familjes.

  • VIDEO

    Një fermë lopësh gjysmë të egra

    Nazmi Lici, një fermer I vogël në lagjen Kërtushaj të Ishmit, rrëfen historinë e ngritjes së fermës me lopë të rracës së vendit dhe të rracës Xhersej.

  • VIDEO

    Ishmi, një perlë në kodrat e Durrësit (18 janar 2024)

    “Ishmi, një perlë në kodrat e Durrësit” kështu e kemi titulluar reportazhin e radhës, ndërsa kamera e veri jug ndalet në qendër të Ishmit dhe, më pas, në lagjen Kërtushaj, në fermën e vogël të blegtorit Nazmi Mici. Janë mbi 30 lopë gjysmë të egra që kullosin në kodrat dhe pyjet e fshatit, nga të cilat Nazmiu përfiton vetëm viçat, si vlerë dhe mall për tregun e Ishmit dhe të Durrësit. Vec lopëve e viçave, edhe disa dhi të racës franceze dhe mbi 50 pula fushe për nevojat e familjes. Ndiqni reportazhin “Ishmi, një perlë në kodrat e Durrësit” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Federatë opozitare pa Bashën, zëdhënësja e PD: Është ndërtuar në kurriz të qytetarëve! Nuk pranojmë aleancë me ata që nuk mbështesin SPAK

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina në një lidhje skype në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu foli për mungesën e PD-së në federatën opozitare të krijuar së fundmi, pjesë e së cilës është edhe Rithemelimi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv