• VIDEO

    Ngritja e kooperativës së ullinjve

    Aulona Veizi, doktore e shkencave biologjike dhe drejtore e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, sjell eksperienvcën e ngritjes së një kooperative private ullinjsh në fshatin Trevllazër.

  • VIDEO

    Problemet e gjidhënies që shqetesojnë nënat e reja, si dhe vlerat e qumështit te gjirit, trajtohen nga konsulentia e laktacionit Zamira Bolani .

    Gjithashtu problemet e gjidhënies që shqetesojnë nënat e reja, si dhe vlerat e qumështit te gjirit, trajtohen nga konsulentia e laktacionit Zamira Bolani . Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    Rëndësia e shërbimit në banesë tek pacientët jo vetëm për rastet urgjente dhe vënia e diagnozës e trajtimi me përkushtim sa më pranë komunitetit i ftuar ne studio Drejtuesi i Klinikës mjekësore “Medical care Lami ” Durres!

    Rëndësia e shërbimit në banesë tek pacientët jo vetëm për rastet urgjente dhe vënia e diagnozës e trajtimi me përkushtim sa më pranë komunitetit i ftuar ne studio Drejtuesi i Klinikës mjekësore “Medical care Lami ” Durres! Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 3 shkurt 2024

  • VIDEO

    Laura Colturi u rendit e treta në Botërorin e skive në Francë, Toçi: Në të ardhmen mund të jetë kampione bote! Arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë

    Elvis Toçi, president i Federatës shqiptare të Skive nëpërmjet një lidhje skype nga Franca për ‘Studio Live’ në Report Tv foli për suksesin e arritur ditën e sotme (2 shkurt) nga Laura Coturi, italiania e natyralizuar si shqiptare e cila u rendit në vendin e tretë në kategorinë e femrave për Botërorin e Skive.

  • VIDEO

    Hebreu që i shpëtoi jetën shqiptarit, dhe shqiptari që i shpëton jetën të njëjtit hebre. (2 shkurt 2024)

    Një histori rrënqethëse e rrëfyer nga Rachel Levy Drummer dhe Lekë Rezniqi. Gjithashtu, Edi Kahani tregon sesa e njohin hebrenjtë shpëtimin e tyre nga shqiptarët.

  • VIDEO

    Burri i Kështjellës' në rozë, ekspozita ndryshe e fotografes Blerta Kambo: Patriarkati shqiptar, kanuni dhe mënjanimi i gruas

    Artistja dhe fotografja Blerta Kambo ka sjellë së fundmi në qendrën COD në Kryeministri, një ekspozitë me fotografi të ndërtesave nga veriu në jug. E ftuar në Studio Live me Arbër Hitajn, në Report Tv Kambo zbërtheu konceptin e ekspozitës së saj “Burri i Kështjellës”, mes qasjes së patriarkatit shqiptar, kanunit, kullës dhe mënjanimit të femrës dje dhe sot, në forma të ndryshme

  • VIDEO

    Dhëndri u dhunon dhe u mban ‘peng’ vajzën, prindërit: Do na e zhdukë bashkë me fëmijët (2 shkurt 2024)

    Vajza u dhunohet barbarisht dhe mbahet e izoluar në shtëpi nga bashkëshorti serb, dy prindër vijnë në “Pa Gjurmë” të frikësuar për fatin e të bijës. Ishte viti 2018 kur me shkuesi Besjana Shabani një 40-vjeçare me origjinë nga Burreli martohet me Ivan Kitanovic, një 53-vjeçar shtetas serb. Ajo u zhvendos në Nish të Serbisë ku nisi jetesën me bashkëshortin dhe me prindërit e tij. Më 16 shkurt të vitit 2022 çifti u bënë prindër të dy fëmijëve binjakë. Por jeta nuk do të shkonte ashtu siç Besjana e kishte menduar. Që kur në jetë erdhën djemtë, Besjana dhunohej barbarisht nga vjehrra e saj dhe bashkëshorti, dhe për më tepër këta të fundit edhe e kyçin brënda në shtëpi. Në momentin kur prindërit e Besjanës shkuan të gëzuar për të takuar dy nipërit e tyre, ata e gjetën derën të mbyllur. Pas shumë tentativash askush nuk i priti dhe të gjendur në të tilla kushte, Emal dhe Shpresa Shabani bënë një denoncim në polici. Për shkak të dhunës, për disa kohë nëna me dy fëmijët u strehuan tek shërbimi social, por kohët e fundit është kthyer sërish tek bashkëshorti dhunues. Sipas tyre, dhuna vjen për shkak se familja Kitanovic dëshiron të dëbojë Besjanën nga shtëpia ndërsa dy fëmijët duan t’i mbajnë vetë. Por këtë gjë 40-vjeçarja nuk e pranon kurrsesi, ajo ka zgjedhur të dhunohet barbarisht vetëm që dy fëmijët mos t’i largojë nga vetja e saj. Të frikësuar, prindërit e Besjanës jetojnë çdo ditë me merakun për vajzën e tyre të vetme.

  • VIDEO

    Magjistratura heq mesataren mbi 8 për lëndët kryesore, ish-prokurori: Ulet cilësia, s’është zgjidhje për plotësimin e vakancave! Avokati: Duhet të forcojmë kriteret

    Mesatarja mbi 8 për lëndët kryesore për të gjithë aplikantët për në Shkollën e Magjistraturës nuk do të jetë më e nevojshme. Por për ish-prokurorin Eugen Beci, ky vendim i Shkollës së Magjistraturës do të bëjë që të ulet cilësia dhe se kjo nuk është zgjidhje për plotësimin e vakancave

  • VIDEO

    Jeton me gjysmë stomaku, i dhanë 2 vite jetë, tani shëtit botën

    Ata kanë 37 vite me njëri tjetrin, janë njohur që të vegjël në Pejë, janë prindër të dy fëmijëve 27 dhe 25 vjeç. Arianit dhe Merita Koçi, rrëfyen në studion e 'Rreze Dielli' në Report Tv rreth marrdhënies së tyre të bukur, pasionit për udhëtimet e largëta dhe plot aventura duke përcuar energji pozitive.

    “Jemi njohur në Pejë, lidhja jonë është forcuar shumë. Tashme Merita është një lloj kokaine për mua, kam krijuar varësi prej saj. Unë jam shume dinamik, ajo me e qetë dhe e urtë e plotësojmë njëri tjetrin”. 

    Çifti rrëfeu edhe një problem shëndetësor që pati Merita. Para 5 viteve ajo u diagnostikua me kancer të stomakut, e sot jeton me gjysmë stomaku.

    “Merita ka patur tumor në lukth, e mjekët nuk dhanë asnjë shpresë për jetën. Tani jeton me gjysmën e stomakut, mendojmë se ka shpëtuar, nuk ka qeliza malinje .Udhëtimet tona janë shumë intensive, ajo lodhet shumë e harron gjendjen që kaloi, ha shumë më pak, por vetëm insekte jo” – tha me shaka Arianiti.

  • VIDEO

    Rreze Dielli - Emisioni 2 Shkurt 2024

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 2 shkurt 2024

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv