• VIDEO

    34 vjeçari dhunonte dhe mbikëqyrte me kamera gruan në Tiranë, pedagogia: Femrat kanë frikë të denoncojnë! Malaj: Probleme ulëritëse për shoqërinë

    Të ftuarit në studion e emisionit “Përballje” me gazetaren Rovena Neziri kanë diskutuar mbi përsëritjen e këtij fenomeni brenda pak ditësh, duke pasur në vëmendje një rast të ngjashëm të mëparshëm në Tiranë.

  • VIDEO

    'Bardhi natën me Berishën e ditën me SHBA tani hoqi maskën', Lapardhaja: Doli qartë pozicioni i tij kundër SPAK

    Me shkuarjen dje poshtë ballkonit të Berishës, analisti Namir Lapardhaja në një koment të bërë në emisionin “Sot Live në Shqipëri” thotë se deputeti hoqi maskën dhe zbuloi të vërtetën, se është pro Berishës.

  • VIDEO

    Në burg për tradhti?! Debat në studio /Si do verifikohet tradhtia? Gratë apo burrat tradhtojnë më shumë?

    Nëse tradicionalisht familja në Shqipëri ka qenë  një  institucion i shenjtë  dhe thyerja e besnikërisë është quajtur një problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri në 3 vite burg. Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet” shkruhet specifikisht në draft. Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë, sikurse nuk kanë qenë të pakta rastet kur tradhtitë kanë çuar dhe në ngjarje tragjike.

    Çfarë po ndodh në vendin tonë? A ka pasur një interes kjo në opinionin publik? A ka ngjallë kjo një lloj frike? A quhet tradhtia një vepër penale? A do të implementohet ky projektligj? Kush tradhtojnë më shumë, gratë apo burrat? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Zhaklin Lekatari, themeluese e "Tabu.al", me sipërmarrësen Arba Gramo dhe avokaten Aurora Marku.

  • VIDEO

    Petulla shkopinj, super të buta dhe të shijshme nga zonja Albana

    Petulla shkopinj

    Përbërësit:

    • 200 ml kos
    • 500 gr miell
    • 100 ml ujë afërsisht
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç sodë
    • 1 lç kripë
    • 1 vezë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një enë vendosim 200 ml kos, 1 vezë dhe 100 ml ujë. Shtojmë 1 lugë të vogël kripë, sheqer dhe sodë buke. Në fund shtojmë miellin me kujdes, rreth 450-500 gr dhe formojmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të pushojë vetëm 5 minuta. Pasi brumi pushon pak e hapim me okllai dhe e ndajmë në shirita ose në formën që kemi dëshirë. I skuqim petullat në vaj të nxehur mirë për 3 minuta nga të dyja anët.

  • VIDEO

    Krem spinaqi me bukë të skuqur nga zonja Albana

    Krem spinaqi me bukë të skuqur

    Përbërësit:

    • 1 kg spinaq
    • 2 lugë supe gjalpë
    • 1 qepë të vogël
    • 5 lugë supe vaj ulliri
    • ½ fç tul buke në kubikë
    • 3 lugë supe salcë kosi
    • 1 lugë kafeje miell
    • 2 thelpinj hudhra
    • 1 lugë lëng limoni
    • Piper djegës
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Presim bukën në kubikë sa më të vegjël. E kalojmë në një tigan në 2 lugë gjalpë dhe më pas e veçojmë në një pjatë. Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në lyrën ku skuqim bukën. Me qepën skuqim edhe pak miell. Spinaqin e grijmë në copa të vogla dhe e kaurdisim me qepën dhe hudhrën e shtypur. Hedhim piperin djegës, piperin e zi, arrën moskat, kripën dhe 4 lugë vaj ulliri. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë salcën e kosit dhe lëngun e limonit. Të gjitha bashkë i përziejmë, e provojmë për shijen e kripës dhe e vendosim spinaqin e përgatitur në mes të pjatës. Mbi të vendosim bukën e skuqur dhe pak djathë të grirë. E zbukurojmë me dy gjethe të vogla spinaqi.

  • VIDEO

    Byrek me presh dhe djathë nga zonja Albana

    Byrek me presh dhe djathë

    Përbërësit:

    • 2 gota ujë
    • 5 gota miell
    • 100 gr gjalpë
    • 1 lç vaj
    • 1 lç kripë

    Për mbushjen:

    • 1 kg presh
    • 100 gr djathë
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Kaurdisim preshin e grirë imët me vaj ulliri, më pas shtojmë djathë të grirë, kripë, piper dhe e lëmë të ftohet. Krijojmë brumin e byrekut dhe topat e brumit i kalojmë në vaj. I hapim sa pëllëmba e dorës dhe më pas i bashkojmë dhe hapim petët e mëdha. Shtrojmë në tavë një pjesë të petëve, vendosim mbushjen dhe shtresat e sipërme të petëve. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 6 shkurt 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga Gazment Bardhi i bie në gjunjë Berishës te sëmundja e panjohur e kryeministrit Rama e deri tek përplasje tek Kuvendi opozita bllokon seancën.Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante

  • VIDEO

    Salianji “tradhton” Berishën: Dua SHBA-të, mbështes edhe SPAK-un. Koha për lider të ri! (5 shkurt 2024)

    Deputeti Ervin Salianji i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv teksa ka folur për kaosin e sotëm brenda dhe jashtë Kuvendit nga Rithemelimi, deklaroi se qëllimi kryesor është që të mos lejojnë funksionimin e Parlamentit pasi sipas tij ka rënë parlamentarizmi 

    • VIDEO

      Pse nuk unifikohet opozita? Salianji debat me gazetarin: Ka dy rrugë, radikalizim në parlament ose diversifikim të aksionit

      Dy rrugë ka Rithemelimi për deputetin Ervin Salianji. “Ose radikalizim në parlament ose ta diversikojmë aksionin”, tha ai në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Ndryshe mendon gazetari Arbër Hitaj i cili u shpreh se opozita duhet të kishte një qasje normaliteti me grupin e Lulzim Bashës për hir të kauzës nisur edhe nga rasti i fundit i kërkesës për interpelancë me Ramën për deklaratat e Arben Ahmetajt.

    • VIDEO

      Salianji kundër Berishës dhe Bashës: Zënë karrigen e kryetarit dhe nuk ikin! Partia pronë publike

      Ervin Salianji kërkon një model ndryshe nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha për të cilët tha se nuk lëshojnë karrigen e kryetarit. I ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se partia nuk është pronë private.

       
    • VIDEO

      Salianji i 'numëron gabimet' Bashës: S’kam pasur asnjëherë kontakt me Berishën kur ai ka qenë kryetar partie

      Deputeti Ervin Salianji i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka numëruar ato që i quan gabime të kryetarit të PD Lulzim Basha. 

    • VIDEO

      Kaosi brenda dhe jashtë parlamentit, Salianji: Ka rënë kolona e demokracisë, parlamentarizmi!

      Deputeti Errvin Salianji në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv teksa ka folur për kaosin e sotëm brenda dhe jashtë parlamentit të Rithemelimit, tha se kjo bëhet sepse sipas tij rënë parlamentarizmi 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv