• VIDEO

    Tre kunatat dhunojnë nusen e vëllait, 22-vjeçarja:Burri indiferent,motrat i bënin ligjin në shtëpi (1 shkurt 2024)

    Një dashuri me shikim të parë për 22-vjeçaren nga Laçi nuk do të shkonte ashtu si ajo e kishte menduar. Fejesa me djalin që dashuroi dhe bashkëjetesa me familjen e tij do të sillnin vetëm konflikte në jetën e saj. Agnesa Lushi do të hiqte dorë nga ëndrra për të vazhduar shkollën dhe do të përfudontë në borxhe me bankat…Agnesa nisi një romancë me një djalë ne moshen 18-vjecare, një histori dashurie që shumë shpejt do të kurorëzohej në altar. Çifti i ri nisi bashkëjetesën në familjen e djalit dhe nusja e re nuk do të mirëpritej në shtëpi. Ende në një moshë të re do të përballej vazhdimisht me 3 motrat e bashkëshortit të saj që gjithmonë shkaktonin konflikte. Konflikte që nisnin për gjëra të kota dhe të parëndësisshme sipas Agnesës. Prindërit e djalit nuk ishin dakord qe nusja e tyre te vazhdonte shkollën. Të ndikuar nga mentaliteti i dikurshëm dhe me frikën se nusja mund të tradhëtonte djalin, ata ia prenë në mes ëndrrën për të ndjekur studimet ne degen e Infermierise. Bashkëshorti i saj nuk ishte krah Agnesës, por lejonte prindërit të merrnin vendime për jeten e tyre. Për të qenë sa më larg konflikteve dhe debatet që ishin bërë kryefjala e ditës në shtëpinë e tyre, Agnesa e bind të shoqin të emigrojnë drejt shtetit francez.Në jetë do të sillnin bekimin e tyre të parë, djalin. Bashkëjetesa e çifitit në tokë të huaj do të ishte e qetë dhe më e lumtur. Kërkesa për azil nuk u pranua nga shteti francez dhe familja prej 3 antarësh tashmë do të kthehej në atdhe. Me kthimin në Shqipëri do të riktheheshin konfliktet e vjetra, edhe pse pse u bene serish prinder te nje djali tjeter tjeter… Konflikte qe çuan ne ndarjen e çiftit… Konflikte qe çuan ne debimin e nuses nga shtepia… Gjatë kësaj kohe Agensa i rikthehet shkollës dhe futet në borxhe me bankën per te ndejekur studimet… e ndersa vitet kalonin per hir te 2 fëmijëve vendosen t’i jepnin dashurisë së tyre një mundësi të dytë. Ajo stepet t’i rrefej te shoqit per borxhet me banken me friken se mund te perfundojne ne dyert e gjykates…

  • VIDEO

    Andoni: S’mund të ketë Kod të ri Zgjedhor pa pasur rezultatet e censit të popullsisë! Presidenti tu bëjë thirrje organeve drejtësisë për çështjen e PD

    Duke komentuar mbledhjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, analisti Ben Andoni i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se për të pasur një kod të mirë zgjedhor, duhet që më së pari të bëhen publike rezultatet e censit të popullsisë.

  • VIDEO

    'Paraja po drejton mjekësinë' Mjekët ngrenë alarmin: Të ndryshohet sistemi, doktorët s'mund të punojnë dhe në privat e në shtet njëkojësisht

    Irida 28 vjeçe dhe 3 vjeçari Brian dy humbën jetën në spital privat, aty ku kishin shkuar për një mjekim më të specializuar për të cilin madje kishin paguar dhe mijëra euro. Të ftuar në studion e emisionit "Perballje" mjekët Jakaj, Dollenberg dhe Boçari ngrenë shqetësimin për sistemin ku ndodhet sot mjeku i cili nuk ka mundur të shkëputet nga ethet e parasë duke lënë mënjanë kështu dhe betimin e Hipokratit. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Shkurt 2024 – Receta/Çfarë duhet të dimë për kancerin / Ushtrime për tonifikimin e krahëve të varur

    Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjyveç me qofte dhe Trahana me salcë të kuqe. Ndërsa Turli me mish të grirë në furrë, ishte receta e përgatitur në studion tonë nga një personazh tejet i veçantë, 70 vjeçari Sotir Jaho i apasionuar pas motorave dhe gatimeve të vjetra.

    A ka gjëra që ne i dimë gabim rreth kancerit, pse janë rritur kaq shumë rastet? Kirurgu onkolog që punon në Turqi, Nuriah Ohri, rrëfen eksperiencën e tij të gjatë me pacientët me kancer dhe veçoritë e operacioneve onkologjike. Nga shkaktarët, tek diagnostifikimi, kurimi, kujdesi dhe këshilla tepër të vlefshme marrim në studion e “Rreze Dielli” nga mjeku i njohur Nuriah Ohri, i cili ka kryer studimet e larta dhe specializimin në Universitetin e Ankarasë, universiteti më i mirë dhe më i njohur në Turqi për kirugjinë e përgjithshme dhe onkologjike. Ai ka një eksperiencë të konsoliduar disa vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, obezitetit dhe asaj onkologjike ku ka kryer me mijëra ndërhyrje kirurgjikale në disa nga spitalet më të mira në Turqi në bashkëpunim me profesorët më të njohur turq në këtë fushë.

    Si të tonifikojmë krahët e varura, të paformësuara dhe të shëndosha? Trajnerja e fitnesit Landa Bakalli së bashku me Lavdie Zagori, mësuese e edukimit fizik dhe Lindita Allmuça, bibliografe, demostrojnë në studion e ‘Rreze Dielli’ disa ushtrime në kushte shtëpie. Nuk ka nevojë të shkoni në palestër, këto ushtrime tonifikimi mund të bëhen fare thjeshtë si në shtëpi, ashtu dhe në zyrë, mjaftojnë pak minuta në ditë dhe rezultatin do ta shikoni pas pak kohësh.

  • VIDEO

    Sindikata e Mësuesve: Paga 950 euro show, nuk na mjafton! Trajnimi nuk i përfshin të gjithë mësuesit

  • VIDEO

    Krahë të shëndosha dhe të varura? Bëni këto ushtrime të thjeshta tonifikimi në shtëpi

    Si të tonifikojmë krahët e varura, të paformësuara dhe të shëndosha? Trajnerja e fitnesit Landa Bakalli së bashku me Lavdie Zagori, mësuese e edukimit fizik dhe Lindita Allmuça, bibliografe, demostrojnë në studion e ‘Rreze Dielli’ disa ushtrime në kushte shtëpie. Nuk ka nevojë të shkoni në palestër, këto ushtrime tonifikimi mund të bëhen fare thjeshtë si në shtëpi, ashtu dhe në zyrë, mjaftojnë pak minuta në ditë dhe rezultatin do ta shikoni pas pak kohësh.  

  • VIDEO

    A ka gjëra që ne i dimë gabim rreth kancerit? Pyesim kirurgun onkolog në Turqi

    A ka gjëra që ne i dimë gabim rreth kancerit, pse janë rritur kaq shumë rastet? Kirurgu onkolog që punon në Turqi, Nuriah Ohri, rrëfen eksperiencën e tij të gjatë me pacientët me kancer dhe veçoritë e operacioneve onkologjike

    Nga shkaktarët, tek diagnostifikimi, kurimi, kujdesi dhe këshilla tepër të vlefshme marrim në studion e “Rreze Dielli” nga mjeku i njohur Nuriah Ohri, i cili ka kryer studimet e larta dhe specializimin në Universitetin e Ankarasë, universiteti më i mirë dhe më i njohur në Turqi për kirugjinë e përgjithshme dhe onkologjike. Ai ka një eksperiencë të konsoliduar disa vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, obezitetit dhe asaj onkologjike ku ka kryer me mijëra ndërhyrje kirurgjikale në disa nga spitalet më të mira në Turqi në bashkëpunim me profesorët më të njohur turq në këtë fushë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 1 shkurt 2024

  • VIDEO

    Gjyveç me qofte nga zonja Albana

    Gjyveç me qofte

    Përbërësit:

    Për qoftet:

    • 600 gr mish i grirë
    • 1 kokërr qepë
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 50 gr djathë i grirë
    • Majdanoz, nenexhik
    • Kripë, piper
    • Vaj për skuqje

    Për gjyveçin:

    • 2 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 shkop kanelle
    • 2 lgj salcë domate
    • 1 lk sheqer
    • 500 gr makarona
    • 500 ml ujë
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Të gjithë përbërësit për qoftet i vendosim në një enë. Bëjmë brumin, krijojmë qoftet sa një kokërr arre dhe i skuqim në vaj. Largojmë qoftet dhe në po atë yndyrë skuqim qepën e grirë, hudhrën dhe makaronat. Më pas shtojmë salcën e domates, sheqerin, erëzat dhe masën e ujit. Pasi gjyveçi të jetë gatuar, vendosim qoftet dhe i lëmë për 5 minuta me kapak të mbyllur.

  • VIDEO

    Trahana me salcë të kuqe nga zonja Albana

    Trahana me salcë të kuqe

    Përbërësit:

    • 6 lgj trahana
    • 100 ml qumësht
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 spec i kuq
    • 2-3 lgj salcë domate
    • Domate të freskëta
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq
    • Bukë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Vendosim domatet dhe specin e kuq të marinuar në furrë për 10 minuta në temeparturën 200 gradë Celsius. Ndërkohë trahananë e tresim në pak ujë me qumësht. Vendosim rreth 800 ml ujë në një tenxhere të vlojë dhe më pas shtojmë masën e trahanasë. Në frulator kalojmë salcën e domates bashkë me specin dhe domatet e pjekura. E shtojmë tek supa me trahana, e lëmë të marrë valë për pak minuta dhe në fund rregullojmë shijen me kripë e piper. Bukën e prerë në kubikë e kalojmë në një tigan dhe e shtojmë tek trahanaja.

  • VIDEO

    Turli me perime dhe mish të grirë në furrë nga Sotir Jaho, i apasionuar pas gatimeve të vjetra

    Turli me mish të grirë në furrë

    Përbërësit:

    • 200 gr mish të grirë
    • 2 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 patëllxhanë
    • 2 kunguj
    • 2 patate
    • 2 domate
    • 1 fç oriz
    • Kripë, piper
    • Nenexhik, rigon

    Përgatitja:

    Qepët e grira imët i kaurdisim mirë së bashku me hudhrat, më pas shtojmë patatet, patëllxhanët dhe kungujt të prerë në kubikë të vegjël. I skuqim për disa minuta dhe më pas shtojmë mishin e grirë. Vijojmë me kaurdisjen për 5-6 minuta duke shtuar më pas domatet e grira në rende, orizin dhe erëzat. Hedhim pak ujë të ngrohtë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin në një tavë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Esencë/ Ja si e pyllëzuam Shqipërinë me duart tona përpara viteve 90!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv