• VIDEO

    Poli Hoxha zbulon prapaskenat: Çfarë i ndodhi Gaz Bardhit në SHBA që shkoi te Berisha

    Për herë të parë Gazment Bardhi i është bashkuar protestës së Rithemelimit duke shkuar poshtë shtëpisë së Sali Berishës ku ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishte gazetari Poli Hoxha i cili tha se Bardhi me këtë vendim është pozicionuar

  • VIDEO

    -Zhdukja e fushë-krujësit, shokon e motra: shokët erdhën të plagosur, për vëllain na thanë… (5 shkurt 2024)

    Vladimir Miri rezulton i humbur tashmë prej 30 vitesh. I riu nga Fushë-Kruja më datë 2 mars 1994, asokohe vetëm 22 vjeç, vendosë që të emigrojë në shtetin fqinj të Greqisë si shumë shqiptarë të tjerë. Ditën e largimit, nëna e tij ndodhej në punë, ndërsa Vladimiri lë disa të holla në Teqenë e Krujës dhe njofton të afërmit se kishte marrë vendimin për t’u larguar. Pasi mbërriti në Selanik ai njofton familjen dhe i vë në dijeni se kishte filluar punë në një hotel në pronësi të dy vëllezërve grekë. Gjatë kohës që Vladimiri ndodhej në Shqipëri, ishte fejuar me mblesëri me një vajzë nga Kukësi dhe në shtator po të vitit 1994 ata do të martoheshin. Qëllimi i emigrimit të Vladimirit ishte të siguronte të ardhura për familjen e tij dhe ditën e dasmës, mirëpo i riu nga Fushë-Kruja nuk u kthye më kurrë në vendlindje. Më datë 9 shtator në familjen Miri mbërrin një letër që mbante në fund emrin e Vladimirit, ku thuhej se shtëpia duhej bërë gati për dasmën dhe se ai vetë i dërgonte të fala njerëzve të tij dhe të së fejuarës. Për familjen këtu nisën dyshimet e para, pasi shkrimi në atë letër nuk ishte i djalit të tyre. Dita e caktuar për dasmën kaloi dhe Vladimiri nuk u bë i gjallë, ndërsa prindërit e tij asokohe u kërcënuan me jetë, për shkak të prishjes së fejesës. Përgjatë 30 viteve kjo familje ka jetuar me brengë në zemër, me shpresën e madhe se një ditë Vladimiri do të shfaqet në derën që gjithnjë rri e hapur për të… Nëna e tij dhe motra jetojnë me dhimbje në shpirt; stresi dhe ankthi u janë bërë shokë. Çdo datëlindje e Vladimirit kalohet në errësirë dhe në heshtje, ku e vetmja dritë është një lutje për kthimin e tij në shtëpi.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Shkurt 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla /'Top akulli' bima me vlera të mëdha

    Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu tradicionale dhe Supë me lëpjetë dhe me kos.  

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 5-11 shkurt për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Me Hënën në Shigjetar do të kemi shumë ndryshime dhe vendime të rëndësishme, është një javë me ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat. Kujdes me komunikimin, ruhuni nga grindjet!

    Në “Bima dhe Shëndeti” flasim për një bimë shumë të veçantë "top akulli”, që ndoshta e kemi në oborrin e shtëpisë, por vlerat dhe dobitë nuk ia dimë. Në vendin tonë kjo bimë njihet me disa emra që janë krahinore, në zonën e Shkodrës njihet si gjethja e babanikut, ndërsa zona e jugut e njeh si bari i veshit, duke qenë se xheli që mban gjethja e kësaj bime kur shtypet qetëson dhimbjen e veshit. Në latinisht përkthehet bima e përjetësisë për shkak të jetëgjatësisë që kjo bimë ka në rritjen e saj si dhe për vlerat e mëdha shëndetësore, duke qenë se xheli që ndodhet në brendësi të gjethes përmban acide organike dhe flavonole duke bërë që të ketë veti të fuqishme antibakteriale dhe jo vetëm. Në studion e “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore tregon si të përdorim këtë bimë në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore.

  • VIDEO

    Projektligji i rikthimit të basteve, Fidel Ylli: Më mirë sesa të jenë në ‘të zezë’! Shyti: I nevojshëm, por problem do jetë kalimi në legalitet! Gupi: Ka dështuar shteti

    Projektligji për hajen e basteve online ka shkaktuar debate ditën e sotme në emisionin “Përballje” me gazetaren Rovena Neziri në Report Tv.

  • VIDEO

    Këtë bimë e gjeni kudo! Ilaç përmbi 30 sëmundje, Ylli Merja: Ja si t'a përdorni

    Flasim për një bimë shumë të veçantë "top akulli”, që ndoshta e kemi në oborrin e shtëpisë, por vlerat dhe dobitë nuk ia dimë. Në vendin tonë kjo bimë njihet me disa emra që janë krahinore, në zonën e Shkodrës njihet si gjethja e babanikut, ndërsa zona e jugut e njeh si bari i veshit, duke qenë se xheli që mban gjethja e kësaj bime kur shtypet qetëson dhimbjen e veshit. Në latinisht përkthehet bima e përjetësisë për shkak të jetëgjatësisë që kjo bimë ka në rritjen e saj si dhe për vlerat e mëdha shëndetësore, duke qenë se xheli që ndodhet në brendësi të gjethes përmban acide organike dhe flavonole duke bërë që kjo bimë të ketë veti të fuqishme antibakteriale dhe jo vetëm. Në studion e “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore tregon si të përdorim këtë bimë në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore.

  • VIDEO

    Grupi Bardhi-Berisha vijon bllokimin e Kuvendit, gazetari Kikia: Kjo axhendë s’u ka sjellë asnjë ndryshim! Palët në luftë se kush do zërë vendin e dytë

    Gazetari Mentor Kikia ka komentuar në Report Tv skenarin e grupit Berisha-Bardhi për bllokimin e seancave plenare. Kikia thotë se ky skenar nuk u ka sjellë asnjë lloj ndryshimi, pasi nuk janë plotësuar asnjë nga kërkesat e opozitës.

  • VIDEO

    Tava e dheut tradicionale, ja receta origjinale nga zonja Albana

    Tavë dheu tradicionale

    Përbërësit:

    • 500 gr mëlçi
    • 250 gr gjizë
    • 2 filxhanë yndyrë
    • 1 lugë miell
    • 1 spec i kuq
    • 1 kokërr qepë
    • 3 thelpinj hudhre
    • Spec djegës
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Marrim mëlçitë e lara dhe të prera në kubikë dhe i skuqim në pak yndyrë. Shtojmë hudhrën dhe pas skuqjes i vendosim në pjatë. Tek yndyra skuqim qepën, specin e kuq, më pas shtojmë miellin dhe vijojmë me kaurdisjen. Hedhim pak lëng mishi duke e trazuar që të mos formohen kokrriza. Shtojmë gjizën, mëlçitë, specin djegës dhe e kalojmë gatimin në tavë dheu të nxehtë. E vendosim tavën në furrë derisa të marrë ngjyrë dhe yndyra të dalë sipër.

  • VIDEO

    Supë me lëpjetë dhe me kos, shumë shije dhe plot vlera nga zonja Albana

    Supë me lëpjetë dhe me kos

    Përbërësit:

    • 500 gr mish
    • 300 gr lëpjetë
    • 4-5 lugë vaj
    • 1 lugë gjalpë
    • 1 qepë e vogël
    • 250 ml kos
    • Kripë, piper
    • Majdanoz, mendër

    Përgatitja:

    Ndajmë mishin në racione, e marinojmë me pak kripë dhe e skuqim me 4-5 lugë vaj. Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë tek mishi. E trazojmë me lugë druri dhe e skuqim në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të bëhet transparente e të tretet. Më pas hedhim një lugë ujë që të mos e lëmë të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë piperin e zi, 500-600 ml ujë dhe e lëmë në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, pasi kemi larë mirë lëpjetat dhe i kemi kulluar, i presim në copa të mëdha dhe në valën e fundit të gjellës i hedhim te mishi, i lëmë 7-8 minuta. Shtojmë kosin, të cilin e kemi rrahur pak me pirun, majdanozin e grirë, mendrën, gjalpin e tretur dhe e heqim nga zjarri. E provojmë për shijen e kripës dhe e shërbejmë supën e ngrohtë.

  • VIDEO

    Kujdes komunikimin! Ruhuni nga grindjet ju të shenjës... Horoskopi javor 5-11 shkurt nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 5-11 shkurt 2024 për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë, në varësi të pozicionimit dhe ndikimit planetar.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 5 shkurt 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga Itali-Shqipëri gati marrëveshja për njohjen e pensioneve te opozita sot protestë para Kuvendit e deri tek Shqipëria dhe lufta pranë saj,sa e mundur është?

  • VIDEO

    Një kooperativë private ullinjsh në Trevllazër (4 shkurt 2024)

     

    Fshati Trevllazër në rrethinat e qytetit të Vlorës me një kooperativë private me mbi 180 mijë rrënjë ullinj. Ekonomia e familjeve në Trevllazër, kultivimi, vjelja e ullinjve, nxjerrja e arit të gjelbërt - vajit të ullirit, tregu I brendshëm dhe eksporti I vajit. Flasin Para kameras fermeri 42 vjeçar Taulant Myrtaj, babai I tij Festimi 70 vjeçar si I zoti I tokës dhe doktorja e shkencave Aulona Veizi. Ndiqni reportazhin “Një kooperativë private ullinjsh në Trevllazër” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

     

  • VIDEO

    Kooperativa dhe prodhimi i ullinjve

    Taulant Myrtaj, fermeri 42 vjecar edhe si antar I kooperativës private të ullinjve, rrëfen përvojën e një vit inga prodhimi I ullinjve, nga nxjerrja e vajit dhe raportet me tregun brenda dhe jasht vendit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv