-
VIDEO
Zbulohet pse Gaz Bardhi shkoi te rrugica e Berishës, pas takimit me Escobar. Blinken vjen në Tiranë (6 shkurt 2024)
Ish bashkëkryetari i KQZ, Fatos Klosi në Repolitix me Denis Mingën në Report TV ka folur për Reformën Zgjedhore dhe propozimet kyçe të PD.
“Në të gjitha reformat që janë bërë janë bërë pak kohë para zgjedhjeve dhe me ngut sepse asnjëherë s’janë marrë vesh. Duket sikur kodi zgjedhor nuk influencon në zgjedhje por edhe influencon.”
Edhe pse Rama sipas Klosit nuk e do reformën ai mund të pranojë që të realizohet për të çuar përpara demokracinë.
-
VIDEO
Fatos Klosi: Saliu vrau 4 njerëz për të treguar që 'jam zot i këtij vendi'
PD zyrtarë është e prerë në vendimin e saj për të mos pasur asnjë bashkim me Rithemelimin. Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi i ftuar në Repolitix në Report Tv tha se PD nuk bashkohet me një të shpallur non grata referuar këtu Berishës, por përjashtoi bashkim dhe me të gjithë ata që e mbështesin ish kryeministrin.
-
VIDEO
'4 me 0 për PS-në në 2025 në Gjirokastër', Kthupi i PD i përgjigjet Kumbaros: Ke humbur 3 mijë vota në 2021
Ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro nga një takim në Gjirokastër tha se PS në zgjedhjet e 2025 do të fitojë 4 mandate. Në emisionin Repolitix në Report tv i ka dhënë një përgjigje sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Fatos Klosi: Listat e hapura nuk bëhen, kërkesa 1 Zonë Kombëtare Zgjedhore e padrejtë
Ish bashkëkryetari i KQZ, Fatos Klosi në Repolitix me Denis Mingën në Report TV ka folur për Reformën Zgjedhore dhe propozimet kyçe të PD.
-
VIDEO
Komisioni i Reformës Zgjedhore, Rezart Kthupi: Parlamenti e ndryshon Kodin edhe pa konsensus
Reforma zgjedhore duhet bërë patjetër sipas sekretarit për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi. I ftuar në Repolitix në Report Tv Kthupi u shpreh se sistemi duhet ndryshuar sepse ka probleme.
-
VIDEO
Avokat Çaça: Rama nuk ka frikë nga listat e hapura, një zonë zgjedhore nuk i intereson PS-së
Për avokatin Përparim Çaca propozimi i Partisë Demokratike për një zonë zgjedhore sa i përket Refomës Zgjedhore, nuk i intereson Partisë Socialiste. Në emisionin Repolitix në Report tv, Çaça u shpreh se kryeministri Rama nuk ka frikë nga listat e hapura.
-
VIDEO
Azgan Haklaj: Në 2021 Bashës iu grabit karrigia e Kryeministrit! Bllokimi i komisionit të Zgjedhores i kalkuluar nga trekëndëshi i Bermudës
Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj në Repolitix në Report Tv tha se bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore është bërë me skenar të atij që e quan "trekëndëshi i bermudës" duke iu referuar këtu Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
-
VIDEO
A do të bëhet Shqipëria (6 shkurt 2024)
Drejtuesi i lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ Adriatik Lapaj ka treguar se kush e financon aktivitetin e tyre. Në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Lapaj tha se që nga mesi i muajit dhjetor lëvizja vetëfinancohet nga vetë qytetarët të cilët kontribuojnë në faqen e lëvizjes në web.
-
VIDEO
Bianka De Korvin/ Kontesha austriake që u torturua deri në çmendi nga Sigurimi (6 shkurt 2024)
Në Tiranën e viti 1942 do të binte në sy një çift mjaft I bukur, të spomartuar. Bianka de Korvin dhe Adem Balliçi. Ai ishte një financier shqiptar, i shkolluar në Austri dhe i përfshirë në qarqet elitare të Austrisë dhe Italisë së asaj periudhe, ndërs ajo ishte një grua sharmante, konteshë austro-hungareze, me profesion gazetare. Ishin njohur dhe dashuruar gjatë pushimeve në Itali dhe menjëherë ishin martuar dhe kishin vendosur ta vijonin jetën në Shqipëri. Por vetëm 4 vite lumturi do të kishin në jetën e tyre. Shqipëria nën regjimin komunist do të kthehej në një ferr për ta që në vitin 1946, kur do të arrestohej befas Bianka. Dita e arrestimti të tyre do të shkatërronte nga themlet jetën e bukur që ata kishin ndërtuar së bashku. Bianka do të provonte në trupin e saj torturat më çnjerëzore që mund ti bëheshin një gruaje, dëshmitë mbi torturat e saj janë të rënda…aq sa imagjinata e gjithkujt që i dëgjon do të ishte sërish shumë larg atyre çka ajo përjetoi në atë ferr… më pranë realitetit mund të ketë qene vetëm Ademi, i cili pas daljes së saj nga burgu, do të dëgjonte makthet e saj në gjumë apo do të shihte hartën e plagëve të pafund në gjithë trupin e saj….Ishin njohur në ditë të bukura, plot passion e ëndrra dhe po jetonin stinën e acartë në ferrin komunist….
-
VIDEO
Shpëtim Idrizi: Reforma zgjedhore, e vonuar! Produkti duhet me konsensus! PDIU mbështet propozimin për lista të hapura
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi e mirëpret mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore, por e konsideron të vonuar. Në “Studio Live” në Report Tv tha se PDIU mbështet propozimet e PD.
“Jo që po humbim shumë kohë e me gjet se kush është bashkëkryetar. Ne jemi shumë të vonuar me komisionin e Reformës Zgjedhore, ka dy vjet që është ngritur e nuk funksionon. Në komision kemi detyrim të madh që të mbartim për zgjedhjet e ardhshme dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese: Një për listat e hapura që ka të bëjë me herësin, e dyta për votimin e emigrantëve. Kemi dy palë raporte të OSBE-ODIHR.
PDIU do mbështesë, reforma zgjedhore janë diskutimet dhe dakordësitë, por reforma votohet në parlament. PDIU do që të mbartet vendimin i Gjykatës Kushtetuese për lista të hapura dhe heqjen e herësit për votimin e emigrantëve dhe për një zonë zgjedhore. Shqipëria s’ka pse të mbajë modelin spanjoll me 12 qarqe. Produkti jonë duhet të jetë produkt i konsensusit, jo vetëm mes dy partive”.
-
VIDEO
Zhdukja e Maradona Ibrahimit/Shokon e ëma: I blija dr*gën djalit të mos vidhte (6 shkurt 2024)
Emisioni ''Pa gjurmë'' vijon ende kërkimet për te rene ne gjurmet e Maradona Ibrahimit, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019. Atë ditë i riu po kthehej nga spitali i Tiranës bashkë me nënën, ndërsa nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin, pas krizave nervore që kishte pësuar. Ishte ajo ditë e zezë kur nënë e bir do të ndaheshin përgjithnjë nga njëri tjetri në Urën e Lumit në Gjirokastër.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Shkurt 2024 – Receta/ Në burg për tradhti?! Debat në studio...
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me presh dhe djathë / Krem spinaqi me bukë të skuqur / Petulla me kos.
Kush tradhton përfundon në burg?! Si t'i kuptojmë ndryshimet në kodin penal? Nëse tradicionalisht familja në Shqipëri ka qenë një institucion i shenjtë dhe thyerja e besnikërisë është quajtur një problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri në 3 vite burg. Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet” shkruhet specifikisht në draft. Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë, sikurse nuk kanë qenë të pakta rastet kur tradhtitë kanë çuar dhe në ngjarje tragjike. Çfarë po ndodh në vendin tonë? A ka pasur një interes kjo në opinionin publik? A ka ngjallë kjo një lloj frike? A quhet tradhtia një vepër penale? A do të implementohet ky projektligj? Kush tradhtojnë më shumë, gratë apo burrat? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Zhaklin Lekatari, themeluese e "Tabu.al", me sipërmarrësen Arba Gramo dhe avokaten Aurora Marku.