Çështjet e shëndetit mendor tek adoleshentët janë më të zakonshme nga sa mendojnë njerëzit dhe për fat të mirë, shumica e tyre janë shumë të shërueshme. Rreth 10-20% e adoleshentëve në nivel global përjetojnë gjendje të shëndetit mendor, por shumë prej tyre mbeten të nën -diagnostikuar dhe të pa trajtuar. Mos adresimi i kushteve të shëndetit mendor të adoleshentëve ndikon në jetën e mëvonshme, duke dëmtuar shëndetin fizik dhe mendor dhe duke kufizuar mundësitë për të bërë jetë të kënaqshme si të rritur.
Në studion e “Rreze Dielli” diskutojmë me aktivisten Edlira Çepani, psikologen Valbona Mickley, njëkohësisht mama e 3 fëmijëve adoleshentë dhe Neli Demi, mjek psikiatër, të cilët na tregojnë faktorët ndikues që mund të çojnë në një çrregullim mendor, si duhet të bashkëveprojmë me fëmijët dhe kryesisht adoleshentët. Cilat janë ato shenja dhe simptoma që shfaqin adoleshentët, të cilat duhet të na shqetësojnë.