Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rizoto me kungull dhe gorgonzola / Petanik me djathë / Mish me lakër.
Rreth 10-20% e adoleshentëve në nivel global përjetojnë gjendje të shëndetit mendor, por shumë prej tyre mbeten të nën -diagnostikuar dhe të pa trajtuar. Mos adresimi i kushteve të shëndetit mendor të adoleshentëve ndikon në jetën e mëvonshme, duke dëmtuar shëndetin fizik dhe mendor dhe duke kufizuar mundësitë për të bërë jetë të kënaqshme si të rritur. Në studion e “Rreze Dielli” diskutojmë me aktivisten Edlira Çepani, psikologen Bona Miekley, njëkohësisht mama e 3 fëmijëve adoleshentë dhe Neli Demi, mjek psikiatër, të cilët na tregojnë faktorët ndikues që mund të çojnë në një çrregullim mendor, cilat janë gabimet më të mëdha që bëjnë prindërit, si duhet të bashkëveprojmë me fëmijët dhe kryesisht adoleshentët. Cilat janë ato shenja dhe simptoma që shfaqin adoleshentët, të cilat duhet të na shqetësojnë.