Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Janar 2024 – Receta/ Horoskopi mujor, Janar / Sherebela, efektet kurative

8 Janar, 16:19 | Përditesimi i fundit: 2024-01-08 16:20:22

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek i ëmbël me oriz / Petulla me hirrë dhe raki.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Janar për 12 shenjat e zodiakut. ”Muaji Janar është muaj i shumë vendimeve dhe çështjeve të rëndësishme” tha Jorgo, duke paralajmëruar se do të ketë shumë zhvillime në fushën e yjeve, duke shtuar se me Hënën e re në Bricjap ka shumë lëvizje të gjërave, veçanërisht pas datës 11 janar.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, me specialistin e bimëve mjekësore ndalemi në një nga bimët shqiptare më të kërkuara sot në botë. Sherebela shqiptare, është një nga bimët mjekësore që ka eksportin më të madh sot në tregun botëror. Ajo kultivohet në Shqipëri, si një bimë me vlera të larta mjekësore, por edhe si garantuese për ekonomimë e shumë familjeve. Specialisti Merja thekson se sherebela është një nga bimët më të mrekullueshme që na ka falur natyra, që në antikitet kjo bimë është e njohur për vetitë e saj kurative. “Sa më e përhimtë të jetë gjethja e sherebelës, aq më i lartë është përqëndrimi i vajit esencial të saj. Sherebela përdoret për problemet e tretjes, gastritit, pastron mëlçinë, ndihmon zemrën, shton pulsin, rrit tensionin, është aleati më i mirë i zonjave përgjatë menopauzës…” rradhit Merja efektet e kësaj bime duke shtuar se ajo rizgjon organizmin duke larguar lodhjen trupore. Të tjera efekte magjike që ka kjo bimë, e cila përdoret gjerësisht dhe në maska kozmetike bio për kujdesin ndaj lëkurës i diskutojmë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe disa receptura dhe receta tepër efikase në kurimin e një sërë problematikash shëndetësore.