Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me djathë dhe beshamel / Supë me presh dhe patate / Sallatë me panxhar.
Në studion e “Rreze Dielli” flasim me ekspertin e punësimit, Erald Pashaj në lidhje me rritjen e pagave përgjatë vitit 2024 si dhe për profesionet të cilat do të jenë më të kërkuara dhe më të mirëpaguara. “Rritja e pagave do të vijojë, por ajo duhet të jetë e kujdesshme dhe graduale që mos të shkaktojë inflacion spekulativ, por të rrisë produktivitetin, cilësinë dhe aftësinë e punëdhënësve dhe punëmarrësve për të konkuruar në tregje më të gjera se Shqipëria” shprehet Pashaj. Pashaj tregon pozicionet dhe profesionet të cilat pritet të jenë më të kërkuara përgjatë vitit 2024, aty ku tregu i punës ka sigurisht më nevojë duke filluar nga turizimi, ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe specialistë në fusha të ndryshme, të cilat i analizojmë në studion e “Rreze Dielli”.
Viti 2024 do na sjellë konfigurime të reja për çiftet martesore apo lidhjet dashurore. Por cilat nga çiftet do "shkëlqejnë" për këtë vit? Në studion e “Rreze Dielli” me astrologun, numerologun dhe ekspertin e shkencave okulte Jofiel Koço tregojmë dhe analizojmë kombinimet më perfekte dhe çiftet që do të favorizohen më shumë përgjatë vitit 2024. Gjithashtu ndalemi dhe në kombinimet që do të jenë në një “kohë gri” si dhe ato çifte apo lidhje më në "krizë" dhe që duhet të tregojnë më shumë kujdes përgjatë këtij viti.