Kujdes, jo të gjitha ritualet e fundvitit janë fatsjellëse! Flet teologu Miron Çako

13 Dhjetor 2023, 12:30

Jemi në muajin e fundit të vitit, afër festave dhe sidomos në natën e ndërrimit të viteve ka disa rituale të cilat ne si popull herë i zbatojmë e herë jo. Cilat janë disa nga ritualet më të rëndësishme dhe kuptimi i tyre, si kanë lindur ato, por dhe cilat janë disa nga bestytnitë më të njohura, sa të vërteta janë apo çfarë legjendash fshihen pas tyre, i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me teologun e njohur Miron Çako.

Çfarë simbolizon pema e Vitit të Ri, po dekoret si kanë ndryshuar ndër shekuj nga mollët e degët natyrale tek topat shumëngjyrëshe. Simbolikat e ushqimeve të ndryshme si thjerrëzat, shegët, rrushi, e shumë të tjera, çfarë mendon teologu për këto, a sjellin me të vërtetë fat? Gjithashtu ndalemi dhe në simbolika si patkojt e kalit, hudhra në xhep apo hudhrat e varura, çelësat, simboli i paqes, etj. Teologu ndalet dhe në përçimin e energjisë negative, në mallkimin, në mësyshjen e magjitë… A ekziston vërtetë magjia? A mund të kuptojmë kur na kanë bërë magji?