Trahanik nga zonja Albana

13 Dhjetor 2023, 12:07

Trahanik

Përbërësit:

  • 2 fç trahana qumështi
  • 2 fç qumësht
  • 2 fç ujë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 e verdhë veze
  • 200 gr djathë të bardhë
  • 1 lç sodë
  • 1 lç kripë
  • 2 ls gjalpë
  • Pak vaj

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim ujin, qumështin, kripën, gjalpin dhe e vëmë në zjarr që të ngrohet. Kur fillon të ngrohet, e largojmë nga zjarri dhe hedhim aty trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzierë mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. E hedhim masën e lëngshme në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe vaj. E vendosim në furrë për ta pjekur në 180 gradë për 45-50 minuta. Pasi të ftohet e presim në copa katrore dhe e shërbejmë me kos.