• VIDEO

    ‘Lulëkuqet mbi mure’, flet aktori që luan ‘Sulon’: Pasi doli filmi kudo më thërrisnin Sulo…Sulo

    Krenar Arifi është aktori që ka luajtur personazhin "Sulo" te filmi "Lulëkuqet mbi mure" i realizuar 47 vite më parë dhe me regji të Dhimitër Anagnostit. Në Studio Live ai tregon detaje nga realizimi i filmit, por edhe emocionet nga ripunimi i tij teksa u soll te publiku në cilësinë 4K

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 dhjetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Greqia tek socialistët mesazhet e Edi Ramës në Kongres te letër Argitës e deri tek emigracioni në shifra dramatike.

  • VIDEO

    Kongresi, a po e projekton PS qeverisjen deri në 2030? (9 dhjetor 2023)

    Nga Kongresi i PS kryeministri Edi Rama teksa foli për reformën në drejtësi tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV deklaroi se reforma në drejtësi është strukturuar dhe ndërtuar nga SHBA, kurse Partia Socialiste sipas tij zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.

  • VIDEO

    Blendi Fevziu: 3 misteret e 8 dhjetorit 1990, Esencë-Report Tv (8 dhjetor 2023)

    #esencëreporttv #esencë #esencëngaeljantanini #eljantanini #reporttv #histori #nostalgji #blendifevziu #reporttv #eljantanini #esencë #esencëreporttv #8dhjetor1990 #lëvizjastudentore Ne këtë sëzon të dytë rivjen në ekranin e Report Tv emisioni Esencë, që do të prezantohet nga gazetari Eljan Tanini. Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv. Fevziu rrëfen dhe dëshmon 8 dhjetorin 1990, gjithashtu tregon angazhimin studentor për 8 dhjetorin 1990 si një ndër lëvizjet më të rëndësishme në Shqipëri. Nese keni një histori të bukur apo të veçantë për të treguar me nostalgji, apo doni të rrëfeni kontributin tuaj në çdo fushë për Shqipërinë dhe shqiptarët studio e ‘Esencë’ në Report Tv ju mirëpret! Na shkruani në whatssapp në numrin e telefonit 0693508323.

  • VIDEO

    Poli Hoxha: Ja çfarë ka në dorë Rama për çështjen Beleri! Ka një pikë ku mund të godasë Greqia

    Gazetari Poli Hoxha i ftuar në “Pa Protokoll” në Report Tv u ndal te pikat ku mund të kapet Greqia me qeverinë shqiptare sa i përket çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për shit-blerje votash.

     
  • VIDEO

    Greqia kërcënon me veto, Tafani: Qëndrimi i Ramës parimor, problemi te fakti që Beleri nuk lejohet të betohet

    Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Greqisë e cila kërcënon me veto për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, për analistin Endri Tafani është parimor. Në studion e emisionit "Pa Protokoll" në Report Tv, Tafani tha se problemi në këtë çështje qëndron te fakti se kryebashkiaku i Zgjedhur i Himarës Fredi Beleri nuk lejohet që të betohet.

     
  • VIDEO

    Reforma në Drejtësi, avokat Ngjela: Është strukturuar dhe ndërtuar nga Washingtoni! Socialistët zgjodhën të mos prisheshin me Amerikën

    Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV deklaroi se reforma në drejtësi është strukturuar dhe ndërtuar nga SHBA, kurse Partia Socialiste sipas tij zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.

  • VIDEO

    Ish-studentët e Dhjetorit, Bejko: PD s’u krijua nga Berisha, kërkon të monopolizojë historinë! Cura: Opozita do udhëheqës të ri që është në rregull me boshtin BE-SHBA

    Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, datë e cila përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990, që shënuan tronditjen e parë të diktaturës

  • VIDEO

    Koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela! Report TV siguron foton! Nga oficer i forcave speciale, në ‘baron droge’

    Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ai u shpall në kërkim nga Spak në 9 Tetor, në kuadër të “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Dhjetor 2023 – Receta/ Testi ‘PISA’ /Bëje vetë, dekor festiv / Vajza me nanizëm

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër e mbushur me qofte me mish të grirë dhe oriz / Qofte me presh dhe nenexhik në salcë kosi / Bukë e skuqur me vezë.

      Rezultatet e testit “PISA 2022” e renditën Shqipërinë dhe Kosovën në vendin e fundit duke shënuar performancën më të dobët të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë. Në studion e “Rreze Dielli”, ekspertja e arsimit Sanie Korini, tha se ky rezultat është neglizhencë e nxënësve dhe mësuesve, ndaj duhet marrë masa që testin e rradhës të rrisin nivelin e performancës. Por realisht sa të përgatitur janë nxënësit shqiptarë për këto testime? Ajo shpjegoi gjithashtu se si ka ndikuar kurrikula e re në sistemin tonë arsimor dhe cilat janë rrugët që duhet të ndiqen për rregullimin e situatës. Po ashtu edhe Kosova ka një rënie të dukshme në testin PISA 2022.

      Mos shpenzoni për dekorin e shtëpisë, ja disa ide të thjeshta! Rubrika "Bëje Vetë" solli tre ide praktike për realizimin e dekoreve festive në kushte shtëpie, pa shpenzime të tepërta. Në realizimin e parë me Klaudia Ismaili, treguam si të krijojmë një kurorë zbukuruese që mund të vendoset tek dera e shtëpisë, për të cilën na duhet një bikerinë vezësh e lyer me ngjyrë jeshile, ngjitës, një fjongo dhe topa me ngjyra. Gjithashtu sollëm dhe disa ide tepër origjinale nga dekorimi i kavanozëve deri tek qirinjtë zbukurues me rozmarinë…

      Ardonita Sabedini, një vajzë shtatshkurtër me nanizëm nga Kosova tregoi në emisionin “Rreze Dielli” vështirësitë dhe paragjykimet e njerëzve vetëm pse ajo ishte më e shkurtër se të tjerët, por dhe forcën e brendshme për t’ia dalë në jetë, madje në vitin 2016 ajo është shpallur maturantja më e mirë e vitit në Kosovë dhe në Shqipëri. Ardonita tha se ndeshte shpesh komente si "ti s’do rritesh kurrë". Por sot, Ardonita është duke realizuar ëndrrën e saj të madhe, për t’u bërë stiliste, duke krijuar fustane festive e duke veshur shoqet dhe shokët e saj shtatshkurtër, madje ka stiluar veshje dhe për shumë vajza që janë imazhe publike në Kosovë.

    • VIDEO

      Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide

      Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV Ceka bën një paralelizëm mes Shqipërisë bardh e zi e kohës gri të para 1990, asaj Shqipërie për të cilën protestuan  dhe ëndërruan dhe ku është sot.

    • VIDEO

      'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Carmen’, katër net në Opera! Festivali ‘Hapat’, për dashamirësit e e teatrit, shfaqje tek ‘Artet’ dhe në ArTurbina, hyrja e lirë

      Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv