-
VIDEO
Shaqir Gjoçaj: 17 vjeç i burgosur në kampet e shfarosjes (21 nëntor 2023)
"Dosja K" sjell historinë e Shaqir Gjoçajt, i arrestuar së bashku me 3 familjarë të tij, pas një tentative të dështuar për t'u arratisur nga Shqipëria në vitin 1953. Presionet e Sigurimit të Shtetit, hetuesia dhe kalvari i vështirë në kampet-burgje të diktaturës... Ishte shkurti i vitit 1953, kur fisi Gjoçaj, në fshatin Kolgecaj, do të përjetonte kulmin e një drame që kishte nisur prej kohësh. Shaqir Gjoçaj atëkohë ishte 17 vjeç. Vetë i teti, bashkë me vëllezirit, nënën dhe motrat, kishin planifikuar të arratiseshin, për t'u shpëtuar presioneve të Sigurimit të Shtetit, të cilët prej kohësh donin t'i përdornin si karrem për të shtënë në dorë një prej nacionalistëve të njohur të zonës së tyre Tahir Hoxha. Për tu shpëtuar presioneve e për të mos u bërë vegël e Sigurimti të Shtetit, vendosin të arratisen familjarisht. Por spiunët i kishin diktuar dhe kapen në befasi ndërsa tentonin të kalonin kufirin. Shaqiri, arrestohet së bashku më të vëllanë, nusen e vëllait dhe motrën e tij të madhe. E ndërsa ata dënohen të gjithë me burg, e ëma dhe tre fëmijë të mitur do të dërgoheshin në kampin famëkeq të Tepelës. Ndërkohë që të gjtihë këta ishin në burgje dhe nëna me tre fëmijë të vegjël në kampin e Tepelenës, shtëpia e tyre pothuaj ishte rrënuar. Po përjetonin, kohët më të zeza të gjithë historisë së fisit të tyre. Pasi u thye nga kampi i internimit, nëna Rrushe me tre fëmijë të vegjël, nuk gjetën më asgjë nga shtëpia e tyre e dikurshme. Çdo gjë ishte sekuestruar, shtëpia ishte e rrënuar, disa ambjente ishin kthyen në stalla derrash, pemët ishin prerë dhe kudo kishin mbirë shtogjet, ferrat dhe hithrat. Duhej tu dilte zot e ti shpëtonte nga uria, fëmijët e vegjël në shtëpi dhe të tjerët që kishte burgjeve. 60 vjet pas kësaj ngjarje, që ishte edhe fillesa e një kalvari të gjatë vuajtjesh për ta, Shaqiri, tashmë afër të 90-ve, jep këtë dëshmi të rrallë për çfarë ju ndodhi, çfarë përjetuan dhe si i mban mend ai vendet e vuajtjes gjatë viteve të burgut.
-
VIDEO
Parlamenti në 'flakë' (21 nëntor 2023)
I ftuar në “Frontline” në Report TV Bamir Topi shprehet se në të gjithë eksperiencën e tij politike nuk e ka parë kurrë kështu parlamentin, duke iu referuar sjelljeve të dhunës dhe kaosit që ka krijuar Rithemelimi me në krye Sali Berishën
-
VIDEO
21 janari, Bamir Topi: Vendimi i Strasburgut, sinjal për institucionet e drejtësisë së re! Më është bërë gjyq publik se kërkova të mos pengohen hetimet
Pak ditë pas vendimit të Strasburgut për 21 Janarin, konkretisht rastin e Aleks Nikës, që denoncoi pamjaftueshmërinë e hetimeve të bëra nga autoritetet gjyqësore mbi tragjedinë e 21 janarit, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Frontline” në Report TV me Marsela Karapançon i është bashkuar këtij konkluzioni.
-
VIDEO
Bamir Topi: Nuk ka më opozitë, ka prekur fundin! Rithemelimi e ka ulur aq poshtë përfaqësimin sa i gëzohet një personaliteti fars
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon, duke komentuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi dhe “aksionin e tyre” të ri, ka deklaruar se opozita ka prekur fundin. Sipas Topit nuk ka më opozitë.
-
VIDEO
Rithemelimi 'dogji' Kuvendin, Bamir Topi: Banda në institucionin e fjalës së lirë, ajo sallë nuk jep shpresë për sa kohë ka brenda ‘agjentin mikrobik’
I ftuar në “Frontline” në Report TV BamirTopin shprehet se në të gjithë eksperiencën e tij politike nuk e ka parë kurrë kështu parlamentin, duke iu referuar sjelljeve të dhunës dhe kaosit që ka krijuar Rithemelimi me në krye Sali Berishën
-
VIDEO
Flakë në vendin e Bashës në Kuvend, Bejko: Berisha kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit! Karaj: Ishte aksidentale, aksionin e opozitës e deligjitimon ish-kryeministri
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me djegien e vendit të Lulzim Bashës në Kuvend, Bejko e cilësoi si kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit. Por analisti Leonard Karaj është i mendimit se zjarri në vendin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha ishte aksidental
-
VIDEO
Të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash, burime për Report Tv: Koka e grupit kriminal dyshohet se është Ervin Mata
Gazetarja e Report Tv Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn ka deklaruar se koka e grupit kriminal me 1 urdhër-arreste, që trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021 dyshohet se është Ervin Mata
-
VIDEO
Ligji antiduhan. Shuperka: Zbatohet në mënyre selektive. Avokati Zholi: Duhen kontrrolle periodike
-
VIDEO
Pse nuk zbatohet ligji antiduhan? Eksperti Shuperka, e papranueshme që pihet dhe në Kuvend
-
VIDEO
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! Njëri prej të plagosurve i bllokuar në makinë e mbajnë me serum
Tre makina u përplasën pasditen e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër e për pasojë deri tani janë 2 të plagosur.
-
VIDEO
'Duhet gjetur një zgjidhje' Ministri grek Stavros Papastavrou në Shqipëri pas 'kërcënimeve' për veton, takon Fredi Belerin në qelitë e Durrësit
Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou ishte në qelitë e paraburgimit të Durrësit ku qëndon prej disa muajsh kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
-
VIDEO
‘Bujar Germizi në ’99 organizoi vjedhjen e një banke’, gazetari: U plagos nga policia, por arriti të arratisej me 80 mln lekë
Bujar Gerzimi, një personazh i njohur i botës së krimit në Kukës, është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup të strukturuar kriminal.