-
VIDEO
Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitjeje'! Shkeljet për të cilat akuzohet
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, për çështjen e koncesionit të sterilizimit ku akuzohet për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 20 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK akuzon ish-ministrin Beqaj për sterilizimin te qeveria "vetting" qytetarëve të vendit dhe emigrantëve e deri tek Kombëtarja ndaj Ishujve Faroe për festë e rekorde.
-
VIDEO
Emisioni 112/ Zbulohet arma e fshehur nën tapetin e makinës
Është mbrëmje dhe shqiponjat marrin udhëzimet për shpërndarjen në pikat e kontrollit
-
VIDEO
Kontrolli i befasishën në banesën e të shpallurit në kërkim
Në periferi të Tiranës forcat operacionale u nisën për të ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e një personi të shpallur në kërkim. Operacioni “Sundimi i ligjit”, realizohet në zbatim të planit operacional të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë. Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga forcat e sigurisë kombëtare, reparti special “RENEA”, drejtoria e forcës së posaçme operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të policisë.
-
VIDEO
Shqiponjat zbulojnë armën nën tapet dhe shoqërojnë të dyshuarin për trafikim të paligjshëm (19 nëntor 2023)
-
VIDEO
Veri Jug - Mbjelljet e vjeshtës në Çerkezë (19 Nëntor 2023)
Fshati Çerkezë në njësinë administrative të Zall Herrit është destinacioni I udhëtimit tonë, ndërsa bujqit dhe fermerët e vegjël po bëhen gati për mbjelljet e vjeshtës. Njihuni me traktoristin Agron Tafa, I cili punon çdo ditë 5 hektarë tokë në Çerkezë dhe fshatrat fqinjë. Dashuria për profesionin, për tokën dhe vendlindjen janë motivi I jetës së Agronit, që nuk ka pranuar të shkojë në emigracion. Ndiqni reportazhin “Mbjelljet e vjeshtës në Çerkezë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazedtari Agim Pipa.
-
VIDEO
Veri Jug - Rivitalizimi i liqenit të Çerkezës
Zëvendës administrator I Njësisë Bashkiake në Zall herr Avni Luli, flet mbi liqenin e sapo rikonstruktuar, si pjesë e pasurisë së fshatrave Çerkezë dhe Kamëz dhe që do të shërbejë për vaditjen e tokave.
-
VIDEO
Projekt buxheti 2024/ Zëdhënësja e PD-së: Kemi dorëzuar amendamentet! Rithemelimi bën shou të turpshëm
Opozita e udhëhequr nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë paralajmëruar bllokimin e seancës maratonë për buxhetin. Por zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina e konsideroi si shou të turpshëm sjelljen e opozitës.
-
VIDEO
Klinika 24- Cilat janë kontrollet shëndetësore përpara fillimit të një sporti apo aktiviteti fizik? (18 Nëntor 2023)
Cilat janë kontrollet shëndetësore përpara fillimit të një sporti apo aktiviteti fizik - Daniela Teferici mjeke kardiologe
-
VIDEO
Klinika 24- Zmadhimi i mureve të zemres si dhe rëndësia dhënies së ndihmës së parë - Skënder Brataj
Zmadhimi i mureve të zemres si dhe rëndësia dhënies së ndihmës së parē - Skënder Brataj drejtor i Qendres kombetare te urgjences mjeksore
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 18 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Berlin po vijmë,Shqipëria kualifikohet për herë të dytë në Europian te projekti 205 mln euro për zgjerimin e Tiranë-Durrës "fut në sherr" qeverinë e deri tek a mund t'ja bëjë Athina,Tiranës si Maqedonisë?
-
VIDEO
Kajsiu: Nëse fiton Putini në Ukrainë forcohet edhe Vuçiç, Biden gaboi që mbështeti Netanyahu
Politologu Blendi Kajsiu tha se perëndimi po harron luftën në Ukrainë, pas rinisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit.
Në Studio Live, Kajsiu tha se nëse harrohet Ukraina dhe humbet mbështetjen përndimore, fiton Putini e kjo do të sillte forcimin e Aleksandar Vuçiç, gjë që nënkupton se rreziku për destabilitet në Ballkan të jetë evident.
Ai e quajti të gabuar mbështetjen që presidenti i SHBA, Joe Biden i tha Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu.