• VIDEO

    Greqia kërcënon me veto, Idrizi në Report Tv: Sjellje arrogante, jemi treguar jo reciprok në kërkimin e të drejtave tona

    “Çështja Beleri”, duket se ka acaruar prej kohësh raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht mirësjelljes nga pala shqiptare dhe sqarimin periodik të qeverisë shqiptare mbi rastin, e cila është shprehur se ky problem i përket drejtësisë dhe nuk është në dorën e politikës.

    • VIDEO

      Alarmi i deputetit të VV-së Abrashi: ‘24 shtatori’ mund të përsëritet nga Radoiçiç, kemi informacione! Analisti Arifi: Kosova të ndihmohet, SHBA e BE të mos neglizhojnë

      Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi në një lidhje Skype në “Studio Live” në Report TV, një ditë pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se po përgatitej një tjetër sulm terrorist nga Milan Radoiçiç, tha kanë informacione se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë mund të përsëritet.

    • VIDEO

      Rithemelimi dogji tavolinën e Bashës në Kuvend, Bardhi dhe Paloka nënqeshin me ironi! Kadilli: Të papërgjegjshëm

      Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Fatbardh Kadilli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar kaosin sot në Kuvend. I pyetur në lidhje me faktin se iu vu flaka vendit ku ulet Lulzim Basha, Kadilli tha se komentet e deputetëve janë të papërgjegjshëm.

       
       
    • VIDEO

      U zhduk per disa orë, gjendet në spital në koma/ Shkon nëna: Me thanë se… (20 nëntor 2023)

      Pas një aksidenti në Greqi, 25-vjeçari Selim Mahmutaj pësoi dëmtime të rënda në kokë, të cilat e lanë me pasoja. Ishte viti 2016 kur duke udhëtuar me motor, të riun e përplas një makinë dhe pas këtij aksidenti ai dërgohet me urgjencë në spital pa shënja jete. Familjarët u lajmëruan se Selimi kishte ndërruar jetë, por pasi motra shkoi për ta parë, ai i shtrëngoi dorën kësaj të fundit ndërsa për to ky ishte një moment lumturie. Pas disa ditësh në gjendje kome, ai iu nënshtrua një operacioni nga ku doli nga ajo gjëndje. Për të gjetur të drejtën e Selim Mahmutajt familja mori një avokat, i cili i përfaqësoi në seancat gjyqësore, por sipas tyre ky i fundit i ka mashtruar. Ai iu ka pohuar se e kanë humbur gjyqin, por asnjëherë nuk iu ka paraqitur ndonjë vendim. Pas shumë përpjekjesh me anë të terapisë, djali u ngrit në këmbë por sot ai nuk mundet të flasë. Nëna e tij Aishe Mahmutaj kërkon nga emisioni ‘’Pa Gjurmë’’ të gjejë të vërtetën e djalit.

    • VIDEO

      Kadilli denoncon në 'Report Tv': Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndertimi në zonën e 'Ali Demit'

      Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD ka denoncuar në Report Tv se Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndërtimi në Ali Dem, ku kanë ndërtuar kompleksin Magalem. Sipas Kadillit, nga njëra anë thonë se janë në diktaturë por nga ana tjetër marrin leje ndërtimi

    • VIDEO

      ‘Detyrim paraqitjeje’ për Ilir Beqajn, Pano Soko për Report Tv: SPAK t’i shkojë deri në fund hetimit për koncesionin e sterilizimit, kostot të fryra

      Pano Soko nga Nisma Thurje tha për Report Tv se SPAK duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për koncesionin e sterilizimit.

    • VIDEO

      Rithemelimi 'flakë' në Kuvend! Analizon Mentor Kikia: Përmes tymit s'ka transparencë! Jam thellësisht i zhgënjyer

      Analisti Mentor Kikia komentoi për Report Tv aksionin e deputetëve të Rithemelimit, dhe miratim në parim të pr/buxhetit 7 miliardë  euro pa asnjë diskutim vetëm brenda 5 minutave. 

    • VIDEO

      Ballkani Perëndimor, target i ndikimit të Rusisë! Ekperti i sigurisë Shala për Report Tv: Policia e Kosovës ka marrë masa ndaj kërcënimit të Radoiçiç ndaj liderëve

      Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, foli në emisionin 'Shqipëria Live', për Report Tv, rreth ndikimt Rus në Ballkanin Perëndimor. Ai e quajti deklaratën e Presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelensky, si faktike, duke u shprehur se Ballkani Perëndimor mund të jetë vërtetë një target i ardhshëm i ndikimeve ruse për të krijuar një situatë ose konflikt në rajon, përkatësisht mes Kosovës dhe Serbisë

    • VIDEO

      Kaosi i Rithemelimit në seancën për buxhetin 2024, deputetja e PD, Pampuri: E ndezin zjarrin dhe vetë e fikin! Shfaqje që nuk u shërben shqiptarëve

      Duke folur për seancën e sotme, deputetja e PD, Oriola Pampuri në një lidhje “skype” për emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, i cilësoi skenat e Rithemelimit si “luftë donkishoteske” ku nuk u ofrohet asnjë zgjidhje shqiptarëve.

    • VIDEO

      Gozleme me djathë dhe bishta qepësh - Byreçka turke nga zonja Albana

      Gozleme me djathë dhe bishta qepësh - Byreçka turke

      Përbërësit:

      Për brumin:

      • 300 gr miell
      • 3 gr kripë
      • 120 ml ujë
      • 100 gr kos

      Për mbushjen:

      • 200 gr djathë i bardhë
      • 200 gr djathë kaçkavall i butë
      • 100 gr krem djathi
      • 25 gr bishta qepësh
      • Gjalpë 

      Përgatitja:

      Vendosim miellin, kripën, ujin dhe kosin në një enë. Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Ndërkohë thërrmojmë djathrat dhe presim hollë bishtat e qepëve. Ndajmë brumin në toptha, i hapim dhe i mbushim. I skuqim byreçkat në një tigan me pak vaj, më pas i spërkasim me pak gjalpë. 

    • VIDEO

      Supa e pashait me mish pule nga zonja Albana

      Supa e Pashait me mish pule

      Përbërësit:

      • 400 gr mish pule
      • 2 lgj gjalpë
      • 2 lgj vaj ulliri
      • 3 lgj miell
      • 250 ml qumësht
      • Lëng mish pule
      • Kripë, piper i zi
      • 1 të verdhë veze
      • 1 lëng limoni
      • Fruta të thata – arra, lajthi
      • Majdanoz

      Përgatitja:

      Ziejmë mishin e pulës. Në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe më pas miellin. E kaurdisim derisa të zverdhet, shtojmë qumësht dhe më pas buljon mishi. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe shtojmë mishin e pulës që kemi zierë.

      Në një enë rrahim të verdhën e vezës me lëngun e një limoni, e shtojmë tek supa. Kaurdisim arrat, lajthitë apo bajamet e shtypura dhe ia shtojmë supës bashkë me majdanozin. Në fund e spërkasim me pak piper të zi.

    • VIDEO

      Tavë elbasani - Tavë kosi nga zonja Albana

      Tavë Elbasani - Tavë kosi

      Përbërësit:

      • 500 gr mish
      • 2 lgj gjalpë
      • 2-3 vezë
      • 3 gota kos
      • 2 lgj miell
      • 1 lgj oriz
      • 1-2 gota ujë
      • Lëng mishi
      • Kripë

      Përgatitja:

      Ndajmë mishin në racione, e vendosim në tepsi, hedhim përsipër pak gjalpë dhe e vendosim në furrë. Herë pas here i hedhim nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet, e heqim nga furra. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet, shtojmë lëngun e mishit të pjekur holluar me ujë, e përziejmë dhe e lëmë të vlojë derisa të krijohet një salcë e trashë. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet dhe pastaj shtojmë kosin, vezët, kripën dhe e përziejmë mirë. Në tavë hedhim pak oriz gjysmë të zier, radhisim thelat e mishit, sipër hedhim masën e përgatitur, pak gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë. Nëse tavën e kosit e gatuajmë me mish dashi e vendosim të ziejë më parë për 10-15 minuta.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv