• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Nëntor 2023 – Receta/ Me kantautorin Naser Berisha / Aplikacioni risi

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish me patëllxhanë / Qofte me mëlçi / Puding me oriz.

    Kantautori i njohur Naser Berisha në një rrëfim për karrierën prej 40 vitesh në muzikë me baladat hit, jeta në Gjermani, puna në teatër dhe familja… Për herë të parë Naser Berisha nisi të këndonte në vitin e tretë të shkollës së mesme, në moshën 15-16 vjeçare, ku krijoi dhe band-in e tij muzikor. Ai rrëfen arsyet politike të asaj kohe të cilat bënë që grupi të shpërbëhej dhe të gjithë të merrnin drejtime të tjera në jetë. Por pas çlirimit të Kosovës, grupi u ribashkua duke krijuar këngë, të cilat janë ende hite sot e kësaj dite dhe këndohen nga e gjithë rinia shqiptare. Naseri ndan dhe disa sekrete të këngëve të tij të preferuara “Do të doja” dhe “A më kujton”. Naser Berisha në studion e “Rreze Dielli” i përlotur rrëfeu problemin shëndetësor që e detyroi të shkëputej nga muzika për të dytën herë për shkak të një sëmundje autoimune si alopecia, ku si pasojë i ranë flokët dhe e përjetoi me shumë vështirësi psikologjike. ”Unë u tërhoqa në atë kohë, nuk kisha vullnetin dhe forcën të këndoja më” teksa forcën për t’u ringritur e gjeti tek familja, e cila ishte mbështjetja e tij më e madhe. Aktualisht ai është një inxhinier zëri në Gjermani, ku punon në teatër dhe gjen kohën për të kënduar, sa herë organizohet me bandën e tij, ku së shpejti pret të publikojë dhe dy këngë të reja.

    Shqiptarët tashmë kanë në dorë një aplikacion të ri të themeluar nga të rinj me ambicje dhe intuitë të madhe në fushën e teknologjisë. Gramoz Todori, themeluesi i "Markon" tregoi për "Rreze Dielli" si lindi kjo risi dhe çfarë të rejash sjell për përdoruesit shqiptarë. "Aplikacioni është shumë i lehtë për tu përdorur dhe ka një dizajn shumë intuitiv për eksperiencën e përdoruesve. Qëllimi i Markon është që përdoruesit të ndërveprojnë me kompanitë me një qasje të re motivimi, shpërblimi dhe argëtimi" - shpjegoi Todori. Ndërkohë, kjo risi është vlerësuar edhe me çmimin e inovacionit të vitit.

  • VIDEO

    “Nisi me një refuzim” Naser Berisha rrëfen historinë e dashurisë dhe sekretet e hiteve të tij

    Kantautori i njohur Naser Berisha në një rrëfim për karrierën prej 40 vitesh në muzikë me baladat hit, jeta në Gjermani, puna në teatër dhe familja…

    Për herë të parë Naser Berisha nisi të këndonte në vitin e tretë të shkollës së mesme, në moshën 15-16 vjeçare, ku krijoi dhe band-in e tij muzikor. Ai rrëfen arsyet politike të asaj kohe të cilat bënë që grupi të shpërbëhej dhe të gjithë të merrnin drejtime të tjera në jetë. Por pas çlirimit të Kosovës, grupi u ribashkua duke krijuar këngë, të cilat janë ende hite sot e kësaj dite dhe këndohen nga e gjithë rinia shqiptare. Naseri ndan dhe disa sekrete të këngëve të tij të preferuara “Do të doja” dhe “A më kujton”.

    Naser Berisha në studion e “Rreze Dielli” i përlotur rrëfeu problemin shëndetësor që e detyroi të shkëputej nga muzika për të dytën herë për shkak të një sëmundje autoimune si alopecia, ku si pasojë i ranë flokët dhe e përjetoi me shumë vështirësi psikologjike. ”Unë u tërhoqa në atë kohë, nuk kisha vullnetin dhe forcën të këndoja më” teksa forcën për t’u ringritur e gjeti tek familja, e cila ishte mbështjetja e tij më e madhe. Aktualisht ai është një inxhinier zëri në Gjermani, ku punon në teatër dhe gjen kohën për të kënduar, sa herë organizohet me bandën e tij, ku së shpejti pret të publikojë dhe dy këngë të reja. 

  • VIDEO

    Teknologjia flet shqip, aplikacioni që nxit përdoruesit të luajnë e fitojnë

    Shqiptarët tashmë kanë në dorë një aplikacion të ri të themeluar nga të rinj me ambicje dhe intuitë të madhe në fushën e teknologjisë. Gramoz Todori, themeluesi i "Markon" tregoi për "Rreze Dielli" si lindi kjo risi dhe çfarë të rejash sjell për përdoruesit shqiptarë. "Aplikacioni është shumë i lehtë për tu përdorur dhe ka një dizajn shumë intuitiv për eksperiencën e përdoruesve. Qëllimi i Markon është që përdoruesit të ndërveprojnë me kompanitë me një qasje të re motivimi, shpërblimi dhe argëtimi" - shpjegoi Todori. Ndërkohë, kjo risi është vlerësuar edhe me çmimin e inovacionit të vitit.

  • VIDEO

    Puding me oriz nga zonja Albana

    Puding me oriz

    Përbërësit një person:

    • 2 filxhanë kafeje oriz
    • 1 gotë qumësht
    • 2 lgj shurup sheqeri
    • 1 lugë kafeje gjalpë
    • 1 kokërr vezë
    • 1 lgj reçel / fruta të thata

    Përgatitja:

    Pasi e kemi pastruar dhe larë orizin e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë për 20 minuta. Shtojmë më pas qumështin dhe vazhdojmë zierjen e ngadaltë mbuluar me kapak. Që orizi të jetë sa më i shkrifët 1 gotë ujë e vendosim në furrë, e lëmë të ftohet pak, hedhim të verdhat e vezëve të rrahura me shurupin e sheqerit dhe e përziejmë. Të bardhat i rrahim marengë, i përziejmë me masën e përgatitur dhe i hedhim në formë ose në tenxhere të vogël të lyer me gjalpë. I vendosim në një enë me ujë (banjëmari) dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për 30-40 minuta. Pudingun e përgatitur e nxjerrim nga forma dhe sipër i hedhim pak reçel ose fruta të thata sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Mish me patëllxhanë nga zonja Albana

    Mish me patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 500 gr mish
    • 1.5 kg patëllxhanë
    • 2 qepë
    • 4-5 domate
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 gjethe dafine
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Mishin e prerë në copa e skuqim në yndyrë së bashku me qepët e grira hollë, më pas shtojmë domatet e grira ose salcë domatesh. Vazhdojmë kaurdisjen së bashku për 3-4 minuta, hedhim ujë derisa të mbulohet mishi, kripë, piper, gjethe dafine dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për t'u zier. Gjatë kësaj kohe përgatitim

    patëllxhanët, të cilëve u heqim bishtin, lëkurën në 2-3 vende dhe i presim për së gjati fillimisht dhe më pas në kubikë mesatare. I vendosim patëllxhanët në një enë me ujë të ftohtë e kripë që t'u dalë hidhërimi dhe të mos nxihen. Më pas patëllxhanët i kullojmë, i shpëlajmë dhe i shtrydhim pak. Para përfundimit të zierjes së mishit (rreth 20-30 minuta para) shtojmë në tenxhere patëllxhanët dhe 2-3 thelpinj hudhre të grira hollë. Sipas dëshirës mund të vendosim sipër dhe disa feta domatesh. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen me majdanoz të grirë hollë.

  • VIDEO

    Qofte me mëlçi pule nga zonja Albana

    Qofte me mëlçi pule

    Përbërësit:

    • 350 gr mëlçi pule
    • 1 kokërr vezë
    • 1 lugë nenexhik
    • 30 gr majdanoz
    • 3 filxhanë miell
    • 100 ml ujë
    • Kripë, piper i zi
    • Spec djegës
    • Vaj luledielli

    Përgatitja:

    Mëlçitë e pulës i presim në copëza të vogla dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vezën, pak ujë, kripë, piper, nenexhik, majdanoz të grirë. E përziejmë mirë dhe në fund shtojmë miellin gradualisht. E punojmë mirë brumin e qofteve derisa të lidhet dhe e lëmë të pushojë për disa minuta. Ndërkohë ngrohim vajin dhe skuqim qoftet mirë nga të dy anët dhe i servirim të ngrohta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 nëntor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga fond 3.5 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve te tonelata drogë e policë të korruptuar e deri tek pse shkaktoi revoltë lirimi i Jamarbër Malltezit?

  • VIDEO

    Përgjimet e 'Sky', arrestohet Erzen Breçani (21 nëntor 2023)

    Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report tv tha se SKY ECC u bë një nga aplikacionet më të njohura të botës së krimit. Softa shtoi se një pjesë e njerëzve që merren me botën e krimit marrin persona nga Izraeli apo SHBA të cilët janë të aftë që të përpunojnë servera në ndryshimin e të dhënave

  • VIDEO

    Plagosi për vetëmbrojtje burrin, kunata kërkon burg/ ‘Pa Gjurmë’ strehon 25-vjeçaren e sëmurë (21 nëntor 2023)

    Pasi gjykata e la të lire, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza e drejtuar nga Iris Luarasi ka marrë përsipër strehimin e 25-vjeçares Myrvete Shahinlli bashkë me djalin e saj 7 muajsh. Por kush është historia e Myrvete Shahinllit? 25-vjeçarja rrëfeu pak ditë më parë ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet, e cila pas një debati, plagosi me thikën e bukës bashkëshortin e saj. Familjarët e Erald Toskës, akuzojnë Myrvete Shahinllin, ndërsa kjo e fundit u shpreh se atë ditë ka qenë e pavetëdijshme. 25-vjeçarja u shpreh gjithashtu se ditën që ndodhi ngjarja çifti patën një debat, ndërsa Eraldi e kishte dhunuar. Pas plagosjes Erald Toska menjëherë u dërgua në spital ku mori mjekimin e duhur, ndërsa pas daljes ai përfundoi pas hekurave. I dënuar prej 11 vitesh për një plagosje në Greqi, Eraldi doli nga burgu në vitin 2021 dhe u la me detyrim paraqitje. Një vendim që Eraldi e shkeli ndërsa ishte në kërkim nga uniformat blu. Për këtë arsye sot Eraldi ndodhet në burgun e Fierit për të kryer dënimin. Që në fillim familja e Eraldit ka qenë kundra lidhjes së tij me Myrveten ndërsa kjo e fundit përveç tyre nuk ka as mbështetjen e familjes së saj.

  • VIDEO

    Gjyqtarja që liroi Malltezin në konflikt interesi, avokati: Duhet të hiqet dorë nga çështja! SPAK do të bëjë rekurs

    Sipas avokatit Idajet Beqiri në Repolitix në Report Tv, ai tha se gjyqtarja duhet ta kishte treguar se kishte konflikt interesi dhe duhet të hiqte dorë nga çështja.

  • VIDEO

    Përgjimet në SKY, Softa: Bota e krimit po merr njerëz nga Izraeli e SHBA për të asistuar në teknologji

    Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report tv tha se SKY ECC u bë një nga aplikacionet më të njohura të botës së krimit. Softa shtoi se një pjesë e njerëzve që merren me botën e krimit marrin persona nga Izraeli apo SHBA të cilët janë të aftë që të përpunojnë servera në ndryshimin e të dhënave

  • VIDEO

    Kamionçina me sanduiçë e Armand Xhulit dhe varja prej gjuhe e Mehmet Shehut (21 nëntor 2023)

    “Esencë”, i ftuar aktori dhe regjisori Armand Xhuli. Xhuli tregon jetën e tij për Tiranën që po ndryshon çdo ditë, fëmijërinë dhe jetën në komunizëm dhe demokraci. 
    Nëse ju jeni një personazh i interesant, nëse keni një histori të bukur dhe shumë të veçantë për të treguar me nostalgji, nëse keni bërë diçka të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, na shkruani në 0693508323. Më pas ne do e ndjekim historinë tuaj

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv