-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Nëntor 2023 – Receta/ Si të pastrojmë trupin nga metalet dhe toksinat/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Njoki me gorgonzola dhe krem kungulli / Omletë furre me perime / Belushkë e skuqur me arra / Pure fasule sallatë.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për metalet e rënda në organizëm, problemet që na sjellin në shëndetin tonë dhe si t’i largojmë dhe pastrojmë organizmin nëpërmjet disa ushqimeve dhe bimëve mjekësore. Falë mënyrës moderne të jetës dhe produkteve të shumta të cilat i përdorim, në kohën e sotme jemi pothuajse të gjithë të ekspozuar ndaj helmeve të cilat në të kaluarën kanë kërcënuar vetëm pjesëtarët e disa profesioneve të caktuara. Metalet e rënda janë jashtëzakonisht helmuese për shëndetin e njeriut, por fatkeqësisht, pothuajse edhe nuk mund të shmangim kontaktin me to. Kur këto metale shtresohen më shumë seç organizmi mundet t'i tolerojë, fillojnë problematika të ndryshme shëndetësore. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se ku mund të gjenden më shumë këto metale dhe cilat janë disa nga shenjat që tregojnë praninë e toksinave në trupin tonë. Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor, pasi balancimi i ushqimit të bazuar në artikuj minimalisht të përpunuar ndihmon trupin që të mbrohet nga helmet. Ylli Merja tregon një listë me ushqime, barishte dhe bimë mjekësore të cilat largojnë metalet e rënda nga trupi.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 20-26 nëntor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me shumë ndikime planetare, do të ketë vështirësi për disa shenja dhe favorizime për disa të tjera. Kujdes dhe vëmendje duhet të kemi në disa debate në punë, në çështjet ekonomike nuk duhet të nxitohemi dhe sidomos kujdes në blerje. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.
-
VIDEO
800 raste të reja me kancer mushkërish, shkak kryesor duhani (21 nëntor 2023)
-
VIDEO
Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për metalet e rënda në organizëm, problemet që na sjellin në shëndetin tonë dhe si t’i largojmë dhe pastrojmë organizmin nëpërmjet disa ushqimeve dhe bimëve mjekësore.
Falë mënyrës moderne të jetës dhe produkteve të shumta të cilat i përdorim, në kohën e sotme jemi pothuajse të gjithë të ekspozuar ndaj helmeve të cilat në të kaluarën kanë kërcënuar vetëm pjesëtarët e disa profesioneve të caktuara. Metalet e rënda janë jashtëzakonisht helmuese për shëndetin e njeriut, por fatkeqësisht, pothuajse edhe nuk mund të shmangim kontaktin me to. Kur këto metale shtresohen më shumë seç organizmi mundet t'i tolerojë, fillojnë problematika të ndryshme shëndetësore.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se ku mund të gjenden më shumë këto metale dhe cilat janë disa nga shenjat që tregojnë praninë e toksinave në trupin tonë. Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor, pasi balancimi i ushqimit të bazuar në artikuj minimalisht të përpunuar ndihmon trupin që të mbrohet nga helmet. Ylli Merja tregon një listë me ushqime, barishte dhe bimë mjekësore të cilat largojnë metalet e rënda nga trupi.
-
VIDEO
Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Ja cila shenjë ndodhet në vështirësi dhe cila në vendin e parë
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 20-26 nëntor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me shumë ndikime planetare, do të ketë vështirësi për disa shenja dhe favorizime për disa të tjera. Kujdes dhe vëmendje duhet të kemi në disa debate në punë, në çështjet ekonomike nuk duhet të nxitohemi dhe sidomos kujdes në blerje. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.
-
VIDEO
Omletë furre me perime nga zonja Albana
Omletë furre me perime
Përbërësit:
- 4 vezë
- 100 gr patate
- 100 gr brokoli
- 100 gr speca
- 100 gr domate
- Salçiçe (gramatura sipas dëshirës)
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë pice
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Rigon
- Vaj
Përgatitja:
Në një tavë rrahim vezët, shtojmë perimet të prera në kubikë të vegjël, patatet e ziera më parë dhe salçiçet. Shtojmë erëzat, sipër e spërkasim me djathë pice dhe e vendosim në furrë në 200 gradë derisa të piqet sipërfaqja. E lëmë të ftohet pak dhe e servirim.
-
VIDEO
Njoki me gorgonzola dhe krem kungulli nga zonja Albana
Njoki me gorgonzola dhe krem kungulli
Përbërësit:
- 400 gr njoki
- 150 gr djathë gorgonzola
- 200 gr kungull
- 100 ml pana
- 1 mollë
- 1 qepë
- Kripë, piper
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin dhe e presim për së gjati, Më pas pastrojmë qepën dhe e presim në feta mjaft të holla dhe e vendosim në një tigan me pak vaj ulliri. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë të artë, shtojmë kungullin dhe një garuzhde me ujë dhe e lëmë të gatuhet për rreth 25 minuta. Më pas vazhdojmë me përgatitjen e kremit gorgonzola. Largojmë pjesët anësore të djathit gorgonzola, e presim në kubikë dhe e vendosim në zjarr mesatar ku shtojmë panën. E trazojmë derisa të shkrijë dhe të bëhet masë kremoze.
Vendosim ujë të vlojë në një tenxhre me pak kripë, dhe sapo të marrë valë hedhim njokit dhe i lëmë të ziejnë për afërsisht 7 minuta. Ndërkohë përziejmë kungullin me një blender dhe përgatisim garniturën me mollë të prerë në feta të holla. Kullojmë njokit dhe i kaurdisim në tigan me kremin gorgonzola, që të përzihen mirë dhe të aromatizohen. E servirim duke vendosur fillimisht kremin e nxehtë të kungujve, më pas njokit me kremin gorgonzola dhe në fund e dekorojmë pjatën me feta të holla molle.
-
VIDEO
Pure fasule sallatë nga zonja Albana
Pure fasule sallatë
Përbërësit:
- Fasule të ziera
- 4 kastraveca turshi
- 4 thelpinj hudhër
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 limon
- Kripë, piper
- Fara speci djegës
Përgatitja:
Fasulet lahen, lihen në ujë gjatë natës dhe më pas zihen plotësisht. I kalojmë në blender duke i kthyer në pure, ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe vajin e ullirit të rrahur me lëng limoni. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene. Në fund shtojmë pak fara speci dhe kastraveca turshi në kubikë të vegjël.
-
VIDEO
Belushkë e skuqur me arra nga zonja Albana
Belushkë e skuqur me arra
Përbërësit:
- 250-300 gr peshk
- 2-3 lugë arra të shtypura
- 2 lugë gjelle miell
- Kripë
- Garniturë sipas dëshirës
Përgatitja:
Peshkun e pastrojmë, e lajmë dhe e marinojmë me kripë. Mbushim barkun me arra të shtypura, e lyejmë me miell dhe e skuqim. E servirim të nxehtë me sallatë jeshile dhe feta limoni.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 21 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga tym dhe zjarr në Parlament PS miraton buxhetin për 5 minuta te historike kjo Kombëtare i bën të gjitha e deri tek SPAK prangos Erzen Breçanin.
-
VIDEO
Vetëm 5 minuta (20 nëntor 2023)
Mes flakës, tymit dhe përplasjeve fizike të deputetëve të Berishës e Bardhit me gardistët, mazhoranca kaloi këtë të hënë në parim projekt-buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024. Seanca zgjati më pak se 5 minuta. Deputetët e Rithemelimit ndezën disa tymuese në seancë, teksa njëra prej tyre i vuri zjarrin edhe një prej tavolinave.
-
VIDEO
Konflikti i ngrirë, mund ta bllokojë Greqia integrimin? (20 Nëntor 2023)
“Çështja Beleri”, duket se ka acaruar prej kohësh raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht mirësjelljes nga pala shqiptare dhe sqarimin periodik të saj shqiptare mbi rastin, e cila është shprehur se ky problem i përket drejtësisë dhe nuk është në dorën e politikës.
-
VIDEO
Rithemelimi kaos në Kuvend, Idrizi: Parlamenti jo vendi i kacafytjeve, por i të urtëve! Opozita duhet të bënte 'armëpushim' për buxhetin
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin "Kontrast" në Report Tv ka dënuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi, veçanërisht në seancën e sotme parlamentare ku u votua projekt-buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2024. Për Idrizin sot Rithemelimi duhet të bënte “armëpushim” që të kishte diskutime mbi buxhetin, duke e cilësuar seancën e sotme si më të rëndësishmen.