• VIDEO

    6 muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!

    6 muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv këtë të enjte risolli në fokus historinë e rëndë të së ndjerës, ndërsa e ftuar në studio nëna Merita Nexhipi kërkoi drejtësi për të bijën.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Nëntor 2023 – Receta/ Dhimbjet e gjurit, ushtrime/ ‘Welcome to Paris’

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Harapash i pjekur me mish të grirë / Çorbë dasme / Musaka me patate dhe patëllxhanë. 

    "Welcome to Paris" është libri me kujtime dhe biseda i autorit Skënder Sherifi, me personalitete të artit dhe kulturës botërore në 15 vitet e karrierës së tij. Në studion e "Rreze Dielli", Sherifi tregoi pak nga kujtimet që aristokracia e kohës ka lënë në eksperiencën e tij si shkrimtar dhe lexues i mbi 3500 librave. Në rrëfim ai përmend pasurinë me dije dhe vështirësitë për t’i takuar 30 personalitete të fushave të ndryshme, për të cilët i duhej një parapërgatitje e madhe për secilin para takimit, si lexim i mbi 5 veprave të tyre, apo ndjekje shfaqjeve të teatrit, ekspozitave të pikturave apo çfarëdolloj arti apo kulture që ata përfaqësojnë.

    Sot në 'Rreze Dielli' diskutuam për dhimbjet e gjurit, pavarësisht moshës apo gjinisë të gjithë kemi përjetuar në jetën tonë dhimbje të gjurit. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në dhimbjet e gjurit sipas moshës së caktuar? Cilat janë shqetësimet kryesore dhe sa ndihmon fizioterapia në lehtësimin dhe trajtimin e dhimbjeve. Së bashku me fizioterapisten Ledina Nikolla tregojmë këto faktorë dhe gjithashtu ndajmë historinë e Reili Zefi, i cili edhe pse vetëm 17 vjeç, ka përjetuar një shqetësim të tillë dhe është duke zhvilluar fizioterapi bashkë me Ledinën për t'a ndihmuar në trajtimin e dhimbjeve të gjurit.

  • VIDEO

    Drejtësi e "pluhurosur" ! Dosjet 'mal' në gjykata, mbi 1 mijë ditë proceset në Apel (23 nentor 2023)

    Mali i dosjeve në gjykata vjen për shkak të vakancës së krijuar nga procesi i vettingut dhe harta e re gjyqësore. Kështu u shpreh avokati Ledio Braho ne emisionin Perballje, drejtuar nga gazetarja Besmira Pelushaj. 

    Ndërsa pedagogu Ervin Goci tha se reforma e miratura me konsensus nga palët “shpartalloi” drejtësinë dhe sot askush nuk mban përgjegjësi.

    Në emision erdhi edhe dëshmia e një pensionisteje nga Tirana e cila prej më shumë se 5 vitesh endet dyerve të gjykatave për një çështje pensioni dhe ende procesi nuk ka nisur ne gjykatën e Apelit.

    Nje raport i fundit i Infocip ngre serish shqetësimin per numrin e larte te dosjeve qe janë plururosur ne gjykata dhe që spas avokatit Braho arrijne ne 3 mije te tille.

    Zgjidhja sipas Brahos dhe Gocit do te ishte amendimi i ligjit me konsensus per teplotesuar boshllëqet e krijuara qe i zvarrisin proceset ne vite duke tejkaluar afatet e arsyeshme te përcaktuara nga ligji.

  • VIDEO

    Kampioni i botës në peshëngritje, Kofsha për Report TV: Mund të kisha rezultate më të mira, shpërblimet më motivojnë për të ardhmen

    Kampioni i botës në peshëngritje për të rinj, Ertjan Kofsha, thotë për Report TV se do të kishte marrë rezultate ende më të mira në dygarësh nëse nuk do kishte pësuar dëmtim 2 javë para se të udhëtonte në Meksikë.

  • VIDEO

    Dhimbjet e gjurit, ushtrimet që na ndihmojnë në qetësimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme

    Sot në 'Rreze Dielli' diskutuam për dhimbjet e gjurit, pavarësisht moshës apo gjinisë të gjithë kemi përjetuar në jetën tonë dhimbje të gjurit. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në dhimbjet e gjurit sipas moshës së caktuar? Cilat janë shqetësimet kryesore dhe sa ndihmon fizioterapia në lehtësimin dhe trajtimin e dhimbjeve. Së bashku me fizioterapisten Ledina Nikolla tregojmë këto faktorë dhe gjithashtu ndajmë historinë e Reili Zefi, i cili edhe pse vetëm 17 vjeç, ka përjetuar një shqetësim të tillë dhe është duke zhvilluar fizioterapi bashkë me Ledinën për t'a ndihmuar në trajtimin e dhimbjeve të gjurit.

  • VIDEO

    Ka lexuar 3500 libra, ‘Welcome to Paris’ shqiptari rrëfen takimet me personalitetet e artit botëror

    "Welcome to Paris" është libri me kujtime dhe biseda i autorit Skënder Sherifi, me personalitete të artit dhe kulturës botërore në 15 vitet e karrierës së tij. Në studion e "Rreze Dielli", Sherifi tregoi pak nga kujtimet që aristokracia e kohës ka lënë në eksperiencën e tij si shkrimtar dhe lexues i mbi 3500 librave. Në rrëfim ai përmend pasurinë me dije dhe vështirësitë për t’i takuar 30 personalitete të fushave të ndryshme, për të cilët i duhej një parapërgatitje e madhe për secilin para takimit, si lexim i mbi 5 veprave të tyre, apo ndjekje shfaqjeve të teatrit, ekspozitave të pikturave apo çfarëdolloj arti apo kulture që ata përfaqësojnë.

  • VIDEO

    Harapash i pjekur me mish të grirë nga zonja Albana

    Harapash i pjekur me mish të grirë

    Përbërësit:

    • 1 fç mish i grirë
    • 2 qepë mesatare
    • 3-4 lgj vaj ulliri
    • 2 e 1/2 gota miell misri
    • 5 gota ujë
    • 2 vezë
    • Majdanoz
    • Kripë, piper i kuq

    Përgatitja:

    Mishin e grirë e kaurdisim me qepët e grira hollë, hedhim spec të kuq, kripë, piper, majdanoz, pak ujë në raport me miellin e misrit 1:2, e lëmë të marrë valë dhe hedhim miellin e misrit. E përziejmë derisa masa të trashet, e heqim nga zjarri dhe hedhim të bardhat e vezëve. E hedhim masën në tavë të lyer me pak yndyrë, e sheshojmë, e lyejmë me të verdhat e vezëve të holluara me pak ujë dhe e pjekim në furrë të nxehtë. Harapashin e servirim të nxehtë sapo t’a nxjerrim nga furra.

  • VIDEO

    Sherr mes 3 personave në Vorë! 34 vjeçari i plagosi me thikë vëllain, ushtaraku nxjerr armën e shërbimit dhe e qëllon (EMRAT)

    Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e sotme në Vorë.

  • VIDEO

    Çorbë dasme, një recetë e vjetër e traditës shqiptare nga zonja Albana

    Çorbë dasme

    Përbërësit:

    • 2 filxhanë kafeje oriz
    • Ujë dhe lëng mishi
    • Disa copa dhjami
    • Pak thartirë
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Orizin e pastruar e shtypim sa të bëhet si miell, e vendosim të ziejë me pak ujë në fillim dhe pastaj shtojmë lëng mishi, copa dhjami dhe kripë. E lëmë të ziejë derisa të bëhet një çorbë e trashë. Në fund i hedhim pak lëng rrushi të papjekur ose pak lëng limoni ose limontoz dhe e shërbejmë të ngrohtë me piper të zi të bluar.

  • VIDEO

    Musaka me patate dhe patëllxhanë nga zonja Albana

    Musaka me patate dhe patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 3 patate
    • 2 patëllxhanë
    • 2 kunguj
    • 1 qepë
    • 3-4 lgj vaj ulliri

    Për mbushjen:

    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 300 gr mish i grirë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1½ lç kanellë
    • 1½ lç arrë moskat
    • 1½ lç sheqer
    • 1½ filxhan kafeje verë të kuqe
    • Salcë domate
    • Kripë, piper

    Për beshamelin:

    • 100 gr gjalpë
    • 100 gr miell
    • 750 ml qumësht
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • 3 të verdha vezësh
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim tiganin në zjarr me pak vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet shtojmë patatet të prera në formë rrumbullake dhe i lemë të marrin pak ngjyrë. Më pas patatet i vendosim në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe rozmarinë. Presim qepën në feta të holla dhe e kaurdisim në vajin e patateve. I vendosim qepët e kaurdisura mbi shtresën e patateve në tavë. I spërkasim qepët me kripë, piper dhe rozmarinë. Të njejtën gjë veprojmë dhe me kungujt.

    Përgatisim kimën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të prerë në feta të holla dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper, kanellë dhe arrë moskat. E trazojmë mirë me lugë druri dhe më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë salcën të marrë valë për disa minuta.

    Ndërkohë përgatisim salcën beshamel, kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin gradualisht dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat, djathë të grirë kaçkavall dhe të kuqet e vezëve. Montojmë musakanë në tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 nëntor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita paralajmëron mosbindje civile në Kuvend te gjyqtarja e turpit e deri tek pse i kanë ulur tonet amerikanët.

  • VIDEO

    Përgjimet e 'Sky' roli i Breçanit dhe Gjonit (22 nëntor 2023)

    Aksioni i fundit i SPAK që goditi një grup kriminal, pjesë e të cilit ishin dhe zyrtarë e ish-zyrtarë policie si shefi i Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, është komentuar sot në emisionin “Repolitix” në Report Tv

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv