• VIDEO

    Fërgesë kima me lakër dhe vezë nga zonja Albana

    Fërgesë kima me lakër dhe vezë

    Përbërësit:

    • Lakër e bardhë
    • Mish i grirë
    • Qepë e thatë
    • Salcë domate
    • Pak oriz
    • Vezë
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Shpesh herë mbushja që përgatisim për dollamat na tepron, me këtë masë mund të përgatisim një kimë apo një fërgesë shumë të shijshme duke shtuar tek harxhi i mbushjes pak salcë domate pelte dhe 2 lugë majdanoz të grirë. E lëmë të ziejë mirë duke rregulluar shijen me erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Bëjmë 2-3 gropëza si fole për të shtuar vezët. Sipër vezëve hedhim një prekje gishtash piper dhe kripë, vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 minuta në temperaturë të ulët.

  • VIDEO

    Dollma me lakër nga zonja Albana

    Dollma me lakër

    Përbërësit:

    • 1 lakër e madhe jo shumë e ngjeshur
    • 2-3 qepë mesatare
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • 250-300 gr mish i grirë
    • 1 filxhan çaji oriz
    • Salcë domate
    • Lëng mishi ose koncentrat
    • Gjethe dafine
    • Kripë, piper
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Për dollmat zgjidhet një kokë lakër e madhe dhe jo shumë e ngjeshur. E pastrojmë nga fletët e dëmtuara, e presim koçanin deri në brendësi dhe e vendosim të ziejë me koçan poshtë në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. E kullojmë lakrën sa është ende e ngrohtë, hapim fletët në tavolinë ose rreth e qark tepsisë, shtypim

    kërcellin dhe përgatisim mbushjen. Kaurdisim qepën derisa të vyshket, shtojmë mishin e grirë dhe orizin e pastruar dhe të larë, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim salcën, kripën, piperin, gjethen e dafinës, pak lëng mishi ose koncentrat dhe e lemë të ziejë sa të bëhet një masë e shkrifët (pa zier orizi plotësisht). Hedhim majdanozin e grirë dhe përgatisim dollmat. Në fundin e tenxheres vendosim disa gjethe lakre të ziera. Fletëve të lakrës i shtypim kërcellin, vendosim mbushjen e përgatitur, mbledhim anët, i palosim në formë roleje, i shtrëngojmë pak me dorë dhe i vendosim në tenxhere duke i ngjeshur afër njëra-tjetrës, që të mos hapen gjatë zierjes.

  • VIDEO

    Gjethe lakre të skuqura nga zonja Albana

    Gjethe lakre të skuqura

    Përbërësit:

    • Lakër e bardhë
    • Djathë të thërrmuar
    • Majdanoz të grirë
    • Galetë ose miell
    • Vezë
    • Kripë, piper i zi
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Pastrojmë lakrën nga fletët e dëmtuara, presim koçanin derisa të lirohen fletët dhe të hyjë nxehtësia gjatë zierjes për 5 minuta në ujë të vluar me kripë. Më pas e heqim nga uji dhe fletët i ndajmë duke i hapur në tavolinë. Marrim 1-2 fletë, i shtypim kërcellin dhe hedhim brenda tyre djathë të thërrmuar përzier me majdanoz e piper të zi të bluar. Mbledhim fletët në formë zarfi ose roleje, i kalojmë në vezë dhe më pas në miell ose galetë. I skuqim dhe i shërbejmë të nxehta, sipas dëshirës mund t'i spërkatim dhe me salcë të kuqe domate.

  • VIDEO

    Sot hap dyert Panairi i librit, nis ngjarja më e madhe e librit në Pallatin e Kongreseve

    Nga sot për 5 ditë radhazi në Tiranë mbahet Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve. Ky është edicioni i 26-të dhe pritet të ketë të ftuar specialë

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 15 nëntor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga korrupsioni me fondet e bujqësisë BE mban pezull programin "IPARD 3" te Gjykata Kushtetuese kundër qeverisë e deri tek Greqia veto për negociatat?!

  • VIDEO

    Të pathënat e Edi Ramës (14 nëntor 2023)

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në një intervistë ekskluzive për Repolitix në Report Tv ku dha komente për herë të parë për zhvillimet më të rëndësishme në vend. Për 21 janarin tha se tashmë është koha që të vendosë drejtësia e re. I pashqetësuar nga kërcënimet e Greqisë komenton dhe kaosin e opozitës. Rama për herë të parë foli edhe për dosjen Partizani

    • VIDEO

      Buxheti 2024, Rama: Në mesin e vitit të ardhshëm paga mesatare 900 euro! Rritje për mësuesit, mjekët, policët dhe pensionistët

      Kryeministri Edi Rama ka folur në ‘Repolitix’ edhe për buxhetin e vitit 2024, në të cilin planifikohet rritje pagash dhe pensionesh.

       
    • VIDEO

      Kurti pranoi draftin evropian për Asociacionin, Rama: Hap i vonuar, por i duhur! Shenjë që Albini po bëhet kryeministër! E kam përgëzuar që në momentin e parë

      Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Repolitix” në Report Tv ka bërë një koment për “kthesën” e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që garanton zbatimin e tyre, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin. Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e draftit sipas Ramës, Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër.

       
    • VIDEO

      Fuqia e SPAK, Rama ironizon opozitën: Nëse këta të penxhereve do të zinin derën e qeverisë, Prokuroria e Posaçme nuk do kishte këtë forcë

      Kryeminstri Edi Rama ka folur për SPAK duke deklaruar se falë vullnetit të PS, Prokuroria e Posaçme ka këtë forcë. Ai tha se në rast se në qeveri do të ishte opozita aktuale, atëherë, SPAK nuk do të funksiononte njësoj.

       
    • VIDEO

      Rama: Reforma në Drejtësi për 100 vite, s’ka shans ta cënojmë! Progres raporti i KE për Shqipërinë, jashtëzakonisht pozitiv

      Jashtëzakonisht pozitiv e ka cilësuar kryeministri Edi Rama progres raportin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë

       
    • VIDEO

      Greqia kërcënon me veto për Belerin, Rama në Report Tv: Nuk besoj se do na vërë bllokadë! Kam besim se kjo çështje s’do bëhet pengesë për Shqipërinë

      Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar këtë të martë në Berlin se shndërrimi i procesit të integrimit të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian në konflikte dypalësh është i gabuar, duke dalë kundër këcënimit të Greqisë se do të vendosë veto për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    • VIDEO

      Vendimi i gjykatës së Strasburgut për vrasjen në 21 janar 2011, Rama: Thotë se ka vrarë qeveria! I hap rrugë hetimit për zinxhirin e komandimit

      Kryeministri Edi Rama ka folur në ‘Repolitix’ edhe për vendimin e sotëm të Gjykatës së Strasburgun për vrasjen e Aleks Nikës nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv