• VIDEO

    Ushqen qentë endacakë prej 19 vitesh, prek Afërdita: Nuk bëj pushime se ngelen pa ngrënë (15 nëntor 2023)

    Afërdita është një zonjë rreth 65 vjeçe që prej 19 vitesh vendosi t’u kushtohet qenve endacakë. Prej mëngjesit herët e deri në mbrëmje vonë, në oraret e përcaktuara ajo do të ushqejë të gjithë qentë e rrugës. U ka vendosur një shirit blu që të identifikohen nga Bashkia e të mos ia marrin. I vaksinon dhe i kuron sipas një kalendari vjetor. Refuzon të shkojë me pushime pasi druhet për fatin e katër putroshëve. Gjithçka e bën vullnetarisht, e ndihmuar edhe familja e saj kafshëdashëse. Ajo jep këshilla se si duhet të sillemi me qentë endacakë kur duam t’u afrohemi apo e kundërta, kur duam t’u shmangemi. Për të, qentë falin dashuri pa kushte.

  • VIDEO

    Zhduket me të bijën pasi burri e goditi/ Flet 41-vjeçari i penduar: Kam frikë… (15 nëntor 2023)

    41-vjeçari nga Korça, Nesti Taçi që prej divorcit ka humbur kuujdestarine e te bijes se tij 8 vjecare. Konflikti mes ish partnerve, ka bere tw humbasin kontaktet me njeri tjetrin. Çifti kanë pasur një martesë të lumtur mes njëri-tjetrin, e sidomos kur pas një viti në jetë erdhi e vogla e tyre. Debatet lindën 6 muaj para divorcit, pasi ish-vjehrri i 41-vjeçarit ndërhynte në martesën e tyre. Një ditë teksa ishin duke punuar, Nesti ka goditur në kokë nenen e femijes se tij. E reja pëson një lëndim dhe ditën e nesërme largohet me te bijen tek prinderit e saj. Pas kesja ngjarje, Hëna nuk u kthye me ne familjen Taci, por ju drejtua dyerve të gjykatës për zgjidhjen e martesës. Gjykata vendos që vajza të qëndroj me nënën dhe babai të paguaj detyrimet mujore. Zhvendosja e nenes me vajzen e mitur drejt kryeqytetit, solli probleme tek babai. Ai jo vetem qe nuk e takon, por ish gruaja e ka bllokuar edhe ne telefon dhe 41-vjecari as zerin tw bijws nuk ia degjon. Nesti ka mesuar se ish gruaja punon si kamariere në një lokal dhe pas mësimit vajza qëndron atje për orë të tëra. Ndaj meraku per te bijen e ka detyruar te vi ne studion tone per te kerkuar nje ballafaqim me Hena Duken.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Nëntor 2023 – Receta / Magjia e objekteve të vjetra, me koleksionisten Rejna Kulla

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije për teleshikuesit e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Strudel me djathë dhe kërpudha / Dollma me lakër / Gjethe lakre të skuqura / Çomlek me qepë.

    Me kameran e "Rreze Dielli" shkojmë në një ambient mjaft të veçantë në qendër të Tiranës. Në një ditë me shi, kemi zgjedhur të konsumojmë një çaj të ngrohtë në filxhanët e porcelanit të para viteve '90, në një nga këndet më të preferuara të Rejna Kullës. Koleksionistia 42 vjeçare na tregon copëza nostalgjie përmes qindra objekteve të cilat ajo i lidh me filmat e vjetër shqiptar. Rejna e lindur në një familje tipike tradicionale tironse dhe e rritur mes magjisë së sendeve antike rrëfen si lindi dhe u zhvillua pasioni për të koleksionuar objekte të vjetra nga pullat tek radiot, televizorët, furnellat me vajgur e shumë të tjera, objekte kaq nostalgjike që tregojnë historinë dhe kulturën e vendit tonë. Gjithashtu Rejna e frymëzuar dhe nga babai i saj, por dhe bashkëshorti, ka dhe një pasion të çmendur për makinat retro, teksa na tregon dhe historitë sesi ka arritur t'i bëjë pjesë të koleksionit të saj.

  • VIDEO

    Propozimi i Braçes: Periudha e ciklit tek gratë, të paguhet! (15 Nëntor 2023)

    Propozimi i deputetit të Partisë Socialistë, Erion Braçe, që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit, ishte temë diskutimi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv

      • VIDEO

        Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët kundër Berishës, 74.5% thonë se duhet të paraqitet në SPAK! Nuk mbështesin as skenarin e kaosit! Nëse zgjedhjet mbahen sot, fiton PS

        Rezultatet e sondazhit të Report Tv të prezantuara në emisionin "Repolitix" tregojnë se 74.5% e qytetarëve mendojnë se Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK për t’u përballur me drejtësinë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani edhe pa një autorizim nga parlamenti 

        • VIDEO

          Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar, Avokati: Eshtë krim shtetëror, Berisha vrau për pushtet e korrupsion! Nuk ia falin shamizezat

          Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës e quan ‘dritë jeshile’ për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda të pazbardhura vendimin e gjykatës së Strasburgut lidhur me vrasjen e 21 janarit 2011 në bulevardin para Kryeministrisë.

        • VIDEO

          Pr/buxheti 2024, Zhupa: Studentët, të braktisurit e mëdhenj! Investimet në arsim, 2.3 herë më të ulëta se fatura e PPP-ve

          Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur sot për buxhetin e vitit 2024 duke e cilësuar si dëmtues të së mirës publike dhe të parave të qytetarëve. Ajo shprehet se buxheti për arsimin rezulton të jetë 2.3 herë me i ulët se fatura e qeverisë për koncesionet e dhëna.

        • VIDEO

          Kaosi i Rithemelimit, Murati për Report Tv: Nuk arrijnë dot me forcë ngritjen e komisioneve hetimore! Greqia kërcënon për Belerin? S’i urdhëron dot Rama gjykatat që të lirohet

          Analisti Erl Murati ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë. Në një intervistë për Report Tv, Murati u ndal edhe tek çështja Beleri, për të cilën sipas mediave greke Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për integrimin në BE.

        • VIDEO

          Koleksioni mahnitës i 42 vjeçares, copëza nostalgjie përmes qindra objekteve

          Me kameran e "Rreze Dielli" shkojmë në një ambient mjaft të veçantë në qendër të Tiranës. Në një ditë me shi, kemi zgjedhur të konsumojmë një çaj të ngrohtë në filxhanët e porcelanit të para viteve '90, në një nga këndet më të preferuara të Rejna Kullës. Koleksionistia 42 vjeçare na tregon copëza nostalgjie përmes qindra objekteve të cilat ajo i lidh me filmat e vjetër shqiptar.

          Rejna e lindur në një familje tipike tradicionale tironse dhe e rritur mes magjisë së sendeve antike rrëfen si lindi dhe u zhvillua pasioni për të koleksionuar objekte të vjetra nga pullat tek radiot, televizorët, furnellat me vajgur e shumë të tjera, objekte kaq nostalgjike që tregojnë historinë dhe kulturën e vendit tonë. Gjithashtu Rejna e frymëzuar dhe nga babai i saj, por dhe bashkëshorti ka dhe një pasion të çmendur për makinat retro, teksa na tregon dhe historitë sesi ka arritur t'i bëjë pjesë të koleksionit të saj.

        • VIDEO

          Strudel me djathë dhe kërpudha nga zonja Albana

          Strudel me djathë dhe kërpudha

          Përbërësit:

          • 1 rul petë sfoliat e gatshme
          • 500 gr kërpudha champignon
          • 180 gr djathë
          • 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
          • 1 lugë majdanoz i grirë
          • 1 thelpi hudhër
          • Kripë, piper i zi
          • Spec djegës (opsionale)

          Përgatitja:

          Fillimisht pastrojmë kërpudhat, i shpëlajmë shpejt me ujë të ftohtë dhe i presim në feta të holla. Në një tigan që nuk ngjit, vendosim 2 lugë vaj ulliri, 1 thelpi hudhër për aromatizim dhe gjysmë spec djegës (sipas dëshirës). E lëmë hudhrën të skuqet më pas shtojmë kërpudhat e grira, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta në zjarr të fortë dhe pa lëng. Fikim zjarrin, shtojmë majdanozin e grirë dhe i lëmë kërpudhat të ftohen.

          Rrotullojmë petën sfoliat në tepsi të veshur me letër pjekjeje, vendosim fetat e djathit në gjysmën e brumit dhe sipër vendosim kërpudhat e skuqura. Mbyllim petën duke mbivendosur gjysmën e mbetur bosh, i fiksojmë mirë skajet duke i shtypur me gishta dhe duke formuar një kornizë. Bëjmë disa prerje në sipërfaqen e brumit me një thikë të mprehtë (për të mos lejuar që brumi të njomet tepër dhe kështu të humbasë efektin krokant) dhe e pjekim në furrë të nxehtë në 200°C për rreth 25 minuta. Pasi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe më pas e presim në feta.

        • VIDEO

          Sarandë/ Gjendet koka dhe trupi i një njeriu të groposur në afërsi të fshatit Xarë, dyshohet se i përket një çobani të humbur

          Një kokë e groposur është gjetur në fshatin Xarë të Konispolit. Koka është gjetur mbrëmjen e 14 nëntorit, ndërsa nuk ishte e dekompozuar. Sipas hetimeve paraprake, koka i përket një çobani që rezulton i humbur prej disa kohësh. Mesditën e 15 nëntorit policia ka rritur të gjejë edhe trupin e personit të groposur.

          • VIDEO

            Çomlek me qepë nga zonja Albana

            Çomlek me qepë

            Përbërësit:

            • 1 kg qepë të vogla
            • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
            • 1 qepë mesatare
            • 1 kokë e vogël hudhër
            • 1 lugë gjelle salcë dhe pak spec
            • 1 filxhan kafeje verë ose uthull
            • 2 gjethe dafine
            • Kripë, piper i zi
            • Pak kanellë (shkop kanelle)

            Përgatitja:

            Qepujkat i pastrojmë dhe të paprera i skuqim në tigan me yndyrë, më pas i vendosim në një tenxhere. Në mungesë të qepujkave mund të përdorim dhe qepë të zakonshme të prera në dysh ose katërsh sipas madhësisë. Në një tigan kaurdisim vetëm një qepë të grirë hollë, hedhim salcë, pak spec, kripë, piper, dafinë, thelpinjtë e hudhrës të paqëruara nga cipa, pak dru kanelle ose 2-3 copë karafil. Përzierjen e shuajmë me uthull ose verë dhe e hedhim tek qepujkat. Shtojmë ujë ose lëng mishi, sa të mbulohen qepët dhe e lëmë çomlekun të gatuhet me kapak të fiksuar mirë që të mos dalin aromat ose në tenxhere me presion për 8-10 minuta. Më i mirë çomleku bëhet kur përgatitet në enë balte ku zierja bëhet e ngadaltë.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv