-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 17 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga deklarata e fortë e Zelenskit se Rusia po përgatit luftë në Ballkan te telefonata nga Italia që zbythi Berishën e deri tek kuqezinjtë gati të vulosin sot kualifikimin ndaj Moldavisë.
-
VIDEO
Kush e solli drejtësinë? Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar, përlotet deputeti: Ja si ndodhi (16 nëntor 2023)
Deklarata e Ramës në takimet me Asamblenë e Zgjeruar të PS në qytete të ndryshme ku shprehet se PS ka meritën për Reformën në Drejtësi, ka shkaktuar debate mbi autorësinë e kësaj reforme.
-
VIDEO
Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar, deputeti i PS: Isha krah për krah me të, u largova kur gjethet e pemëve filluan të binin nga plumbat
Duke diskutuar për vendimin e gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, deputeti i PS, Eduart Ndreca ka rrëfyer se gjatë momentit kur gardistët kanë qëlluar me plumba, edhe ai vetë ka qenë pranë viktimës i cili ishte në grupin e protestuesve të ardhur nga Lezha.
-
VIDEO
Deklarata e Ramës për Reformën në Drejtësi/ Çupi: Presion ndaj SPAK dhe SHBA! Dervishi: Po mundohet të marrë meritat e Prokurorisë së Posaçme
Deklarata e Ramës në takimet me Asamblenë e Zgjeruar të PS në qytete të ndryshme ku shprehet se PS ka meritën për Reformën në Drejtësi, ka shkaktuar debate mbi autorësinë e kësaj reforme.
-
VIDEO
Vjehrra mu bë burrë,ai kishte frikë të flinte me mua/Habit 36-vjeçarja pukjane (16 nëntor 2023)
Ishte viti 2015 kur Fahrie Baftia nga Puka u martua me shkuesi në Përrenjas. Me bashkëshortin nuk shkonte mirë për shkak të konflikteve që kishte me vjehrrën, ndërsa kjo e fundit ndërhynte në marrëdhënien mes tyre. Kur ishte 4 muajshe shtatzënë në vitin 2016 e reja vendos të largohet nga shtëpia dhe të kthehej tek familja e saj, të cilët i kthyen shpinën. Që nga ajo kohë, babai i djalit nuk është interesuar kurrë për fëmijën e tij me pretekstin se nuk e lejojnë prindërit. Sot Fahria jeton në Sukth të Durrësit, në shtëpinë e një të moshuare, e cila i ka hapur derën e saj për ta ndihmuar atë bashkë me djalin 7 vjeç.
-
VIDEO
Nuk ka paqe për paratë, sherri 'fsheh' buxhetin (16 nëntor 2023)
Deputeti Dashnor Sula ka qenë i ftuar sot në “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report TV për të diskutuar mbi situatën politike në vend, të krijuar pas kaosit të opozitës e cila ka bojkotuar seancat e komisioneve parlamentare dhe ka bllokuar seancat plenare në Kuvend.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv/ Dash Sula: Rezultatet tregojnë se as Rama dhe as Berisha nuk kanë legjitimitet! Vangjeli: Palët politike ta lexojnë mirë çfarë nuk shkon
Deputeti Dashnor Sula ka qenë i ftuar sot në “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report TV për të diskutuar mbi situatën politike në vend, të krijuar pas kaosit të opozitës e cila ka bojkotuar seancat e komisioneve parlamentare dhe ka bllokuar seancat plenare në Kuvend.
-
VIDEO
Paro Laçi: Daja i Malltezit merrte lekë për stërvitje te Partizani, ka fatura! Kam pasur presion pas padisë! Berisha kapo i grabitësve, por s’e kam frikë! S’ka burrëri
Paro Laçi ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, i ftuar në "Studio Live" në Report Tv ka kërkuar nga SPAK që të hetojë si të përfshirë në dosjen e aferës së privatizimit të ish-klubit Partizani edhe disa emra të tjerë, një prej të cilëve Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Begeja sipas Laçit u ka marrë para të rinjve dhe fëmijëve që stërviteshin në klub e për këtë tha se ka fatura. I pyetur nëse ka marrë presione pas denoncimit të fakteve të reja nga ana e tij fillimisht në Report Tv e më pas në dëshminë e tij në SPAK ai e pohoi.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, Paro Laçi pas dëshmisë në SPAK: Xhim Begeja vinte në emër të Berishës, s'përmendet në dosje! Bektashi e Malltezi grabitës barbarë! Të thellohen hetimet për 'grupin e presionit'
Ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, Paro Laçi, i ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitaj, në Report Tv bëri publike faktet e reja lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, truallin e të cilit ish-kryeministri Sali Berisha ia kaloi dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të ndërtuar aty 19 kulla
-
VIDEO
Panairi i Librit, Konomi: Kultura duhet të sponsorizohet nga shteti! Çmimet e librave në Shqipëri shumë të larta në krahasim me pagat
Një nga penat që sjell çdo vit libra për lexuesit shqiptarë, Ilir Konomi shprehet se një nga arsyet e uljes së numri të lexuesve janë çmimet e librave, të cilat në Shqipëri janë shumë më të larta se në Amerikë. Ndërsa thekson domosdoshmërinë e sponsorizimit të shkrimtarëve nga ana e shtetit.
-
VIDEO
Si del Shqipëria në Moldavi? Alban Xhihani bën parashikimin: Jemi në Euro 2024
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Nëntor 2023 – Receta / Zgjedhja, ruajtja e fruta perimeve / Këshilla & Truke Pastrimi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesit e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petë të pjekura me mish pule / Tavë orizi me beshamel / Supë me vezë, kos dhe nenexhik.
Jemi në fundin e sezonit të vjeshtës dhe fillimit të dimrit, me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në një nga tregjet e Tiranës të fruta perimeve ku takojmë profesor Hajredin Toca, i cili do të na japë disa këshilla sesi të ruajmë frutat dhe perimet e sezonit ashtu siç duhet që ato të kenë jetëgatësi, të kenë vlera dhe ne të ushqehemi sa më shëndetshëm. Me larmishmërinë e madhe të produkteve vendase, por gjithashtu në treg shohim dhe mjaft produkte importi, si të zgjedhim frutat dhe perimet e duhura dhe si të kujdesemi që këto fruta e perime që do të konsumojmë të na garantojnë jo vetëm cilësinë e sigurinë ushqimore, por edhe shëndetin tonë. Agronomi Hajredin Toca na bën një guidë në të gjithë tregun duke filluar nga frutat tek perimet, duke ndarë me ne këshilla mjaft të vlefshme që nga zgjedhja deri tek mënyrat e larjes dhe ruajtja në ambientin e shtëpisë.
Këshilla si të patrojmë thjesht dhe në mënyrë perfekte shtëpinë dhe çdo ambjent tjetër. Me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në Al Pastrim, ku takojmë sipërmarrësin Rigers Rusi, i cili është mjaft i njohur në rrjetet sociale me këshillat që ndan falas për pastrimin. Është shumë e domosdoshme për të marrë këshillat e duhura, Rigersi na tregon se ku gabojnë pjesa më e madhe e zonjave dhe si duhet ndarë pastrimi i shtëpisë me kategori për t'a bërë punën më shpejt, më mirë dhe më cilësisht. Gabimi i parë sipas tij është larja me ujë të bollshëm, por kjo dhe shumë të tjera... Tregojmë dhe cila është mënyra e duhur e fshirjes, për të marrë të gjitha papastërtitë, dhe e larjes së dyshemesë, pllaka apo parket. Gjithashtu japim këshilla si të pastrojmë tualetin që ai të jetë super i pastër, të mos ketë baktere në të dhe mbi të gjitha si të shpëtojmë dyert e tualetit sepse gjithmonë pjesa më e madhe bën një gabim, cili është ky gabim na e tregon Rigersi.