-
VIDEO
Panairi, besnikët e letërsisë përballë tkurrjes së lexuesve! Shkrimtarët: Nuk shpërblehemi për strapacimin tonë! Shitësit e librit fitojnë më shumë se autorët (16 nëntor 2023)
Në Pallatin e Kongreseve ka nisur panairi i 26-të i librit me 95 ekspozues. Prej dy ditësh eventi i përvitshëm ka mbledhur personazhe ‘besnikë’ të kësaj tradite, vizitorë dhe shtëpi botuese që sjellin secili një model, stil dhe mënyrë unike të shkruari. Por, përveç tkurrjes së numrit të lexuesve, shkrimtarët përballen me probleme të tjera të hershme që lidhen me shpërblimin për artin e tyre, i cili në aspektin ekonomik zhvlerëson penën e tyre plot vlera.
-
VIDEO
Komentet raciste për marrëveshjen me Italinë, ish-ministrja: Të diskutohet publikisht për emigrantët
Ish-ministrja për Shtetin dhe Inovacionin, Milena Harito është e mendimit se duhet të hapet debati në lidhje me emigracionin hyrës në Shqipëri. Harito, duke folur për marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, Harito nënvizoi se Shqipëria krahasuar me shumë vende, mund të jetë shumë atraktive
-
VIDEO
Si të pastrojmë shpejt shtëpinë, disa truke të thjeshta / Ja gabimet që bëjmë në punët e shtëpisë
Këshilla si të patrojmë thjesht dhe në mënyrë perfekte shtëpinë dhe çdo ambjent tjetër. Me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në Al Pastrim, ku takojmë sipërmarrësin Rigers Rusi, i cili është mjaft i njohur në rrjetet sociale me këshillat që ndan falas për pastrimin. Është shumë e domosdoshme për të marrë këshillat e duhura, Rigersi na tregon se ku gabojnë pjesa më e madhe e zonjave dhe si duhet ndarë pastrimi i shtëpisë me kategori për t'a bërë punën më shpejt, më mirë dhe më cilësisht. Gabimi i parë sipas tij është larja me ujë të bollshëm, por kjo dhe shumë të tjera... Tregojmë dhe cila është mënyra e duhur e fshirjes, për të marrë të gjitha papastërtitë, dhe e larjes së dyshemesë, pllaka apo parket.
Gjithashtu japim këshilla si të pastrojmë tualetin që ai të jetë super i pastër, të mos ketë baktere në të dhe mbi të gjitha si të shpëtojmë dyert e tualetit sepse gjithmonë pjesa më e madhe bën një gabim, cili është ky gabim na e tregon Rigersi.
-
VIDEO
'Rusia sërish humb' Pas këshillit për të drejtat e njeriut, Shqipëria edhe në bordit ekzekutiv të UNESCO-s! Kadare për Report Tv: Ky është sinjal i fortë
Me 134 vota Shqipëria është zgjedhur dje me votim të fshehtë anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO-s, tjetër tregues se Shqipëria sa vjen e po fiton pozita të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
-
VIDEO
Albini po bëhet kryeministër’ Analistët e Kosovës komentojnë deklaratën e Ramës në Report tv
Afërdita Maliqi, analiste nga Prishtina, për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen, ku në parim është plani franko-gjerman, e cila është edhe marrëveshja për asosacionin, një nga pikat që po diskutohet më së shumti në Prishtinë. Ajo tha se "Kurti e ka pasur kauzë gjatë kohës që ka qenë në opozitë dhe e ka luftuar në çdo aspekt çështjen e asosacionit"
-
VIDEO
Frutat dhe perimet e sezonit, përzgjedhja e duhur në treg, ruajtja e tyre gjatë, mënyrat e larjes
Jemi në fundin e sezonit të vjeshtës dhe fillimit të dimrit, me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në një nga tregjet e Tiranës të fruta perimeve ku takojmë profesor Hajredin Toca, i cili do të na japë disa këshilla sesi të ruajmë frutat dhe perimet e sezonit ashtu siç duhet që ato të kenë jetëgatësi, të kenë vlera dhe ne të ushqehemi sa më shëndetshëm. Me larmishmërinë e madhe të produkteve vendase, por gjithashtu në treg shohim dhe mjaft produkte importi, si të zgjedhim frutat dhe perimet e duhura dhe si të kujdesemi që këto fruta e perime që do të konsumojmë të na garantojnë jo vetëm cilësinë e sigurinë ushqimore, por edhe shëndetin tonë.
Agronomi Hajredin Toca na bën një guidë në të gjithë tregun duke filluar nga frutat tek perimet, duke ndarë me ne këshilla mjaft të vlefshme që nga zgjedhja deri tek mënyrat e larjes dhe ruajtja në ambientin e shtëpisë.
-
VIDEO
Petë me mish pule nga zonja Albana
Petë të pjekura me mish pule
Përbërësit:
- 300 gr petë
- 2 vezë
- 200 gr kos
- 300 gr mish i bardhë pule
- 100 ml qumësht
- 100 gr djathë kaçkavall
- Vaj ulliri
- Kripë, erëza të thata
Përgatitja:
Fillimisht mishin e pulës e presim në fileto të holla dhe më pas e shtypim, hedhim pak kripë dhe shtojmë erëzat. Në një tigan me pak vaj skuqim mishin e pulës nga të dyja anët. Ndërkohë petët i zhysim në 1 litër ujë me pak erëza për rreth 30 sekonda sa të zbuten pak. Rrahim vezët bashkë me kosin dhe qumështin derisa të bëhet një masë homogjene.
Lyejmë me pak vaj një tepsi, vendosim një shtresë me petë, filetot e pulës dhe sipër kremin me kos dhe vezë. Vendosim sërish një shtresë petë dhe mish pule. E spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende dhe e vendosim në furrë për pjekje në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.
-
VIDEO
Supë me vezë, kos dhe nenexhik nga zonja Albana
Supë me vezë, kos dhe nenexhik
Përbërësit:
- 2 lgj oriz
- 2 të verdha veze
- 2 lgj miell
- 2 lgj gjalpë
- 300 gr kos
- 1 litër lëng mishi
- Nenexhik i thatë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në 1 litër lëng mishi vendosim orizin të ziejë për rreth 20 minuta derisa lëngu të fillojë të trashet. Rrahim kosin për t'i dhënë trajtën kremoze, më pas shtojmë të verdhat e vezëve, miellin dhe pak kripë. Shtojmë në tenxheren ku ka zjerë orizi, 1 gotë ujë të ftohtë dhe nga tenxherja marrim 2 garuzhde lëng dhe e shtojmë tek tasi me kos dhe vezë. I përziejmë dhe menjëherë e shtojmë kremin në tenxhere duke e përzier ngadalë derisa supa të marrë valë në temperaturë mesatare. Tresim pak gjalpë me nenexhik dhe e shtojmë tek supa të cilën e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Tavë orizi me beshamel nga zonja Albana
Tavë orizi me beshamel
Përbërësit:
- 400 gr oriz
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lk kripë
- 1 lk koncentrat
- 400 ml ujë të vluar
Për kremin:
- 50 gr gjalpë
- 50 gr miell
- 1 litër qumësht
- 3 vezë
- 300 gr sallam FIX si Qëmoti
- 100-150 gr djathë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim orizin të ziejë në ujë të bollshëm. Pasi orizi ka zier, kullojmë ujin e tepërt dhe shtojmë vajin e ullirit, erëzat dhe sallamin (si qëmoti) të prerë në disqe. Në një tenxhere përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë. Pasi mielli merr pak ngjyrë shtojmë qumështin dhe arrën moskat. Vezët i rrahim dhe i shtojmë brenda në krem me pak djathë të grirë. I përziejmë të dy masat bashkë dhe e shtrojmë në tavë duke e niveluar me lugë. Bëjmë një spërkatje të sipërfaqes me djathë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.
-
VIDEO
Gjyqi për 'Gërdecin', shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu! Mungojnë 2 avokatët e tij
Shtyhet procesi i Gërdecit ku pritej të dëshmonin 7 persona. Arsye për shtyrjen në datën 30 nëntor u bë mungesa e dy avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 16 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha tërbohet me Gjykatën e Strasburgut te Rama thotë se miti i pandëshkueshmërisë ra e deri tek Universitetet Publike si u kthyen tarifat e studentëve në lingota ari.
-
VIDEO
Sondazhi/ Shqiptarët kundër Berishës, 74.5% thonë se duhet të paraqitet në SPAK! (15 Nëntor 2023)
Rezultatet e sondazhit të Report Tv të prezantuara në emisionin "Repolitix" tregojnë se 74.5% e qytetarëve mendojnë se Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK për t’u përballur me drejtësinë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, edhe pa një autorizim nga parlamenti. Qytetarët janë pyetur dhe janë përgjigjur për disa tema të tjera të nxehta të politikës sot, si marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët.