-
VIDEO
'I kemi pasur kundër ndërkombëtarët për njëmijë e një arsye' Rama: Ja sesi i bindëm amerikanët dhe evropianët për vettingun në drejtësi
Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë në Repolitix sesi arriti të bindte SHBA dhe BE për vettingun në Shqipëri. Ai rrëfeu takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel në vitin 2014.
-
VIDEO
Afera Partizani, Rama: Vendimi i Bashkisë Tiranë vetëm për disa karakatina, jo për klubin! Pas ndryshimeve ligjore të Berishës u zhdukën terrenet sportive dhe u ndërtuan kullat
Akuzave të Sali Berishës se "destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës", kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje në studion e “Repolitix” në Report Tv. Përmes dokumenteve të publikuara fillimisht nga Shqiptarja.com, që u shfaqën në ekranin e Repolitix, Rama shpjegoi destinacionin e klubit që është ndryshuar me firmën e tij dhe destinacionin që është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha. Me firmën e tij Rama tha se janë përfshirë vetëm disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore të Berishës u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave.
-
VIDEO
Berisha nën masë 'detyrim paraqitje' për aferën ‘Partizani’, Rama: S’i komentoj vendimet e organeve të reja të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë një koment për vendimin e GJKKO e cila ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalin të daljes jashtë Shqipërisë për Sali Berishën për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
-
VIDEO
Dhuna dhe kaosi i shkaktuar nga opozita në Kuvend, Rama: Aksion vetëvrasës! Nëse do isha këshilltar i tyre do u jepja këshilla të tjera
Përsa i takon aksionit të dhunshëm të opozitës dhe kaosit të shkaktuar në seancat e Kuvendit dhe Komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama tha se nëse do të ishte këshilltar i tyre, do t’u jepte këshilla totalisht të ndryshme. Ai shtoi se me këtë sjellje, opozita po kryen aksion vetëvrasje.
-
VIDEO
Si do veprojë nëse opozita futet në grevë urie? Ja si përgjigjet kryeministri Rama
Analisti Lorenc Vangjeli duke komentuar për mundësinë e radikalizimit të aksionit të opozitës, tha se ekziston mundësia e hyrjes në një grevë urie të deputetëve.
-
VIDEO
Besa Bylykbashi: Rrugëve të ferrit, për të parë babanë pas hekurave ( 14 nëntor 2023)
Ishte marsi i vitit 1980, kur Gjykata e rrethit të Lushnjes, pas një gjyqi të hapur propagandesk, dha dënimin me 10 vjet burg për Medi Bylykbashin. Mediu, 45 vjeç, baab i katër femijëve, do të rikthehej sërish në burg. Kalvarin e burgut të parë e ksihte nisur ende në moshë të mitur, kur e kishin arrestuar me një akuzzë për arratisje dhe do e dënonin pas shumë muajsh vuajtje në hetuesi ën gusht të vitit 1954 me 12 vjet heqje lirie. Burgimi i parë kishte qenë një ferr i vërtetë në kampet tmerrshme të punës së detyruar, nëpër keneta e vepra infrastrukture. Do të dilte nga ky ferr vetëm në tetor të 1961, për tju kthyer jetës në internim, ku mes privimeve pafund do të krijonte familjen e tij, të cilën nuk do të mund tashijonte, pasi regjimi do e mbante nën survejim të rreptë e presione pa fund derisa e arrestuan për herë të dytë.
-
VIDEO
Rama: Do ndryshojmë vetë ligjin për komisionet hetimore, ku ta gjejmë opozitën?
Kryeministri Edi Rama lajmëroi ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar opozitën se po keqpërdor këtë të drejtë që ia jep Gjykata Kushtetuese
-
VIDEO
Kikia: Një nga investitorët stretegjikë pjesë e botës së krimit! Rama: Në rast se del i tillë i sekuestrohen asestet, s'mund t'i marrim nëpër gojë të gjithë
Kryeministri Edi Rama në studion e “Repolitix” në Report Tv tha se nuk do të ngrihet komision hetimor për investitorët strategjikë sepse nuk ka arsye. Por analisti Mentor Kikia solli shembullin e Pëllumb Gjokës duke thënë se ka dalë i përfshirë me eksponentë të botës së krimit. Rama tha se për përzgjedhjen e investitorëve ka disa kritere dhe në rast se ndodh që del i botës së krimit i sekuestrohen pasuritë.
-
VIDEO
Udhëtimet me charter, Rama: Nuk i kanë kushtuar shtetit shqiptar asnjë qindarkë më shumë se paraardhësit e mi
Akuzave të opozitës se ka abuzuar me udhëtimet me charter, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Rama tha se nuk i kanë kushtuar buxhetit të shtetit asnjë qindarkë më shumë se paraardhësit e tij udhëtimet e tij me charter.
-
VIDEO
Kërkesa e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, Rama: Nuk janë KLSH e as prokuroria! Gjykata Kushtetuese i ka përcaktuar kornizat për këtë proces
Kërkesën e opozitës për të ngritur komisione hetimore për 8 çështje të ndryshme, kryeministri e konsideroi si një kërkesë që cënon Kushtetutën e vendit. Ai tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision hetimor parlamentar dhe shtoi se opozita nuk mund të përfitojë me këtë të drejtë duke cënuar veprimtarinë e institucioneve pa pasur asnjë indicie.
-
VIDEO
A do të pranonte marrëveshje për refugjatët me Gjermaninë? Përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama mbrojti marrëveshjen me Italinë për strehimin në Shqipëri të një pjesë të refugjatëve që do të vijnë përmes ujrave të Mesdheut.
-
VIDEO
Projekti për të furnizuar me ujë rajonin e Puglias, Rama: Ide e vitit 1930, Shqipëria ka qenë gati, por deri tani nuk është bërë sepse ka kosto të lartë
Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ndërtimit të një ujësjellësi nga Shqipëria për rajonin e Puglias në Itali, është një ide e viteve 1930 dhe shtoi se vendi ynë ka qenë gati që prej asaj kohe por Italia nuk e ka vijuar projektin për shkak se ka kosto tepër të madhe.