370 fëmijë nga e gjithë bota në Shqipëri për Botërorin e shahut, presidenti i federatës për Report TV: Jemi kthyer në qendrën e këtij sporti

Shqipëria do të presë një tjetër kampionat të rëndësishëm botëror të sportit të shahut, teksa nga datat 26-28 prill në Durrës do mblidhen fëmijët më të talentuar të globit. Të vegjëlit nga mosha 8-12 vjeç do tregojnë aftësitë e tyre në një prej sporteve ku Shqipëria gjithmonë ka patur të dalluar.

“Është kampionati botëror i fëmijëve për lojën e shpejtë ‘Rapid and Blitz’, ku marrin pjesë rreth 370 fëmijë të cilët bashkë me shoqërues dhe prindër shkojnë në 800 persona. Do qëndrojnë nga data 25-29 në Shqipëri për zhvillimin e këtij aktiviteti,”-u shpreh Erald Dervishi, president i federatës së shahut.

Në hapjen e këtij aktiviteti, por edhe gjatë zhvillimit të tij, në Shqipëri do jetë presidenti i federatës botërore të shahut Arkady Dvorkovich, si dhe shumë shahistë të cilët kanë shkruar historinë e këtij sporti si Susan Pulgar. Ndërkohë një numër të lartë shahistësh të vegjël në kampionatin botëror do jenë nga Shqipëria.

“Në këtë kampionat do marrin pjesë 62 shahistë shqiptarë. Është një numër rekord kur mendojmë s ekemi të bëjmë me moshat nga 8-12 vjeç. Numri 62 për një vend të vogël si Shqipëria është i jashtëzakonshëm. Kemi një grup fëmijësh të talentuar, të cilët në rast se dimë ti mbështesim dhe ti tregojmë rrugën e duhur do arrijnë nivele të jashtëzakonshme,”-tha Erald Dervishi, president i federatës së shahut.

Vitet e fundit është parë një rritje e nivelit të shqiptarëve në sportin e shahut, ndërsa jo më kot edhe Kler Çaku u shpall kampione e Europës.

“Jemi aktualisht në bisedime me KOKSH-in dhe qeverinë shqiptare, që bashkë me basketbollin dhe volejbollin të implementojmë sportin e shahut në shkolla. Në shkolla fillore dhe 8-vjeçare kryesisht,”-deklaroi Erald Dervishi, president i federatës së shahut.

Kampionati botëror i shahut për fëmijë vjen në një vit jubilar të këtij sporti, pasi në 2024 federata botërore e shahut feston 100-vjetorin e krijimit.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Mirlind Daku i jep një pikë Rubin Kazanit

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Mirlind Daku i jep një pikë Rubin Kazanit