Akuzat ndaj Carlo Bollino-s, Sali Berisha dënohet për herë të parë nga një gjykatë

Për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Sali Berisha është dënuar nga një gjykatë shqiptare. Ish-kryeministri është dënuar më 11 prill për shpifje nga Gjykata e Tiranës me 1 milion lekë të vjetra dhe shpenzimet gjyqësore. Berisha është paditur para 2 vitesh për shpifje nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino për disa publikime që ka bërë ish-kryeministri në adresën e tij zyrtare në Facebook dhe gjatë një interviste televizive.

Akuzat që ka bërë publikisht Berisha ndaj gazetarit Bollino dhoma civile e gjykata e Tiranës i ka cilësuar si shpifje duke e dënuar liderin historik të Partisë Demokratike. Duhet theksuar fakti se pavarësisht dënimit, gjykata nuk është treguar shumë e ashpër me ish-kryeministrin pasi nga pala paditëse ishte kërkuar edhe detyrimi për të publikuar një përgënjeshtrim të përshtatshëm në faqen e parë të dy gazetave kombëtare, me qëllim sqarimin e natyrës abuzive dhe të pavërtetë të deklarimeve të adresuara ndaj gazetarit.

Gjithsesi fakti që Berisha u dënua nga një gjykatë shqiptare për shpifje është një vendim historik për drejtësinë shqiptare. Padia e gazetarit Carlo Bollino nuk ishte e para që bëhej në drejtim të Sali Berishës, i cili është paditur disa herë nga gazetarë e politikanë për shpifje, por deri më tani asnjë gjykatës nuk kishte marrë guximin për ta dënuar.

Berisha deri më tani ia kishte hedhur paq me pretendimin se si politikanë që është deklaratat e tij janë politike ndaj nuk mban përgjegjësi ligjore si çdo qytetar i thjeshtë. Por në rastin e gazetarit Bollino, avokati Aranit Roshi ka provuar para gjykatës se këtu nuk kemi të bëjmë me një betejë politike. Carlo Bollino duke qenë prej 26 vjetësh në Shqipëri në rolin e gazetarit dhe botuesit, vërtet është një person publik por nuk është politikan, ndaj dhe akuzat e pabazuara të bëra në publik nga Sali Berisha drejt tij ishin shpifje ndaj një qytetari të thjeshtë.

Akuzat e Berishës të cilësura si shpifje
Ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook, në datat 04.01.2016, 07.01.2016, 20.06.2016, si dhe deklarimeve të bëra në intervistën televizive të datës 26.01.2017 kishte deklaruar: “Ja si vjedh Rama me Bollinon e tij, njeriun, mafiozin 24 karatesh karboni, te akuzuar për lidhje financiare me Sacra Corona Unita” ka shkruar ndër të tjera Berisha. Me tej Berisha kishte deklaruar: “Edi Rama me Karlo Bolinon dhe Dixhitalbin rrembyen 1.7 mil Dollare, te buxhetit qe ruheshin per ndihme ne emergjencat civile.... ( ne vijim)

Duke denuar keto qendrime te papergjegjshme, te qeverise, ndaj te permbyturve, i bej thirrje prokurorise, te nise me urgjence hetimin, per vjedhjen e fondeve te emergjences civile, nga Rama dhe Bolinot e tij”.

Në të njëjtën datë, në llogarinë personale të Facebook-ut te Sali Berishës, janë postuar nga ky i fundit, të dhëna të pavërteta, të cilat e paraqesin Carlo Bollino-n, si ortak të shoqërisë që sipas Berishës duke shfrytëzuar njohjet me Kryeministrin Z. Edi Rama ka fituar një tender në vlerën 170 milionë lekë të rinj. Po kështu Sali Berisha, ne artikullin e publikuar prej tij në Facebook ka shpifur, duke thënë se Carlo Bollino me anë të shoqërisë TBS96, duke anashkaluar procedurat e tenderimit, ka furnizime pajisjesh radiolink, për updatimin e sistemit TIMS, në vlerën e 1 miliardë lekëve.

Gjithë këto akuza ish-kryeministri nuk i ka vërtetuar para gjykatës dhe kështu pas një procesi të gjatë prej gati 2 vitesh është dënuar si një shpifës. Duket se pas betejës së gjatë për Reformën në Drejtësi dhe me nisjen e procesit të vetingut gjyqtarëve shqiptarë iu ka dalë frika nga politikanët. Edhe pse procesi u zvarrit për rreth 2 vite gjykata e Tiranës vendosi që të dënonte një politikan i staturës së Berishës për shpije. Madje është hera e parë që ish-kryeministri dënohet nga drejtësia për dicka. Ndoshta po fryn një erë e re në drejtësinë shqiptare.

d.ba.
Komento

Komente

  • I depresum nga Sala: 16/04/2018 08:38

    Me ne fund filluan te zbuten shtazet mishngrenese te drejtesise shqiptare.

    Përgjigju
  • barija: 14/04/2018 21:00

    Pergezoj gjyqetarin por dhe avokatin bravo kjo eshte fitore.

    Përgjigju
  • Bastardi nga vicidoli: 14/04/2018 15:55

    Jam dakort me mendimin e komentuesit "Ceco me bicak".Ky duhet rrjepur i gjalle,ky denim eshte perkedhelje per te,pa le shuma 1 milion leke.Keto jane para xhepi per kryekatilin dhe kryemnafiozin e ketij vendi,qe nuk ka lene krim pa bere e nen te kodit penal pa shkelur.Por megjithate,fakti qe gjykata shqiptare arrin me ne fund te guxoje te merret me kete palaco te ndyre qe mbrohet me etiketimin "politikan" = kerme politike them une dhe fshihet prej vitit 1990 pas imunitetit te tij duke mos lene pa vrare,prere,vjedhur ,thurrur kurthe e bere presjon apo shpifur njeri dhe duke e trajtuar shqiperine si cifligun e tij e duke e mbajtur rob te trilleve e cmendurive te tij,eshte nje lajm dhe nje ogur i mire per ne,shqiptaret e thjeshte,se reforma ne drejtesi ka filluar te ngrohe pak shpatullat e gjyqtareve,prokuroreve dhe njerezve te ndershem ne kete vend. Nje bravo te madhe dhe falenderim per kete meriton pa dyshym gazetari Bollino,i cili guxoi te merret me kete monster dhe perfundimisht ia arriti,s'ka rendesi vlera e demshperblimit apo masa " e bute" ndaj tij,rendesi ka qe ai eshte konsideruar nga nje gjykate vendase ,me firme e me vule si" shpifes" per here te pare,pas qindra shpifjeve qe ky qen haleje ka bere vazzhdimisht,me goje e me shkrim,nepermjet qytekarit dixhital apo ne parlament,te cilin pkjesemarrja e tij atje e shnderron automatikisht ne nje "hale" te tij,ku zbraz gjithe papastertite qe mund te te marri mendja,i ndihmuar dhe nga mosketjeret dixhitale Palokari,Strazo trimi.kulishi i UDB-se Noka pa bisht,Salianji e te tjere debila qe gabimisht kane hyre ne parlamentin shqiptar,sepse i lepihen majmunit nga vicidoli apo ajdutantit te tij,tavarishit Lyl.Shpresojne se prokuroria shqiptare do rihapoe ceshtje te tjera ne ngarkim te tij si 21 janari,Gerdeci,grushti i shtetit i 1998,ngjarjet e vitit 1997,ceshtja e CEZ-it,zhdukja e Remzi Hoxhes,vrasjet e Trebickes,Olldashit,Azem Kar Hajdarit e te tjera si keto.Loja ka filluar dhe priten zhvillime te rendesishme.Me kembe te mbare ky vendim i gjykates shqiptare pas 28 vjetesh.Por,me mire vone se kurre.Tani duhet ta denoncojne ne prokurori dhe ambasadori Lu e zonja Vlahutin,mes te tjerash,se dhe per ata sa'ka lene gje pa shpifur ky shpifes ordener e kriminel i papenduar!!!

    Përgjigju
  • Maminasi: 14/04/2018 15:09

    Njeriu me negativ i kombit shqiptar vrases dhe percares i pa pare Ne emer te patriotizmit te vret naten te qan diten Zoti ishalla ben mrekulln tia zhduki nje ore e me pare nga faqja e dheut Amin.

    Përgjigju
  • Blenard: 14/04/2018 08:36

    Kjo esht karamele per kete kreminel po megjithate te filloim ta nxierrim me bythzbuluar se as kete se pranon qe esht palaco pa mire hajdut dhe kriminel

    Përgjigju
  • tir: 14/04/2018 05:36

    Ky eshte lajm! Suksese ne punen tuaj fisnike, te veshtire e me shume pergjegjesi z. Bollino.Vetem stresi qe ju ka shkaktuar ky palo burre per kaq kohe , nuk ka te paguar. Mendo si do perfundoje ky kriminel pas te gjykohet per piramidat, Gerdecin, 21 janarin, cez-in . E drejta vonon por nuk harron!

    Përgjigju
  • Goni: 14/04/2018 03:51

    Epo për hajër. Ja kështu fillon dasma! Të paca Bollino. Më në fund,doli drita në fund të tynelit. Amen.

    Përgjigju
  • Zagarnjori: 14/04/2018 00:37

    E po shyqyr, ky eshte rezultat i paster i gjyqtareve qe nuk i kishte skllever saliu e qe me levizjet e reformes kane krijuar besim se nuk do internohen, ishalla lajme te tjera si ky! Ja sa ti vije radha dhe zagarnjorit o sale edhe te te shoqeroje edhe yt bir ne qeli. Pjelle e keqe e ketij vendi qe 27 vjet vetem keni plackitur e shkaterruar ca ju ka dale perpara!

    Përgjigju
  • tani: 14/04/2018 00:12

    epo shyqyr qe ta frenoje pak qytetarin dixhital shpifesi i shekullit

    Përgjigju
  • Aqim Tahiri: 13/04/2018 23:48

    Ky eshte lajm I shkelquer ROFTE PPSH ROFTE EDI RAMA PAS ARDHESI I ENVER HOXHES

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 13/04/2018 23:20

    Berisha duhet te ripet i gjalle me biçak. Ky duhet te jete denimi per te.

    Përgjigju
  • berti: 13/04/2018 22:31

    ky eshte nje lajm shume i mire per mua shprese se edhe shqiperia do behet shtet i drejte

    Përgjigju
  • Lavdosh: 13/04/2018 21:50

    Do zoti ky eshte vetem fillim. Mbase terheq kemben zvarre dhe ndiqet per te tjera gjera. Bravo Bollino-s per vendosmerine, kurajon dhe betejen. Me keta njerez behet Shqiperia

    Përgjigju
  • resmi kryeziu: 13/04/2018 21:08

    po ky eshte lajmi i shekullit

    Përgjigju
  • albi: 13/04/2018 21:01

    Fillim i mbarë

    Përgjigju
  • Fredi: 13/04/2018 20:54

    Nuk ka mundesi hahahaha Gjykata e Certifikon Saliun si shpifes hahahahaha Me ne fund nje fije drite ne tynelin e erret te dreqtesise shqiptare. Saliiiiii u bere njelloj si Taulant Balla, shpifes profesionist hahahaha. Gjyqtari duhet dekoruar me Urdherin e Shqiponjes.

    Përgjigju