Çifti i prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Arta Markut që i pezulloi ata nga detyra për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë.
KPA ka marrë në shqyrtim ankimimin dhe ka vendosur shqyrtimin e çështjes. Trupa e KPA do të përbëhet nga gjyqtarët Luan Daçi dhe Rezarta Schuetz, ndërsa relatore e çështjes është caktuar Ina Rama, ish-kryeprokurore e Republikës. KPA ende nuk ka caktuar një datë se kur çifti i prokurorëve do përballen në një tjetër hallkë të drejtësisë me kryeprokuroren Arta Marku.
Kryeprokurorja Arta Marku vendosi në 14 maj pezullimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi dhe të bashkëshortit të saj Dritan Gina. Çifti i prokurorëve u pezulluan pasi sipas Prokurorisë ata janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.
Njoftimi i KPA:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 17.05.2018, është paraqitur ankimi me palë ankuese znj.Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina, me objekt: “Anulimin e vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimin e vendimit nr.141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.
Në datën 24.05.2018 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtar Luan Daci
Gjyqtar Rezarta Schuetz
Relator i çështjes: Ina Rama
(Njoftimi i KPA)
Komente

Shikojni këtë çift kta që në fytyr duken që jan fundërrina këta thon se tregojm pasurin në cilin vënd të botës ke shanc ti të mos tregosh pasurin . Kjo ndodh vetëm në shqipërin e kryekriminelit malok salhe se ai i bëri me 8 klas shkoll gjykatës këto jashqitje të kombit . Imagjinoni të jetonin këta në Amerik e mos të tregonin pasurin çfar ju bënte Amerika këtyre fundërrinave bur e grua. Mendon ky Lgbt se do vazhdoj të shij siç ka shir me kryekriminelin nevojtore salhe
Përgjigju