Mogherini takohet me Bashën në Rinas dhe mbyll vizitën në Shqipëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Mogherini kanë zhvilluar një takim  joformal në Aeroportin e Rinasit. Basha nuk ishte i pranishëm në takimin që Mogherini zhvilloi me opozitën në zyrën e delegacionit të BE, pasi ndodhej në Gjermani. E ndërsa Basha po kthehej nga Berlini dhe Mogherini po largohej nga Shqipëria, të dy kanë zhvilluar një takim në aeroportin e Rinasit.

Mogherini ndodhej sot në Shqipëri për t’i adresuar politikës shqiptare rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim me vendin tonë. Ajo pati takime me presidentin Ilir Meta, dhe kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me Bashën, Mogherini është larguar në drejtim të Shkupit.


Avioni me te cilin u largua Mogherini nga Tirana

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 18/04/2018 17:57

    Ajo Romana Vlahutin i kishte bere menderin Lulit ne takim, iliustruar me foto sinjifikative.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm