BE: Do të përdorim asetet e ngrira ruse për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës

BE: Do të përdorim asetet e ngrira ruse për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës

Flamujt e BE

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së arritën një marrëveshje për të përdorur të ardhurat nga asetet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian për të blerë ndihmë ushtarake për Ukrainën, shkroi qeveria belge në X.

“Paratë do të shërbejnë për të mbështetur rimëkëmbjen dhe mbrojtjen ushtarake të Ukrainës në kontekstin e agresionit rus”, theksoi qeveria belge, e cila kryesoi bisedimet midis vendeve të BE-së.

Marrëveshja mbulon përdorimin e interesit dhe fitimeve të tjera nga asetet, por jo vetë aktivet bazë, të cilat do të mbeten të ngrira.

Ky veprim mund të sjellë deri në tre miliardë euro (3,23 miliardë dollarë) ndihmë vetëm këtë vit.

Sipas Komisionit Evropian, asetet e Bankës Qendrore Ruse me vlerë rreth 210 miliardë euro janë ngrirë në BE.

Institucioni financiar me bazë në Bruksel, Euroclear, njoftoi së fundmi se asetet do të fitonin rreth 4,4 miliardë euro interesa në vitin 2023. ata

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare