BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës

BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës

Peter Stano

Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s'ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës.

Por Bashkimi Evropian akoma nuk po lëviz në këtë drejtim. Me sa duket as thirrjet e vazhdueshme të Prishtinës për heqjen e masave nuk po lenë përshtypje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.

Vendet anëtare të BE do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur

Sipas tij, mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës. "Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por për këtë vendim vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës.

Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, tha zëdhënësi Stano. Sipas zëdhënësit të BE-së, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në.

Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit, duke e akuzuar qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara në veri megjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

Kritika nga Kosova

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeffry Vovenier, tha se "vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhje të qeverisë, se BE-ja miratoi Planin e Rritjes ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, i cili një ndër synimet ka edhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit në bllok. Në këtë linjë ai thotë se "masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”.

"Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

BE nuk është e bindur

Por si e shohin analistët politik situatën aktuale dhe raportet qeveri e Kosovës BE, rreth pikëpamjeve të tyre për masat. Analisti politik Blerim Burjani, i tha DW-së se qeveria e Kosovës duhet me fakte ta bindë BE-në për heqjen e masave.  

"Heqja e masave nuk po  ndodh për arsye se BE-ja ende nuk është e bindur politikisht dhe nuk ka besim në Qeverinë e Kosovës se do të ketë de-eskalim të qëndrueshëm.

Konsideroj  se  Qeveria e Kosovës, e sidomos njësia speciale duhet të shihet sa më pak në veri, dhe qeveria të vazhdoj të kontribuojë në qëndrueshmërinë e stabilitetit në veri. Vlerësimi i gjendjes në veri duhet të jetë i shkruar për t'i dërguar BE-së konstatim të gjendjes që duhet të jenë raporte korrekte  dhe të faktuara. Pra, mendoj se duhet të ketë raporte objektive të faktuara për ta bindur BE-në. BE-ja nuk bindet vetëm me fjalë dhe konferenca shtypi, por me raporte të detajuara të deritashme për gjendjen në veri”, thotë analisti Burjani.

Masat ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani