Berisha i ankohet OSBE: Soros-Rama po kapin drejtësinë

Berisha i ankohet OSBE: Soros-Rama po kapin drejtësinë

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin Britanik Mark Pritchard, i cili shoqërohej nga ambasadori Andreas Nutele dhe Zv/Ambasadori i OSBE-së në Tiranë. Berisha është ankuar tek përfaqësuesit e OSBE se kryeministri Edi Rama po kap drejtësisë, sipas projektit të George Soros.

Në këtë takim unë i njoha bashkëbiseduesit me kolapsin e plotë të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë. Duke përdorur reformën për të shndërruar drejtësinë, sipas projektit orëollian të George Soros, degë të ekzekutivit të Edi Ramës, u asgjësuan Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe së shpejti, do eleminohet edhe Gjykata e Apelit. Të gjitha funksionet e Gjykatave të paralizuara i ka sot Edi Rama i cili, me kontrollin total të drejtësisë, ka bërë që 97% e të gjitha proceseve gjyqësore fitohen nga qeveria”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeminsitrit Vetingu po falimenton drejtësinë. “Ata të cilët bënë të mundur këtë falimentim total të drejtësisë nëpërmjet Vettingut, fajësojnë për këtë korrupsionin e gjyqtarëve. Me këto akuza vetëm sa lajnë duart për veprën e tyre të pashembullt, sepse Vetingu mund të bëhej në disa mënyra, pa asgjësuar gjykatat më kryesore të vendit dhe, së bashku me to, edhe rendin kushtetues të Shqipërisë. Edi Rama ka shndërruar sot Vetingun në një mjet korruptiv të gjahut të shtrigave.

Atë e kalojnë të gjithë ata që kanë zbatuar dhe zbatojnë urdhrat e Ramës, përfshi gjykatës që nuk justifikojnë edhe 100 milionë lekë, apo që prej tre vitesh dhunojnë vendimin konkret të Gjykatës Kushtetuese si Dvorani, apo të tjerë që kanë liruar në sallën e gjyqit, me urdhër të Ramës, ekzekutorin e komisarit të policisë që, më vonë, me të njëjtën dosje, është dënuar në Apel me burgim përjetë, për krimin e shëmtuar.

Sali Berisha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 17/08/2018 08:52

    Genjeshtari eshte nje i pafytre,sic eshte ky person-Salihu.qe ju shkakt on mundime njerezve te sinqerte e korrekt.

    Përgjigju
  • Demokrati: 16/08/2018 17:06

    Q DITE ZI QE TU SHDUKTE QOGU ME NAM E ME NISHAN RACA JOQE E QELBUR PO TI O KERIC E SHKATEROVE TERE SISTEMIN E DREJTESISE .sOT PO HANJOHESH SE TE ERDHI DITA TE JAPESH LLOGARI TE ERDHI LITARI NE FYT .a DO KETE DREJTESI QE TE TE VARIN TY ME LITAR O FARE E KEQE PTY RACE E MUTIT .TI DUHESH DENUAR PER KRIMET QE KE BERE KETO 27 VJET SI AGJENT I SERBIT .jE ARMIK I POPULLIT DHE DUHET TE JAPESH LLOGARI DUHESH DENUAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Procesi i përzgjedhjes së delegatëve për Kongresin Zgjedhor të PS, Klosi: Do të zgjasë dy ditë! Në 2 muaj patëm mbi 33 mijë anëtarësime të reja

Procesi i përzgjedhjes së delegatëve për Kongresin Zgjedhor të PS, Klosi: Do të zgjasë dy ditë! Në 2 muaj patëm mbi 33 mijë anëtarësime të reja