“Buenos Aires 2018”, Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit shqiptar

“Buenos Aires 2018”, Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit shqiptar

Presidenti Ilir Meta boksierja Eriselda Selaj

Gjatë një ceremonie në Presidencë ditën e sotme, Presidenti Meta i ka dorëzuar flamurin kombëtar ekipit dhe delegacionit zyrtar, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e tretë të Lojërave Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”, që do të zhvillohen në Argjentinë nga data 6 deri më 18 tetor 2018.

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni, Presidenti Meta duke iu drejtuar sportistëve, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme si boks, peshëngritje, atletikë dhe not, vuri në dukje se në këto Lojëra Olimpike ekipi ynë kombëtar i të rinjve i ka të gjitha mundësitë që falë talentit, pasionit rinor për sportin dhe përkushtimit të tyre, të arrijnë rezultate mbresëlënëse.

Presidenti Ilir Meta dhe ekipi i të rinjve

Duke i uruar suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi, Presidenti i Republikës ia dorëzoi Flamurin Kombëtar boksieres Elsidita Selaj, flamurmbajtëses së ekipit të të rinjve shqiptarë.

Presidenti Ilir Meta dhe boksierja Elsidita Selaj,

“Ju falënderoj Zoti President për mikpritjen që na rezervuat! Dua të theksoj që është një nder i madh të mbaj Flamurin Kombëtar dhe së bashku me shokët e skuadrës të përfaqësojmë shtetin tonë në Lojërat Olimpike Rinore. Shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze që të kthehemi me rezultate sa më të larta!” – u zotua sportistja Selaj në emër të të gjithë Ekipit Olimpik Shqiptar të të Rinjve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki