Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka e ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV tha se mazhoranca e ka të qartë vijën e kuqe në raport me zyrtarët e korruptuar që përballen me drejtësinë.

Sipas Bushkës çdokush është i barabartë para ligji. Bushka tha se jemi në fazën ku duhet të marrim masa reformuese për të punuar që të parandalojmë korrupsionin.

"Duhet të rrisim kapacitetet që parandalojnë korrupsionin në institucionet publike. Në shtet ka disa pushtete, përvec drejtësisë, janë edhe dy degët e tjera, legjislativi dhe ekzekutivi; duhet të merret masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit.
Pa një sistem drejtësie të pavarur nuk mund të ecet para. Për PS-në pavarësia e sistemit të drejtësisë është e rëndësishme, çdokush i barabartë para ligjit. Kushdo gjendet në veprime korruptive është i barabartë para ligjit. S’na vjen mirë kur shohim njerëz të kujtdo force qofshin, por të gjithë duhet të kenë të qartë se ky është momenti i Shqipërisë që të pranojë që drejtësia e pavarur i trajton të gjithë si të barabartë. Vija jonë e kuqe është e ndarë. Korrupsion ka ...por një mazhorancë vlerësohet për përpjekjet që bën për të luftuar e parandaluar korrupsionin. Jemi në fazën kur duhet të marrim masa reformuese që të parandalojmë korrupsionin.
Nisur nga rekomandimet e BE-së, do duhet që të vijojmë me hapa konkrete. Pasi sot e kemi më të thjeshtë falë reformës në drejtësi për ta luftuar korrupsionin, por duhet punuar për parandalimin; duhet të punohet me forcimin e zbatimit të ligjit, të mbrojmë interesin publik nga korrupsioni."- tha Bushka.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Nisma kundër 'tradhtarëve', Koçi: Plotëson dekriminalizimin! Pa sens që KQZ të mos 'bllokojë' kandidatë që përdhosin atdheun

Nisma kundër 'tradhtarëve', Koçi: Plotëson dekriminalizimin! Pa sens që KQZ të mos 'bllokojë' kandidatë që përdhosin atdheun