DETAJE/ Kush e tradhtoi 43 vjeçarin e ekzekutuar me shtatë plumba në Tepelenë?
Pas vrasjes së teplenasit Alket Muho një ditë më parë të shumta janë dyshimet e ngritura. Një grup hetimor i posaçëm është ngritur për të zbuluar kush e dekonspiroi të dyshuarin si informator të policisë
Në foto viktima Alket Muhja dhe vendi ku u gjet i vrarë
Tepelene- Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Rabije të Tepelenës, ku 43-vjeçari Alket Muho u ekzekutua me plumb pas koke ngrihen mjaft pikëpyetje.
Burime të Shqiptarja. com dhe Report Tv thonë se në afërsi të fshatit ku ai jetonte, në Gllavë ishin asgjësuar një ditë para se ta vrisnin parcela me kanabis, e dyshohet se Muho mund të ketë qënë informatori i policisë për këtë rast.
Për të zbardhur të vërtetën e kësaj vrasje dhe kush e dekonspiroi të dyshuarin si informator duke e ekspozuar para trafikantëve, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
Dyshimet janë të shumta, dikush brenda radhëve të policisë mund të ketë nxjerrë emrin e tij dhe t’i jepte mundësi pronarëve të parcelave me hashash ta zhduknin. Të parë që po hetohen janë punonjësit e policisë së Memaliajt por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pikasur edhe nga banorët e zonës.
Muho mund t'i jetë drejtuar policisë edhe si një dëshmitar, si një njeri që ka parë parcelat me kanabis dhe ka shkuar të bëjë një kallëzim zyrtar, e pas kësaj askush nuk e ka marrë në mbrojtje.
Alket Muhaj u gjet i pajetë një ditë më parë në tokat e tij në fshatin Rabije. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ai është qëlluar me shtatë plumba në pjesën e pasme të trupit.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2692
Lajme të tjera
-
Shpërndanin kanabis nëpër zona të ndryshme të Sarandës, 2 të arrestuar! Iu gjenden edhe armë e tritol në banesa
21 Prill, 10:12
-
Krujë/ Kishte mbjellë 45 fidanë kanabis pranë banesës, arrestohet 51-vjeçari
20 Prill, 13:17
-
Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
19 Prill, 16:32
-
Kopshtar në fermën e kanabisit në Skoci, dënohet ish-polici nga Saranda: Më kërcënoi gangsteri që arrestova
17 Prill, 17:20
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Lezhë/ Kthyen stanin në ambient për kultivim kanabisi, lirohet vëllai i deputetit! Arrest me burg për dy të tjerët
13 Prill, 11:19
-
Po lëvizte me 625 fara kanabisi me vete, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër
11 Prill, 09:52
-
Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
7 Prill, 22:50
-
Lushnjë/ Arrestohet 25-vjeçari, policia i gjeti doza kanabisi me vete dhe në shtëpi
7 Prill, 10:55
-
Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete
6 Prill, 13:36
Do marim hak sepse policia nuk dinte te mbronte nje qytetar do marim hak me themele jo me nje person shtet shkerdhat
Përgjigju