Dosja 'Xhisiela'/ Prokuroria e Krujës kërkon një vit burg për djalin e deputetit Rraja

Dosja 'Xhisiela'/ Prokuroria e Krujës kërkon një vit burg për djalin e deputetit Rraja

Rexhep Rraja

Prokuroria e Krujës ka kërkuar një vit burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. Edhe pse ai i ka mohuar të gjitha akuzat, Rraja vijon të jetë i akuzuar për përndjekje ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Ngjarja bëri bujë në media dhe më pas Xhisiela Maloku ka mohuar të gjitha akuzat për ish-të dashurin e saj, duke thënë se nuk e kishte dhunuar dhe se kishin marrëdhënie të mira.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce